Ndryshimi mes inspektimeve të "Tefsiri"

11 bytes removed ,  1 vit më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
v
Burimi i fundit i Tefsirit përbëhet nga reflektimi dhe deduktimi. Hollësitë dhe fshehtësitë e Kur’anit janë një oqean pa breg, pa fund. Prandaj, sa më shumë që një person, i cili është i bekuar me mendjemprehtësi në shkencat islame nga Allahu i Plotfuqishëm, i shqyrton ato, aq më shumë ai zbulon fshehtësi dhe hollësi tjera. Si pasojë, komentuesit po ashtu prezantojnë rezultatet e shqyrtimeve të tyre, por fshehtësitë dhe hollësitë e përshkruara nga ta mund të pranohen vetëm kur nuk janë në kundërshtim me pesë burimet e përmendura më sipër. Prandaj, nëse një person, gjatë shpjegimit të Kur’anit, vjen me një pikë delikate apo ixhtihad (gjykim i pavarur) që është në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetit, konsensusin (ixhmanë), gjuhën, apo thëniet e sahabëve dhe tabi’inëve, apo është në mospërputhje me ndonjë parim tjetër të sheriatit, atëherë ky [interpretim] nuk pranohet. Disa mistik (rahimehullah) patën filluar t’i përshkruajnë këto mistere dhe fshehtësi në tefsir, por dijetarët verifikues të metit nuk i kanë konsideruar [këto interpretime] të besueshme sepse opinioni personal i cilitdo person, që është në kundërshtim me parimet bazë të Kur’anit, Sunnetit dhe Sheriatit, sigurisht që nuk qon peshë. (el-Itkan, 2/184).
 
== Komentime (Tefsire)Ffamshmefamshme të Kur’anit ==
Komentime të shumta të Kur’anit të lavdishëm janë shkruar që prej periudhës së pejgamberisë. Në fakt, asnjë libër tjetër në botë nuk është shërbyer sa Kur’ani fisnik. Prezantimi i të gjitha këtyre komentimeve nuk është i mundshëm madje edhe në disa libra të detajuara, aq më pak në një hyrje të shkurtër si kjo. Por, ajo që dëshirojmë të bëjmë është të prezantojmë shumë shkurtazi komentimet kryesore që kanë shërbyer si burime për [veprën] Ma’rif-ul-Kur’an, dhe që i kemi cituar herë pas here. Ndonëse, gjatë periudhës kur komentimi i mësipërm është shkruar, shumë komentime (tefsire) dhe qindra libra janë konsultuar vazhdimisht, qëllimi këtu është të kufizohemi vetëm në prezantimin e komentimeve, referencat tek të cilat do të shfaqen vazhdimisht.
 
726

edits