[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 111:
Nen pushtimin gjerman, Letonia administrohej si pjese e [[Reichskommissariat Ostland]] (organizim politiko-territorial). Njesite paramilitaresh dhe policesh me kohe te pjesshme u formuan dhe moren pjese ne [[Holokausti|Holokaust]] dhe krime te tjera. 30,000 hebrenj u qelluan ne Letoni gjate vjeshtes se 1941. 30,000 hebrenj te tjere nga geto e Riges u vrane ne pyllin Rumbula ne nentor dhe dhjetor 1941 per te ulur mbipopullimin ne geto dhe per te bere me shume vend per hebrenjte qe silleshin nga Gjermania dhe perendimi. Kishte nje nderprerje te luftimeve, pervec veprimtarive partizane, deri pas [[Rrethimit te Leningradit|rrethimit te Leningradit]] qe perfundoi me janar 1944 kur trupat sovjetike perparuan, duke u futur ne Letoni ne korrik dhe duke marre Rigen me 13 tetor 1944.
 
Me shume se 200,000 qytetare letoneze u vrane gjate Luftes se Dyte Boterore, duke perfshire rreth 75,000 cifute letoneze te vrare gjate pushtimit nazist. Ushtaret letoneze luftuan ne emer te te dy aneve gjate luftes por me se shumti me anen gjermane me 140,000 burra ne [[Legjionin Letonez]] te [[Waffen-SS]], Divizioni 308 Letonez i pushkeve u formua nga Ushtria e Kuqe ne 1944. Me raste, sidomos ne 1944, trupat letoneze te te dy kraheve luftuan kunder njeri-tjetrit. {{Kryesor|Historia e Letonisë}}
 
=== Periudha sovjetike (1940-41, 1944-1991) ===
Ne 1944, kur perparimi ushtarak sovjetik arriti ne Letoni, luftime te ashpra u kryen midis trupave gjermane dhe sovjetike, qe perfunduan me humbjen e gjermaneve. Pergjate luftes te dyja forcat pushtuese rekrutuan letoneze ne ushtrite e tyre, duke shtuar humbjet e burimeve njerezore. Ne 1944, nje pjese e territorit letonez u vendos perseri nen kontrollin sovjetik. Sovjetiket menjehere filluan te ri-vendosnin sistemin e tyre. Pas dorezimit te gjermaneve, u be e qarte qe forcat sovjetike do te qendronin, dhe partizanet nacionale letoneze, te bashkuar dhe nga disa qe bashkepunuan me gjermanet, filluan te luftonin kunder pushtuesit te ri. Diku midis 120,000 dhe 300,000 letonezeve iu larguan frikes se Ushtrise se Kuqe duke u arratisur ne Gjermani ose Suedi. Shumica e burimeve numerojne 200,000 deri ne 250,000 refugjate te largoheshin nga Letonia, ndoshta me 80,000 deri ne 100,000 prej tyre te ri-kapur prej sovjetikeve ose te rikthyer nga Perendimi. Sovjetiket e ri-pushtuan vendin ne 1944-45 dhe deportime te metejshme zune vend teksa vendi u [[kolektivizua]] dhe [[sovjetizua]].
 
Me 25 mars 1949 43,000 banore rural ("kulake") dhe patriote letoneze ("nacionaliste") u deportuan ne Siberi gjate nje operacioni te gjere te quajtur [[Operacioni Priboi]] qe u zhvillua ne tre shtete baltike, i cili ishte planifikuar me kujdes dhe aprovuar ne Moske qe me 29 janar 1949. Ky operacion dha efektin e deshiruar duke ulur veprimtarine partizane anti-sovjetike. Midis 136,000 dhe 190,000 letoneze, ne varesi te burimeve, u burgosen ose u deportuan ne kampe perqendrimi sovjetike (gulage) gjate viteve te pas-luftes, nga 1945 deri ne 1952. Disa arriten t'i shmangeshin arrestimit dhe iu bashkuan partizaneve.
 
Ne periudhen e pas-luftes, Letonia u detyrua te adoptonte metodat sovjetike te bujqesise. Zonat rurale u kolektivizuan. Nje program i gjere per te imponuar dygjuhesine ne Letoni, duke kufizuar perdorimin e letonishtes ne perdorime zyrtare dhe duke inkurajuar perdorimin e rusishtes ne vend te saj. Te gjitha shkolllat e minoriteteve (cifute, polake, bjelloruse, estoneze, lituaneze) u mbyllen duke lene vetem dy gjuhe neper shkolla: letonishten dhe rusishten. Nje fluks punetoresh, personeli ushtarak, administratoresh dhe vartesve te tyre filluan te mberrijne ne Letoni nga Rusia dhe republika te tjera sovjetike. Ne 1959 rreth 400,000 persona kishin ardhur nga republikat e tjera sovjetike dhe popullsia vendase kishte rene ne 62%.{{Kryesor|Historia e Letonisë}}
 
== Politika ==