[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Diradul zhvendosi faqen Bill Clinton tek Bill Klinton: shqiptimi
vNo edit summary
Rreshti 32:
}}
 
'''Bill Klintën''' ''(William Jefferson Clinton')'' lindi më [[19 gusht]] të vitit [[1946]] në [[Hope]], [[Arkansas]], [[SHBA]]. Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.
 
Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të [[Organizata e Kombeve të Bashkuara|OKB-s]] për ndërhyrjen e [[NATO]]-s në [[Lufta e Kosovës|Luftën e Kosovës]] në vitin [[1999]].
 
== Biografia ==
'''Bill Clinton''', ose me emrin e plotë ''William Jefferson Blythe III'', u lind më [[19 Gusht|19 gusht]] [[1946]] në [[Hope]] në shtetin federal [[Arkansas]]. Babai i tij Williama Jeffersona Blythea i Riu të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksdent automobilistik tre muaj para se të lindte Billi. Pas vdekjes së të atit Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me sëpaku edhe tri gra tjera në të njejten kohë dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe një motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.
 
 
 
Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në [[New Orleans]] për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës. Kur Billi i kishte mbushur 4 vjeç e ëma e tij u martuar me Roger Klinton, shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin William Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prinderit u shpërngulën në [[Hot Springs]], Arkansas.