[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 137:
[[Saeima]], parlamenti letonez, u zgjodh përsëri në 1993. Rusia i dha fund pranisë së saj ushtarake duke tërhequr trupat në 1994 dhe 1998 kur mbylli stacionin e radarëve [[Skrunda-1]]. Objektivat madhorë të Letonisë në vitet 1990 ishin anëtarësimi në NATO dhe BE, të cilat u arritën në 2004. Samiti i NATO në 2006 u mbajt në Riga.
 
Ligjet e gjuhës dhe qytetarisë janë kundërshtuar nga shumë [[rusofonë]]. Qytetaria nuk iu dha automatikisht ish qytetarëve sovjetikë që u vendosën gjatë pushtimit sovjetik, apo fëmijëve të tyre. Fëmijët e jo-letonezëve pas rivendosjes së pavarësisë e kanë të garantuar qytetarinë letoneze. Rreth 72% e qytetarëve letonezë janë letonezë, ndërsa 20% janë rusë; më pak se 1% e atyre pa asnjë qytetari janë letonezë ndërsa 71% janë rusë. Qeveria denacionalizoi pronën private të konfiskuar nga sovjetikët, duke e kthyer apo kompensuar pronarët, dhe privatizoi shumicën e industrive shtetërore, duke risjellë në qarkullim monedhën e para-luftës. Edhe pse përjetoi një tranzicion të vështirë drejt ekonomisë liberale dhe riorientimi drejt europës perëndimore, Letonia është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Europian. Në 2014, Riga ishte kryeqyteti europian i kulturës, euro u bë monedhë kombëtare dhe një letonez u bë zv. President i [[Komisionit Europian]]. Ngjarje të mëdha europiane janë festuar në Riga, si Eurovizioni 2003 dhe Çmimet Europiane të Filmit 2014. Më 1 korrik 2016, Letonia u bë anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
<br />{{Kryesor|Historia e Letonisë}}