[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullim i sintaksës
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Dhimmi''' ([[Gjuha arabe|arabisht]] ذمة = dhimma = ḏimma „mbrojtje“, „përkujdesje“, „dorëzani“) është një institucion i [[Fikh|jurisprudencës islamike]] i cili përcakton statusin ligjor të „të mbrojturve“ jo-myslimanë (të quajtur „dhimmi“) nën sundimin islamik. Përkufizimi i dhimmi-ve dhe trajtimi ligjor i të mbrojturve janë krijuar në [[Sijar|të drejtën ndërkombëtare islamike]] në shekullin e dytë islamik (shekulli i 8-të pas Kr.) gjatë [[Ekspansioni islamikislam|pushtimeve islamike]] dhe janë trajtuar në degën e literaturës juridike të zhvilluar nga kjo të ''ahkam ahl adh-dhimma / أحكام أهل الذمة / aḥkāmu ahli ʾḏ-ḏimma'' („rregullore ligjore për të mbrojturit“).
 
Një aleancë e tillë mbrojtjeje ka qenë në fillim vetëm për çifutët, të krishterët dhe [[sabeët]]. Gjatë [[Ekspansioni islamik|ekspansionit islamik]] mundësia e ''dhimma''-s është zgjeruar edhe për bashkësi të tjera fetare si p.sh. [[Zoroastrizmi|zoroastristët]] ose [[Hinduizmi|hindut]] kështu që si përfundim të gjithë thjesht jo-myslimanët kishin mundësinë të lidhnin një kontratë si dhimma me pushtuesit myslimanë.<ref>Robert Hoyland : ''Muslims and Others in Early Islamic Society''. Ashgate, 2004. f. xiv.</ref>
 
Që prej formimit të shteteve kombëtare arabe me përkatësisht sfera të ndryshme të vlefshmërisë së [[Sheriati|shari'a]]-s në legjislativët e tyre, statusi ligjor i dhimmit ose është hequr, ose është modifikuar.