[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
Hulumtimi dhe studimi historik dhe doktrinar i '''vehabijes''' ose '''vehabizmit''' pa tjetër kërkon qasje kryesisht nga disa aspekte kryesore :
 
;#Politik
Raportet e ngushta të vehabistëve me dinastinë e familjes Saud dhe me qeveritë apo dinastitë dhe individët me ndikim në vend, fqinjësi dhe jashta rrethit, asaj që e quajmë [[Dar-yl islam-i|dar’ul-islam]] (shtëpia e islamit) ;
 
;#Nacional-çlirimtar
Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër [[Turqit|turqve]];
 
;#Fetar
Kësaj lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e [[Ibn Tejmije]]s në shek. XIV, dhe e nxënësit të tij [[Ibn Kajjim Elel-Xhevziut]], të cilën [[Muhammed bin Abdylvehhabi]] e ndoqi në masën më të madhe të mundur. Lëvizja e vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen [[Selefizmi|selefije]] (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai është jomedhhebizmi. Deri atëherë dijmë për selefi salihinët, të cilët janë ndekur nga të gjitha [[Medh-hebetMedhhebet|medhhebët]] e gjithëpranuara.
 
== Prejardhja ==
Themelues i vehabizmit është [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]], i lindur në vitin 1115 [[Kalendari hixhri|hixhrij]] / [[1703]] në vendin Ujejneh, afër [[Riadi]]t, në Nexhd, oazë, e cila atëherë jetonte në mirëqenie të qëndrueshme. Rrjedh, edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës, nga një familje e njohur, Temim ibn Murr ibn Adnan, e cila ka dhënë kontribut për [[Islam]]-in gjatë historisë. Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte [[Kadiu|kadi]] hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar fikhun [[hanbeli]]j, pastaj [[tefsiri]]n, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën dhjetëvjeçare u bë hafidh i [[Kur'ani|Kur’anit]]. Mendohet se ai gjatë qëndrimit në [[Iran]] dhe [[Irak]] u bë ekspert i [[Sufizmi]]t. Mirëpo, me kalimin e kohës, pak nga pak, ra në kontakt me veprat e [[Ibn Tejmije]]s dhe të nxënësit të tij, Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilët do të bëjnë ndikim të pakthyeshëm në mendjen dhe shpirtin e Muhammedit të ri. Pastaj, udhëtoi në [[Mekka|Mekë]], [[Medinë]], [[Hixhaz]], [[Ihsa]] në [[Arabia Saudite|Gjirin Arab]], në [[Basra]] shkoi më [[1724]] dhe kaloi katër vjet kurse në [[Bagdadi|Bagdad]] pesë vjet, pastaj në [[Mosul]], [[Damask]], [[Kurdistani|Kurdistan]], [[Hemezan]], [[Isfahan]], [[Kum]] dhe [[Kairo]]. Nëpër këto vende ai kaloi mbi 12 vite duke mësuar, pos fushave fetare, edhe filozofinë dhe [[Sufizmi]]n. Gjatë kësaj kohë thuhet se ai edhe u martua.
 
[[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Ibn Abdulvehabi]] mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë : [[Sheh|shejh]] Abdullah ibn Ibrahim Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui. Mësuesit e [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]]t janë të shumtë dhe do të na çonte larg numërimi i tyre. Disa burime, të pakonfirmuara, theksojnë se [[Muhamed Ibn Abdulvehhabi|Ibn Abdulvehhabi]] në fillim ka mësuar literaturën dhe jurisprudencën hanefite. Pas kësaj, ndoshta në vitin 1152 h./[[1739]], [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Muhammedi]] erdhi në vendlindje në krahinën [[Nexhd]], jo në vendlindje, por në [[Hurejmli]], ku ishte vendosur babai i tij, për të mbajtur ligjërata publike dhe për t’i plasuar idetë e tij. Mirëpo, nuk hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje te bashkëqytetarët e tij, madje thuhet edhe nga babai i tij, shejh Sulejman ibn Alijj. Disa dijetarë pohojnë se suksesi i Ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta, kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]]t ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në [[Ujejne]], ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para. Pohohet se këtu fillimisht i ndihmoi emiri i Ujejnes, Uthman ibn Ma’mer, i cili tok me të theu varrezat dhe ekzekutoi një lavire. Mirëpo [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]], pas pak nga emiri i Ahsait i erdhi një letër emirit të Ujejnes që ta mbyt shejh [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Abdulvehhabin]]. Ky nuk e mbyti por i dha mundësi të shkojë në cilin drejtim të dëshirojë ai.
Duke e ndier rezistencën e fuqishme, Ibn Abdulvehhabi u largua nga ky vend dhe shkoi në veri të [[Riadi]]t, në fshatin Der’ijje, në vendlindjen e princit saudit. Pas shumë bisedimeve e dakordimeve, lidhi marrëveshje me familjen saudite, me mbretin [[Muhammed ibn Saudin]], në vitin [[1744]], me kusht që të qëndrojë në vendin e familjes saudite, kudo që të vendoset ajo. Pas vendosjes së [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]]t në Der’ijjeh dhe pas mirëpritjes së tij nga shumica e besimtarëve në këtë vend, përveç katër familjeve, të cilat e lëshuan vendin në shenjë mospajtimi dhe rezistence. Si kundërshpërblim, princi me pushtetin e tij do ta ndihmojë shejhun dhe lëvizjen e tij. Ky bashkëpunim vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre,