Europa (mitologji): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{joref}}
{{pp}}
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
[[File:"Europa on the bull" - Paestum red-figure chalice krater, signed by Asteas.jpg|thumb|Evropa në shpinën e demit]]
'''Europa''' ({{lang-el|Εὐρώπη}}) - e bija e Agenorit, mbretit të Sidonit dhe bashkëshortes së tij Telefasës, dashnores së [[Zeusi]]t, zotit suprem.
== Mitologjia ==
 
Ishte e bukur si hyjneshë dhe jetonte si hyjneshë në pallatin e babait të vet, në mesin e vëllazërve të vet, Feniksit, Kiksit, Kadimit, Fineut dhe Tasit derisa ëndrra e çuditshme nuk ia turbulloi qetësinë. Ëndërroi se për të po luftonin dy gra. Njëra e paraqiste Azinë, atdheun e saj, ndërsa tjetra tokën përtej detit, e cila ende nuk kishte emër. Azia në këtë betejë e mposht dhe iu desht që t'ia dorëzojë kundërshtarës ngadhënjimtare. Nuk vonoi shumë dhe Europa e kuptoi domëthënien e ëndrrës.
 
Njëherë duke shetitur me shoqet e veta nëpër livadhin e lulëzuar, u duk para saj demi i artë me brirë të ndritur, u gjunjëzua përvuajtënisht para saj dhe me shikim e ftoi që të ulet në shpinën e tij. Posa veproi kështu, kërceu dhe u turr kah deti, u hudh në valë dhe me shpejtësinë e delfinit u nis kah perëndimi. Europa e trishtuar nuk u besonte syve të vet. Para demit doli karroca e artë me zotin Poseidon dhe me valët ia hapte rrugën. Pranë tyre notonin Nereidet, hyjneshat e detit dhe hyjnit e tjerë të detit si në përcjellje madhështore martesore. Në largësi u duk toka. Ishte ujëdhesa Kreta. Mu këtu Europa mësoi se rrëmbyesi i saj ishte vetë Zeusi, zoti suprem, i cili u shndërrua në dem për të depërtuar kështu deri tek ajo pa frikë se do ta vërejë Mera, gruaja e tij gjeloze. Në Kretë Europa ia lindi tre djemë: Minosin, i cili më vonë u bë mbret i Konsosit, Sarpedonin i cili u bë rnbret në Liki dhe Radamantin, i cili ishte i drejtë e i mençur dhe nuk u bë mbret. Siç i ka hije zotit Zeus, ai u kujdes për Europën megjithëmend. E rimartoi për Asterionin, mbretin e Kretës. U kujdes poashtu edhe që emri i saj mos të bie në harresë. Këtë emër e fitoi Kontinenti i ri - Evropa.
[[File:Al-Bass Arch Site P1010056.JPG|thumb|[[Tyre]] në [[Liban]] - vendlindja e Evropës]]
 
Miti për Europën është i lashtë. Në vetëdijen tonë në trajtën të cilën ia ka dhënë në shek. II para e.s. poeti helenistik, Mosho, e pastaj Ovidi. S'do mend se ka pësuar ndërrime të mëdha, për shembëll, Homeri ose Hesiodi nuk e njohin në këtë trajtë. Sipas metopave nga tempulli S në Selinunt nga gjysma e dytë e shek. VI para e.s. dhe sipas frizit në thesarin e sifniasve në Delfe, nga viti 525 para e.s., nuk mund të thuhet se baza e verzionit të saj tashmë u stabilizua plotësisht. Nga Gortina dhe Festi në Kretë dimë për monedhën e farkuar me figurën e Europës që nga shek. V para e.s. Pikturat në vaza me pamje nga ky mit janë shumë më të lashta (më e lashta, me siguri, nga vitet 540-520 para e.s., gjendet në vazën jone nga Etruria, dhe sot gjendet në Villa Giulia (Gjulia) në Romë). Në fillim të shekullit tonë ky mit bëhet objekt i kujdesit të veçantë të hulumtuesve. Anglezi Arthur Evans, i cili në vitet 1900-1935 depërtoi gati deri në fund të parahistorisë së Kretës dhe i solli në dritën e diellit dëshmitë, të cilat me të vërtetë pohojnë se në Kretë duhet kërkuar "nënën Evropë", d.m.th. fillimin e qytetërimit еuropian. Këtu zunë fillet e shkrimeve më të lashta evropiane, qytetet më të lashta evropiane në një shkallë të lakmueshme të qytetërimit dhe me siguri edhe shtetet më të lashta evropiane. Vallë, a janë fillet e kësaj kulture evropaine e cila e meriton këtë emërtim vërtet në Azi, (Në Azi në kuptim të antikës, kur me këtë emërtim kuptohej e tërë Lindja e Afërt me Egjiptin). Disa gjetje arkeologjike dëshmojnë për këtë, ndërsa të tjerat këtë e mohojnë. Shkencëtarët lidhur me këtë ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.
 
Artistët i frymëzon miti për Europen më se njëzet e pesë shekuj. Veprave kryesore antike, të cilat i kemi përmendur ua shtojmë edhe pikturën murale pompeane Rrëmbimin e Europës të vitit 10 të e.s. Prej veprave të renesansës pikturën Rrëmbimi i Europës të Ticianit të vitit 1559 dhe sot gjendet në Muzeun e Gardnerit në Boston dhe të Paulo Veronese (Paulo Veroneze) pas vitit 1555 dhe që gjendet në Pallatin e Dukës në Veneci, në Galerinë moderne në bonder dhe në Muzeun e Kapitolit në Romë; prej vep¬rave të barokut pikturën me të njëjtin emër të Claude Lorraineit (Klod Lorenit) të vitit 1667, sot gjendet në Pallatin e Buckmgshamit në Londër); prej atyre të kohës së rokokut Rrëmbimin e Europës e Francois Boucherit (ransoa Busherit), përafërsisht e vitit 1740 dhe sot gjendet në koleksionin e Wallaceit në Londër. Piktura më e vlefshme me tematikë Rrëmbimi i Europës është ajo e Rembrandtit, e vitit 1632, dnhe sot gjendet në Berlin. Prej vitit 1610 Europa është në shoqërinë e Zeusit në qiell. Galileu me emrin e saj e quan hënën e zbuluar rishtas të Jupiterit. <ref name="Hesiod">Hesiodic papyrus fragments [http://www.ae-lib.org.ua/texts-c/hesiod__catalog_of_women__en.htm#19a 19 and 19A] of the ''Catalogue of Women'', dating from the third century AD.</ref> <ref>Walter Burkert, ''Greek Religion'' (1985) I.3.2, note 20, referring to Schefold, plate 11B. References in myth and art have been assembled by W. Bühler, ''Europa: eine Sammlung der Zeugnisse des Mythos in der antiken Litteratur und Kunst'' (1967).</ref> <ref>[http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0057%3Aentry%3Deu%29ru%2Fs εὐρύς], Henry George Liddell, Robert Scott, ''A Greek-English Lexicon'', on Perseus</ref> <ref>[http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0057%3Aentry%3Dw%29%2Fy ὤψ], Henry George Liddell, Robert Scott, ''A Greek-English Lexicon'', on Perseus</ref> <ref>{{Cite book|author=M. L. West |title=Indo-European poetry and myth |publisher=Oxford University Press |location=Oxford |year=2007 |pages=178–179 |isbn=0-19-928075-4 |oclc= |doi=}}. Compare also [[Athena#Cult and attributes|''glauk'''ōp'''is'' (γλαυκῶπις 'grey-eyed') Athena]] or [[Hera|''bo'''ōp'''is'' (βοὠπις 'ox-eyed') Hera]]).</ref>
 
== Galeria ==
<gallery widths="200" heights="200" mode="packed-overlay">
File:Tizian 085.jpg|Dhunimi i Evropës [[Ticiani]] (1562)
File:Pompeiii.Europa.iFresco.jpg|Evropa (afreskë në Pompei).
File:The Kidnapping of Europa Mosaic.jpg|Evropa - Zeugma Mosaic Museum
File:Jean-Baptiste Marie Pierre - Le Rapt d'Europe.jpg|Dhunimi i Evropës - Jean-Baptiste Marie Pierre (1750)
File:The rape of Europa, Goya.JPG|Dhunimi i Evropës-Francisco de Goya (1772).
</gallery>
 
== Shih edhe ==
* [[Evropa]]
* [[Simbolet e Evropës]]
 
== Lidhje të jashtme ==
{{Commons category|Europa (mythology)}}
*[https://web.archive.org/web/20050228023614/http://ccwf.cc.utexas.edu/~perlman/myth/images/euro.jpg A metope from Sicily, carved with Europa, c. 550&nbsp;– 540 BCE]: the bull's face, turned head-on, clearly reveals his Near Eastern iconic antecedents
*[http://www.fleur-de-coin.com/currency/eurocoins.asp Europa] on the Greek euro coin of €2
*[http://www.europesname.eu www.europesname.eu] A study describing the origin and artistic use of the name EUROPE in its mythical, geographic and political sense by Drs. Peter H. Gommers
* [http://warburg.sas.ac.uk/vpc/VPC_search/subcats.php?cat_1=5&cat_2=216 Warburg Institute Iconographic Database (ca 250 images of Europa)]
 
== Referenca ==
 
 
[[Kategoria:Mitologjia greke]]