Lulëkuqet mbi mure: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Pastrim i tekstit nga një mijë lidhje të panevojshme.
No edit summary
Rreshti 40:
Të nxitur dhe nga atentati i kryer nga Aliu kundër një oficeri italian, jetimët bëhen të guximshëm dhe mendojnë se si mund të rrëzojnë kujdestarin e tyre tradhëtar nga shkallët e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshëm. Një natë kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos që fëmijët e kishin lidhur në të dyja anët e shkallës e si pasojë rrëzohet dhe thyen krahun.
 
Drejtori i jetimores lajmëron italianëitalianët, me qëllim që t’i vinin në ndihmë e të bënin të mundur kapjen e organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Por as italianët nuk ia arritën qëllimit, pasi të gjithë jetimët e marrë në pyetje heshtën. Heshti edhe Sulua, njëri nga gjashtë fëmijët e pastrueses së jetimores, i cili në të vërtetë nuk ishte jetim, por një i regjistruar gjoja si i tillë nga nëna e tij, pasi ajo nuk kishte mundësi ta ushqente. Jetimi Sulo, të cilin kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij, nga frika e presioneve të vazhdueshme përpiqet të kapërcejë natën murin e jetimores, por vritet me armë zjarri nga patrulla italiane.
 
Disa jetimë, më të rritur në moshë, e braktisin jetimoren dhe hidhen në ilegalitet. I bashkohen grupit të [[Debatiku|debatikasve]], të cilët, edhe pse ende fëmijë, iu bashkuan luftës antifashiste për çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë.