Liturgjia bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
Ekziston'''Liturgjia hyjnore në [[Kisha ortodokse|kishën ortodokse]]''' ekziston një larmi e madhe e praktikës adhuruese. Liturgjitë e universit të krishterë klasifikohen në tipa liturgjikë, ku çdo tip liturgjik ka një ose edhe më shumë liturgji, por edhe sistem të tërë adhurimi, të përbërë nga:
LITURGJIA HYJNORE NE [[Kisha ortodokse|KISHEN ORTODOKSE]]
 
Ekziston një larmi e madhe e praktikës adhuruese. Liturgjitë e universit të krishterë klasifikohen në tipa liturgjikë, ku çdo tip liturgjik ka një ose edhe më shumë liturgji, por edhe sistem të tërë adhurimi, të përbërë nga:
- shërbesat e mistereve dhe të ceremonive të tjera të shenjta
- shërbesat që kryhen brenda ciklit ditor (natë-ditës)
Line 11 ⟶ 9:
Liturgjia Hyjnore është misteri qendror dhe më kryesor i Kishës, është vetë jeta, shtimi dhe përsosja e saj në Krishtin. Të gjitha shërbesat dhe misteret e shenjta të parapërgatitin për pjesëmarrjen në të dhe përsosen me anë të saj.
 
Si pikënisje ka Darkën Mistike të Zotit, gjatë së cilës vetë Jisu Krishti, e kreu duke ofruar Trupin e Tij në ngrënie dhe Gjakun e Tij në pirje për shpëtimin dhe shenjtërimin e njerëzve, “për ndjesë të mëkateve dhe për jetën e amshuar”.
 
Këtë mister morën apostujt edhe ua dhanë pasuesve të tyre dhe kështu Kisha e vazhdon e do ta vazhdojë “deri sa të vijë Zoti” (Lluka 22:19. 1Korinthianëve 11:24-25,26).
Zoti gjatë Darkës Mistike drejtoi lutjen e quajtur kryepriftërore (Joani 17:1-26), u mësoi nxënësve (Joani 13:31-16:33) dhe “himnuan” bashkë (Mattheu 26:30), d.m.th. psalën psalmet e parashikuara nga tipikoja e Pashkës judaike. Në bazë të këtij modeli të Darkës Mistike (lutje – psalje – mësimdhënie – kryerje të falënderimit – kungim) dhe të praktikës së mbledhjeve të sinagogës së judenjve, që trashëgoi Kisha, Izraeli i ri, u formua nga Kisha gjatë kohës apostolike dhe pasapostolike tradita e pashkruar (deri atëherë) e kryerjes së Liturgjisë Hyjnore.
Line 31 ⟶ 30:
Pjesa e dytë është Flijimi Eukaristik, që e ka origjinën në Dhiatën e Vjetër: në adhurimin në Tempullin e Solomonit, në flijimet priftërore të popullit të Izraelit dhe në ngjarjen shpëtimtare të Pashkës. Dhe në Dhiatën e Re: në ngjarjen shpëtimtare të Jisu Krishtit, të vetmit Kryeprift të madh, i Cili është gjithashtu edhe Qengji i Perëndisë, i therur për shpëtimin e botës, Pashka e Re. Në Liturgjinë Hyjnore besimtarët e krishterë marrin pjesë në blatimin e vullnetshëm të Krishtit. Kjo pjesë përmban kryerjen e misterit të Falënderimit Hyjnor (Eukaristisë) dhe karakterizohet si “Liturgjia e Misterit”.
 
'''== I - LITURGJIA E FJALËS (MBLEDHJA)''' ==
 
'''''Paqësoret''''' “Me paqe le t’i lutemi Zotit...”. Janë një grup kërkesash lutëse që përfshijnë gjithçka që bëhet për çdo njeri dhe për çdo gjë, për shpëtimin e shpirtrave dhe trupave tanë, për ata që janë të pranishëm dhe jo, për Kishën, institucionet shtetërore dhe popullin, për begatinë, prodhimet ushqimore, për udhëtarët, të sëmurët, vuajtësit, robërit etj. Emërtohen paqësore për arsye të fillimit të kërkesave të para “Me paqe...”.
 
Line 46 ⟶ 44:
Më pas thuhen dy lutje për besimtarët e pagëzuar, tashmë anëtarë të Kishës, që Perëndia t’i bëjë të denjë të blatojnë dhe të kungohen me dhuratat eukaristike.
 
'''== II - LITURGJIA E MISTERIT (EUKARISTIA)''' ==
 
'''''Hyrja e Madhe.''''' Është procesioni solemn i klerit celebrues që ofron dhuratat e bukës dhe verës, në disk dhe kupë (potir), nga Tryeza e Blatës (Proskomidhisë) rrotull kishës dhe nëpërmjet derës qendrore të ikonostasit në Tryezën e Shenjtë (Altar). Pak përpara këtij procesioni populli këndon Himnin Keruvik, ndërkohë prifti thotë një uratë dhe temjanis Tryezën e Shenjtë, ikonat dhe popullin. Ky himn lavdërimi nxit besimtarët që të largojnë çdo kujdes për jetën gjatë orës së Liturgjisë, ku më pas buka dhe vera do të shenjtërohen.
Ofrimi i dhuratave ose blatimi, është lëvizja e të gjithë Kishës, e cila ofron vetveten tek Perëndia Atë, nëpërmjet Jisu Krishtit, Kreut të Saj, Kryepriftit, Mbretit, Qengjit të Perëndisë që ngre mëkatin e botës, flijimi i vetëm i mjaftueshëm, i përsosur e i plotë. Besimtarët japin vetveten së bashku me Krishtin, duke blatuar gjithçka që ata janë dhe gjithçka që ata kanë. Kjo realizohet nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë dhe fillon me Pagëzimin dhe Mirosjen, ku vdesim dhe ngjallemi me Krishtin dhe vazhdon me ofrimin e vazhdueshëm të vetvetes. Nëse ndonjë anëtar i Kishës nuk është në flijim të vazhdueshëm në Krishtin dhe nuk “mbart kryqin e tij” blatimi për të kthehet në një simbol shterpë dhe nuk është më një lëvizje drejt Perëndisë, por drejt gjyqit dhe dënimit.
Line 73 ⟶ 70:
 
== Burime ==
 
* Protopresviter Thoma Hopko, Besimi Orthodhoks (Orthodox Faith), Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 1997.
* Κωνσταντίνος Αθανασόπουλος, Ορθόδοξη Λειτουργική, Αλεξανδρούπολις, 1975.