[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 162:
 
Afërsisht 223,000 njerëz pa asnjë qytetari -- duke përfshirë dhe ata pa shtetësi -- kanë të drejta të kufizuara politike -- vetëm qytetarët janë të lejuar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ose bashkiake, edhe pse nuk ka kufizime në lidhje me anëtarësimin në parti politike apo organizata të tjera politike. Në 2011, Komisioneri i lartë i OSBE për Minoritetet Kombëtare inkurajoi Letoninë për të lejuar ata pa asnjë qytetari për të votuar në zgjedhjet lokale. Ka patur raporte të abuzimit të policisë me të arrestuarit, kushteve të këqija në burgje dhe mbipopullimit, korrupsionit në drejtësi, diskriminimit ndaj femrave, incidente të dhunshme ndaj minoriteteve etnike dhe dhunë shoqërore e incidente të diskriminimit të qeverisë ndaj homoseksualëve.
 
<br />{{Kryesor|Sistemi shtetror në Letoni}}
=== Ushtria ===
Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë përbëhen nga Forcat Tokësore, Forcat Detare, Forcat Ajrore, Garda Kombëtare, Njësia e Detyrave Speciale, Policia Ushtarake, Batalioni i Stafit të FAKL, Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës dhe Komanda e Logjistikës. Koncepti i mbrojtjes së Letonisë bazohet në modelin suedezo-finlandez të një force të reagimit të shpejtë të përbërë nga një bazë mobilizimi dhe një grup i vogël profesionistësh. Prej 1 janarit 2007, ushtria letoneze u kthye në një ushtri të plotë profesioniste.
 
Letonia merr pjesë në operacionet ndërkombëtare paqeruajtëse dhe të sigurisë. Forcat e armatosura letoneze kanë kontribuar në operacionet ushtarake të BE dhe NATO në Bosnje dhe Hercegovinë (1996-2009), Shqipëri (1999), Kosovë (2000-2009), Maqedoni (2003), Irak (2005-2006), Afganistan (prej 2003), Somali (prej 2011) dhe Mali (prej 2013). Gjithashtu, Letonia mori pjesë në operacionin e drejtuar prej SHBA në Irak (2003-2008) dhe misione të OSBE në Gjeorgji, Kosovë dhe Maqedoni. Forcat e armatosura letoneze kontribuan në një grup beteje (battlegroup) të drejtuar nga britanikët në 2013 dhe në grupin e betejës nordik në 2015, nën siglën e [[Politikës së Përbashkët të Mbrojtjes dhe Sigurisë]] së Bashkimit Europian. Letonia ka rolin e vendit drejtues në [[Rrjetin e Distributimit Verior]] për transportimin e mallrave jo-vdekjeprurës të ISAF nëpërmjet ajrit apo hekurudhës në Afganistan. Që prej 1996 më shumë se 3,600 personel ushtarak kanë marrë pjesë në operacione ushtarake ndërkombëtare, nga të cilët 7 kanë humbur jetën. Letonia është një nga kontribueset më të mëdha të operacioneve ndërkombëtare ushtarake për frymë.
 
Ekspertët civilë letonezë kanë kontribuar në misione civile të BE: mision i asistimit në kufi në Moldavi dhe Ukrainë (2005-2009), mision i ruajtjes së rendit në Irak (2006 dhe 2007) dhe Kosovë (prej 2008), mision policie në Afganistan (prej 2007) dhe mision monitorimi në Gjeorgji (prej 2008).
 
Prej marsit 2004, avionët e NATO ruajnë hapësirën ajrore baltike prej aeroportit të Šiauliai në Lituani. Letonia merr pjesë në disa qendra të ekselencës së NATO: bashkëpunimi civil-ushtarak në Hollandë, mbrojtja bashkëpunuese kibernetike në Estoni dhe siguria e energjisë në Lituani. Ka plane për vendosjen e qendrës së ekselencës për komunikimet strategjike të NATO në Riga.
 
Letonia bashkëpunon me Lituaninë dhe Estoninë në disa iniciativa tripalëshe mbrojtëse:
 
* Batalioni Baltik (BALTBAT) -- batalion këmbësorie për pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare për paqen me qendër pranë Rigas, Letoni
* Skuadroni Detar Baltik (BALTRON) -- forcë detare me aftësi kundër minave e vendosur pranë Talin, Estoni
* Rrjeti i Survejimit Ajror Baltik (BALTNET) -- sistem survejimi ajror i vendosur pranë Kaunas, Lituani
 
* Institucione të përbashkëta shkollimi ushtarak: [[Kolegji Baltik i Mbrojtjes]] në Tartu, Estoni; Qendra Stërvitore e Zhytjeve në Liepāja, Letoni dhe Qendra Baltike Stërvitore e Komunikimit Detar në Talin, Estoni.
 
Bashkëpunimet e ardhshme do të përfshijnë shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës kombëtare për qëllime stërvitore (BALTTRAIN) dhe formimin kolektiv të kontigjenteve me madhësi të një batalioni për përdorim në Forcën e Reagimit të Shpejtë të NATO. Në janar 2011 vendet baltike u ftuan për tu anëtarësuar në NORDEFCO, kuadri i mbrojtjes i vendeve nordike. Në nentor 2012, të tre vendet u pajtuan për krijimin e një stafi ushtarak të përbashkët në 2013.{{Kryesor|Sistemi shtetror në Letoni}}
 
== Njësitë administrative (-2009) ==