Ermonela Jaho: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 9:
Ermonela Jaho filloi ta mësojë këngën në moshën 6 vjeçare. Pas diplomimit nga Liceu Artistik Jordan Misja, në Tiranë në 1992, ajo studion në Akademine e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane [[Katia Ricciarelli]] në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore ne [[Accademia nazionale di santa|Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia]], në [[Roma|Romë]].
 
Jaho fillon të interpretojë në skenë në [[Bolonja]], në rolin e Mimit (''[[La bohème|La Bohème]]'' e [[Xhakomo Puçini|Puçini]]<nowiki/>t), në [[La Fenice]], e më pas në rolin e Suzanës (Dasma e Figaros), si edhe në Trieste në rolin e Mikaelës ([[Karmen]]). Dalja e saj e parë në skenë jashtë [[Italia|Italisë]] ishte në festivalin e [[Wexford County|Weksfordit]] në [[Irlanda|Irlandë]], ku këndoi operën ''Safo'' të [[Massenet]], dhe ''Vajza e Orleanit'' të [[PjotrPjotër Çajkovski|Çajkovski]]<nowiki/>t. Në [[Gjermania|Gjermani]], ajo shfaqet me rolin e Norinës (''[[Don Paskuale]])'' në [[Mynihu|Mynih]]. Më pas ajo interpreton përsëri Suzanën në [[Gjeneva|Gjenevë]] dhe në [[Franca|Francë]], në teatrin Kapitol të [[Toulouse|Tuluzës]]. Në Shtetet e Bashkuara, ajo paraqitet me Mimin, me Teatrin e Operës Michigan.
 
Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me ''[[La rondine]]'' të [[Xhakomo Puçini|Puçini]]<nowiki/>t në Trieste, ''Karmen'' në Glyndebourne dhe ''[[La traviata|La Traviata]]'' në [[Lion]]. Në 2009, ajo vjen si Liù ([[Turandot|''Turandot'']]) në [[Filadelfia]], Vitellia (''[[La Clémence de Titus)]]'' në Avinjon, dhe [[Anna Bolena, mbretëresha e Anglisë|Ana Bolena]] në [[Parisi|Paris]].