Festivali i 11-të i Këngës në RTSH: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 50:
Por, mbas kritikave ndaj Festivalit të 11-të, festivalet tona do të ktheheshin prapë në këngët me dy interpretë të ndryshëm deri në [[Festivali i 24-të i Këngës në RTSH|Festivalin e 24-t]] (1985) kur, përfundimisht, këngët nuk do të përsëriteshin më.
 
Meqë këngët nuk përsëriteshin, 20 këngët pjesëmarrëse u kënduan të gjitha natën e parë, që u nda në dy pjesë. Orkestra nën drejtimin e [[Gasper Çurçisë]] kishte më shumë tingëllim frymor e ritmik. Eshte ky festival ku merr pjese per here te pare nje kompleks modern: Kompleksi i Elbasanit me kengetar Sherif Merdanin, qe interpretoi kengen "Rruga e Dibres". Tematika e këngëve ishte për rininë, dashurinë, miqësite rinore, bile edhe për problemet botërore (kënga "''Kur dëgjojme zëra'' ''nga bota''" ). Meqë këngët nuk përsëriteshin, ato ishin më të gjata në ekzekutim, sidomos me intervalet orkestrale. Gjithashtu në spektakël, për herë të parë, kishte edhe të ftuar; ndër ta [[Abdulla Grimci]], drejtuesi artistik i [[Festivali i Parë i Këngës në RTSH|Festivalit të parë]]. Në këtë festival fillonfillojne karrierën e sajtyre këngëtarjakëngëtaret [[Lindita Theodhori|Lindita Sota (Theodhori)]] e Suzana Qatipi. Fillojnë karrierën e tyre kompozitorët [[Josif Minga]], [[Aleksandër Peçi (kompozitor)|Aleksandër Peçi]], [[Enver Shëngjergji]]. Mbas Pleniumit të 4-t jo vetëm që u ndaluan të gjitha këngët e këtij festivali, por edhe u dënuan me heqje lirie regjizori i festivalit [[Mihal Luarasi]] dhe këngëtari [[Sherif Merdani]]. U hoqën nga puna dy prezantuesit: aktorët [[Edi Luarasi]] (e shoqja e regjizorit) dhe [[Bujar Kapexhiu]]. Nuk u lejuan të këndojnë më [[Justina Aliaj]] dhe kantautori [[Françesk Radi]]. Është festivali i vetëm i atyre viteve ku votonin juritë e gjithë qyteteve kryesore. Midis këtyre festivaleve ky është festivali i vetëm ku u dhanë vetëm një çmim i parë, një i dytë dhe një i tretë (edhe kjo gjë nën shembullin e festivalit të Sanremos). Por që nga [[Festivali i 12-të i Këngës në RTSH|Festivali i 12-ë]] do të kthehet prapë në çmimet e përhershme: një çmim i parë, dy çmime të dyta, tre çmime të tretë (me përjashtime të vogla), deri në [[Festivali i 29-të i Këngës në RTSH|Festivalin e 29-ë]] siç vazhdon edhe sot: një i parë, një i dytë, një i tretë. Natën finale, gjatë votimit të fundit, merreshin në fillim votat e jurive të qyteteve të ndryshme dhe në vend të parë ishte ''"Udhët janë të bukura"'' ''("Kafe Flora"''), por juria e fundit e Tiranës e përmbysi rezultatin duke nxjerrë në vend të parë këngën ''"Kur vjen pranvera"''.
 
=== Nata e parë - 22.12.1972 ===