Carl Friedrich Gauss: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
une ndryshova dicka te vogel
Rreshti 21:
Carl Friedrich Gauss u lind më [[30 prill]] [[1777]] në [[Braunschweig]] (Brunswick), në Dukatin e Braunschweig-Wolfenbüttel, tani pjesë e Saksonisë së Poshtme, [[Gjermani]], në një familje të varfër. Në të vërtetë, nëna e tij ishte analfabete dhe kurrë nuk e regjistroi datën e lindjes së tij. Ajo mbante mend vetëm se ai kishte lindur në ditë të mërkurë, tetë ditë para Festës së Ngjalljes, e cila në vetvete ndodh 40 ditë pas Pashkëve. Gausi më vonë do ta zgjidhte këtë mister për ditëlindjen e tij në kontekstin e gjetjes së datës së Pashkëve, duke nxjerrë metoda për të llogaritur datën në vitet e kaluara dhe të ardhme. Ai u pagëzua dhe konfirmua në një kishë pranë shkollës që ai ndoqi si fëmijë.
 
Ne moshën shtatë vjeçare, Karl Fridrih Gauss filloi shkollën fillore dhe mundësitë e tij u vunë re pothuajse menjëherë. Mesuesi i tij, Buttner dhe ndihmësi i tij, Martin Bartels, u habitën kur Gausi mblodhi shumën 1-100 në çast nga diktimi me arësyetimin se shuma ishte 50 çifte numrash, ku çdo çift numrash e kishte shumën 101 (1+100=101, 2+99=101 e kështu me rradhë).Në kte kohe njihet si safllose
 
Aftësitë intelektuale të Gausit tërheqën vëmendjen e Dukës së Braunschweig, i cili e dërgoi atë në Kolegjin Carolinum (tani Technische Universität Braunschweig), të cilin ai e ndoqi në vitet 1792-1795, dhe në Universitetin e Göttingenit 1795-1798. Kur ishte në universitet, Gausi në mënyrë të pavarur rizbuloi disa teorema të rëndësishme. Zbulimi i madh i tij ndodhi në vitin 1796 kur ai tregoi se çdo poligon i rregullt me ​​një [[Numrat primarë|numër primar]] brinjësh (dhe, rrjedhimisht, edhe ato poligone me numër brinjësh që është produkt i një numri primar me një një numër në katror) mund të ndërtohen me një kompas dhe një vizore. Ky ishte një zbulim i madh në një fushë të rëndësishme të matematikës; problemet e ndërtimit kanë angazhuar matematicienët që nga kohët e grekëve të lashtë, dhe ky zbulim e çoi përfundimisht Gausin që të zgjedhë matematikën në vend të filologjisë si karrierë. Gausi ishte aq i kënaqur me këtë rezultat sa që ai kërkoi që një heptadecagon i rregullt të gdhendet në gurin e varrit të tij. Gurgdhendësi nuk pranoi, duke deklaruar se ndërtimi i tij ishte i vështirë dhe në thelb do të duket si një rreth.