[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 125:
 
=== Restaurimi i pavarësisë në 1991 ===
Në gjysmën e dytë të viteve 1980, lideri sovjetik [[Mihail Gorbaçovi|Mikail Gorbaçov]] filloi të prezantojë reforma të reja politike dhe ekonomike në Bashkimin Sovjetik që u quajtën [[glasnost]] dhe [[perestroika]]. Në verën e 1987 demonstratat e para të mëdha u mbajtën në Riga para Monumentit të Lirisë--një simbol i pavarësisë. Në verën e 1988, një lëvizje kombëtare që po rritej në Frontin Popullor të Letonisë (organizatë politike që çoi vendin drejt pavarësisë) u kundërshtua nga Interfronti (organizatë politike pro-sovjetike). RSS Letoneze, bashkë me republika të tjera baltike, iu lejua autonomi me e gjerë, dhe në 1988 flamuri letonez i para-luftës u valëvit sërish, duke zëvendesuar flamurin sovjetik letonez si flamur zyrtar në 1990.
 
I ashtuquajturi [[Sovietiku Suprem i BRSS]] (truptrupë legjislativlegjislative) miratoi një rezolutë për pushtimin e vendeve baltike, në të cilën deklaroi pushtimin si "jo në përputhje me ligjin" dhe "jo në përputhje me vullnetin e popullit sovjetik". Kandidatët e Frontit Popullor të Letonisë fituan një mazhorancë prej 2/3 në [[Këshillin Suprem]] gjatë zgjedhjeve demokratike të marsit 1990. Më 4 maj 1990 Këshilli Suprem miratoi [[Deklaratën e Restaurimit të Pavarësisë së Republikës së Letonisë]] dhe RSS Letoneze u riemërua si Republika e Letonisë.
 
Megjithatë, pushteti qëndror në Moskë vazhdoi ta konsideronte Letoninë si republikë sovjetike në 1990 dhe 1991. Në janar 1991, forcat politike dhe ushtarake sovjetike u përpoqën së koti për të rrëzuar qeverinë letoneze. Ata vendosën një Komitet të Shpëtimit Kombëtar për të uzurpuar funksionet qeveritare. Gjatë periudhës së tranziocionittranzicionit, Moska ruajti shumë autoritete të shtetit qendror sovjetik në Letoni.
 
Pavarësisht kësaj, 73% e banorëve te Letonisë konfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për pavarësinë pas një referendumi konsultativ. Fronti Popullor i Letonisë premtoi dhënien e qytetarisë letoneze për të gjithë banorët e përhershëm të vendit, duke tërhequr shumë rusë etnik që të votonin për pavarësinë. Megjithatë, qytetaria universale për të gjithë banorët nuk u miratua. Në vend të kësaj, qytetaria iu dha personave që kishin qenë qytetarë të Letonisë në ditën e humbjes së pavarësisë në 1940 dhe pasardhësve të tyre. Si pasojë, shumica e banorëve etnik jo-letonezë nuk përfituan qytetarinë letoneze duke qenë se as ata dhe as prindërit e tyre nuk kishin qenë ndonjëherë qytetarë të Letonisë, duke u bërë kështu pa qytetari fare ose qytetarë të ish republikave të tjera sovjetike. Në 2011, më shumë se gjysma e atyre pa asnjë qytetari kishin bërë teste natyralizimi dhe kishin përftuar qytetarinë letoneze. Akoma sot, ka 290,660 persona pa asnjë qytetari, që përbëjnë 14.1% të popullsisë. Ata nuk kanë asnjë qytetari dhe nuk mund të votojnë në Letoni.
 
Republika e Letonisë deklaroi fundin e periudhës tranzitore dhe restauroi pavarësinë e plotë më 21 gusht 1991, pas grushtit të shtetit të dështuar nga sovjetikët.
 
[[Saeima]], parlamenti letonez, u zgjodh përsëri në 1993. Rusia i dha fund pranisë së saj ushtarake duke tërhequr trupat në 1994 dhe 1998 kur mbylli stacionin e radarëve [[Skrunda-1]]. Objektivat madhorë të Letonisë në vitet 1990 ishin anëtarësimi në NATO dhe BE, të cilat u arritën në 2004. Samiti i NATO në 2006 u mbajt në Riga.
 
Ligjet e gjuhës dhe qytetarisë janë kundërshtuar nga shumë [[rusofonë]]. Qytetaria nuk iu dha automatikisht ish qytetarëve sovjetikë që u vendosën gjatë pushtimit sovjetik, apo fëmijëve të tyre. Fëmijët e jo-letonezëve pas rivendosjes së pavarësisë e kanë të garantuar qytetarinë letoneze. Rreth 72% e qytetarëve letonezë janë letonezë, ndërsa 20% janë rusë; më pak se 1% e atyre pa asnjë qytetari janë letonezë ndërsa 71% janë rusë. Qeveria denacionalizoi pronën private të konfiskuar nga sovjetikët, duke e kthyer apo kompensuar pronarët, dhe privatizoi shumicën e industrive shtetërore, duke risjellë në qarkullim monedhën e para-luftës. Edhe pse përjetoi një tranzicion të vështirë drejt ekonomisë liberale dhe riorientimi drejt europës perëndimore, Letonia është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Europian. Në 2014, Riga ishte kryeqyteti europian i kulturës, euro u bë monedhë kombëtare dhe një letonez u bë zv. President i [[Komisionit Europian]]. Ngjarje të mëdha europiane janë festuar në Riga, si Eurovizioni 2003 dhe Çmimet Europiane të Filmit 2014. Më korrik 2016, Letonia u bë anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
<br />{{Kryesor|Historia e Letonisë}}