Ndryshimi mes inspektimeve të "Europa (mitologji)"

ska përmbledhje të redaktimeve
(+)
 
Artistët i frymëzon miti për Europen më se njëzet e pesë shekuj. Veprave kryesore antike, të cilat i kemi përmendur ua shtojmë edhe pikturën murale pompeane Rrëmbimin e Europës të vitit 10 të e.s. Prej veprave të renesansës pikturën Rrëmbimi i Europës të Ticianit të vitit 1559 dhe sot gjendet në Muzeun e Gardnerit në Boston dhe të Paulo Veronese (Paulo Veroneze) pas vitit 1555 dhe që gjendet në Pallatin e Dukës në Veneci, në Galerinë moderne në bonder dhe në Muzeun e Kapitolit në Romë; prej vep¬rave të barokut pikturën me të njëjtin emër të Claude Lorraineit (Klod Lorenit) të vitit 1667, sot gjendet në Pallatin e Buckmgshamit në Londër); prej atyre të kohës së rokokut Rrëmbimin e Europës e Francois Boucherit (ransoa Busherit), përafërsisht e vitit 1740 dhe sot gjendet në koleksionin e Wallaceit në Londër. Piktura më e vlefshme me tematikë Rrëmbimi i Europës është ajo e Rembrandtit, e vitit 1632, dnhe sot gjendet në Berlin. Prej vitit 1610 Europa është në shoqërinë e Zeusit në qiell. Galileu me emrin e saj e quan hënën e zbuluar rishtas të Jupiterit.
== Shih edhe ==
* [[Simbolet e Evropës]]
 
[[Kategoria:Mitologjia greke]]
Anonymous user