[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Me këtë redaktim është bërë përpjekje të shtohet materiali në gjuhën shqipe për mentorimin.
Rreshti 1:
'''Mentorimi''' është një marrëdhënie dhe veprimtari ndërvepruese, në të cilën një person i kualifikuar dhe me përvojë ose me më shumë njohuri ndihmon për të udhëhequr një person me më pak përvojë ose me më pak njohuri. Ai duke shërbyer si personaliet model, e mëson, inkurajon dhe e këshillon personin me më pak përvojë ose me më pak kualifikime.<ref>{{Cite Mentorijournal|last=|first=|date=2015-02-17|title=Moduli mund2 per jetë mëTMNSH-MENTORIMI i vjetërofruar osenga projekti iEU riIPA se2009 personi"Trajnimi i udhëhiqet,mësimdhënësve pordhe aindërtimi ose ajoi duhetkapaciteteveketëkomunave njëdhe fushëdrejtorëcaktuar të ekspertizës.<ref>{{cite webshkollave"|last1journal=Farren Ph.D.TMNSH-MENTORIMI|first1volume=Caela|titlepages=Eight Types of Mentor: Which Ones Do You Need?|urldoi=http://www10.masteryworks.com5474/newsite/downloads/Article3_EightTypesofMentorssnapsee-WhichOnesdoyouNeed.pdfwp4-sq|publishervia=MasteryWorks}}</ref>
 
'''Mentor-''' quhet personi prej të cilit mund të vazhdoni të mësoni. Ky person do të ju ndihmojë në ndryshimet e rëndësishme në profesionin tuaj, në reagimet rreth ideve, praktikave dhe kompetencave të reja që ju duhet t'i zhvilloni. Mentori mund të jetë më i vjetër ose më i ri se personi që udhëhiqet, por ai ose ajo duhet të ketë një fushë të caktuar të ekspertizës.<ref>{{cite web|last1=Farren Ph.D.|first1=Caela|title=Eight Types of Mentor: Which Ones Do You Need?|url=http://www.masteryworks.com/newsite/downloads/Article3_EightTypesofMentors-WhichOnesdoyouNeed.pdf|publisher=MasteryWorks}}</ref>
 
<br />
 
== Historia ==
Nocioni i mentorimit është i lashtë. Fjala mentor u përdor nga Homeri në veprën Odiesu si "këshilltar i mençur dhe i besuar". Athena, nën maskën e mentorit, u bë kujdestare dhe mësuese e djalit të Odiseut, Telemachus, të cilin Odiseu e la në krye të shtëpisë së tij gjatë kohë kur ai ishte larg.<ref>{{Cite web|url=https://www.nap.edu/read/5789/chapter/2#7|title=https://www.nap.edu/read/5789/chapter/2#7}}</ref>
----
 
== Arsim ==
Në arsim, mentorimi është një proces kompleks  i ndikimit,  mbështetjes dhe  i udhëheqjes, së një mësuesi fillestar ose të ri. Në përgjithësi pranohet një mësues mentor të udhëheqë, udhëzon dhe këshillon një mësues tjetër më të ri, papërvojë , në një situatë pune të karakterizuar nga besimi reciprok. Në mënyrë tipike, programet e mentorimit ofrojnë mësues fillestar me mësues më me përvojë, të cilët mund ta shpjegojnë me saktësi politikat shkollore, rregulloret dhe procedurat, ndajnë metoda, materiale dhe burime të tjera, ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mësimdhënies dhe mësimit, ofrojnë mbështetje personale dhe profesionale, dhe të udhëzojë  ngritjen e mësuesit të ri përmes reflektimit, bashkëpunimit dhe hetimit të përbashkët.<ref name=":0">{{Cite web|url=https://www.nmu.edu/Webb/ArchivedHTML/UPCED/mentoring/docs/Role-mentor.pdf|title=https://www.nmu.edu/Webb/ArchivedHTML/UPCED/mentoring/docs/Role-mentor.pdf}}</ref>
<br />
'''Cilësitë e mentorëve'''
Sipas udhëzimeve të Hawai'it për programet e mentorimit të mësimdhënësve, mentori duhet të ketë idealet dhe ekspertizën e profesionit të mësimdhënies, të cilat ndahen me mësuesin e ri.
 
Përvojat e Hawaii-t në mentorim ka identifikuar cilësitë esenciale të mëposhtme të mësuesve të mentorëve:
 
# Një varg aftësish ndërpersonale për të përshtatur një shumëllojshmëri të takimeve dhe situatave profesionale.
# Njohuri të mira pune për një repertor të metodave të mësimdhënies, modalitetet alternative të mësimit, dhe stilet e mësimdhënies dhe të nxënit që ndikojnë në arritjen e nxënësve.
# Aftësi për të përdorur procese stërvitore që nxisin vetë-drejtimin dhe vetë-përgjegjësinë e mësuesit fillestar.
# Aftësitë e komunikimit efektiv që lehtësojnë rritjen e punonjësit të ri dhe akomodojnë nevojat emocionale, sociale dhe njohëse të punonjësit.
# Kuptimi i fazave të zhvillimit të mësimdhënësve brenda kontekstit se si të mësojnë të rriturit.<ref name=":0" />
 
<br />
'''Ekzistojnë tri lloje kryesore të mentorëve:'''
'Mentori i organizatës '  është ai i cili vepron si një udhërrëfyes, dhe këshilltar në faza të ndryshme të karrierës së dikujt, duke i mbështetur në vitet e tyre si fillestar , në zhvillimin formal për pozitat e larta drejtuese e deri  në pension.
 
'Mentori i kualifikimit' është ai i cili kërkohet nga një shoqatë profesionale ose emërohet nga  një agjenci e sponsorizuar nga qeveria për të udhëhequr një kandidat nëpërmjet programit të studimit të tyre, për kualifikim profesional ose për një Kualifikim Kombëtar Profesional.
 
"Mentori i komuniteti",është ai i cili vepron si mik, ekspert ose këshilltar për individët në një gamë të gjerë situatash ku individi mund të jetë në disavantazh ose në një pozicion të vështirë.<ref>{{Cite journal|date=2000-11|title=Coaching and Mentoring: Practical Methods to Improve Learning|url=http://dx.doi.org/10.1108/ws.2000.07949fae.002|journal=Work Study|volume=49|issue=6|doi=10.1108/ws.2000.07949fae.002|issn=0043-8022}}</ref>
<br />
'''Përfitimet'''
Caktimi i mësuesve me përvojë për të udhëhequr dhe mbështetur mësuesit e fillestarëve siguron zhvillim të vlefshëm profesional për mësuesit e rinj. Charlotte Danielson (1999) gjeti se mentorimi ndihmon mësuesit fillestar të përballen me sfidat e tyre të reja, përmes aktiviteteve reflektuese dhe bisedave profesionale, ata përmirësojnë praktikat e tyre të mësimdhënies pasi marrin përgjegjësinë e plotë për një klasë. Danielson gjithashtu arriti në përfundimin se mentorimi nxit zhvillimin profesional të mësuesve të rinj dhe mentorëve të tyre. Në një analizë të efekteve të Programit Fillestar të Inkurajimit të Mësuesve në New Brunswick, Kanada, i cili u zhvillua nga departamenti i arsimit të krahinës, shoqata e mësuesve dhe Universiteti i New Brunswick, Neil H. Scott (1999) zbuloi se 96 përqind e mësuesve fillestar dhe 98 mësues me përvojë në studim mendonin se ata përfitonin nga programi. Mësuesit me përvojë ishin veçanërisht entuziastë sepse besonin se mentorimi i lejonte ata të ndihmonin të tjerët, të përmirësonin veten, të merrnin respektin, të zhvillonin kolegjialitetin dhe të përfitonin nga idetë dhe energjia e freskët e mësuesve të rinj. Siç tregon Christine Hegstad (1999), përfitimet e mentorimit janë të lidhura me karrierë dhe me përfitimet psikosociale.<ref>{{Cite web|url=https://www.education.vic.gov.au/Documents/school/teachers/profdev/Reflectiveguidetomentoringschools.pdf|title=https://www.education.vic.gov.au/Documents/school/teachers/profdev/Reflectiveguidetomentoringschools.pdf}}</ref>
 
== Dhjetë këshilla për një marëdhënie të suksesshme mentor-i mentoruar ==
 
# Caktimi i një orari të takimeve që i përshtatet edhe mentorit edhe të mentoruarit.
# Takimet kërkojnë vend profesional dhe pa ndërhyrje potenciale.
# Mbajtja e takimeve të rregullta mes mentorit dhe të mentoruarit është mënyra më e mirë    për mbajtjen e dy palëve të angazhuara.
# Caktimi paraprakisht i datave të rregullta për takime në mënyrë që të dy palët të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur plotësisht.
# Synimi për takime cilësore, jo sasiore.
# Edhe mentori edhe i mentoruari duhet të jenë në dispozicion që, ndërmjet takimeve, të kontaktojnë edhe me telefon ose përmes e-mailit kur është e nevojshme.
# Shprehja e interesimit dhe përkushtimit për marrëdhënien (më shumë me veprime sesa me fjalë) duke arritur në kohë dhe të përgatitur në takime, duke u përgjigjur me kohë në emaila dhe në mesazhe telefonike dhe duke shfaqur respekt dhe transparencë.
# Kuptimi se ndërtimi i mirëbesimit kërkon kohë dhe përkushtim nga të dy palët.
# Të qenurit kurioz dhe mos hezitues për t’i parashtruar pyetje njëri-tjetrit gjatë takimeve.
# Mentorimi është “rrugë dykahëshe” – sigurimi që të dy palët t’i përdorin takimet si mundësi për të nxënë.<ref>{{Cite web|url=https://www.giz.de/expertise/downloads/giz2013-alb-seminari-7.pdf|title=https://www.giz.de/expertise/downloads/giz2013-alb-seminari-7.pdf}}</ref>
 
== Mentorimi në shekullin XXI ==
Ndryshimet e fundit në shoqëri kërkojnë një diskutim më të përpikët në lidhje me rolin e mentorimit në vendin e punës të shekullit të 21-të. Në shumë mënyra, nevoja për një program mësimor të artikuluar dhe të qëllimshëm nuk ka qenë kurrë më e theksuar. Rënia ekonomike ka tronditur stabilitetin e profesioneve dhe evolucioni i shpejtë i teknologjisë ka çuar në një nevojë të vazhdueshme për t'u përshtatur brenda vendit të punës. Gjithnjë e më shumë, kjo gjendje do të ndryshojë ndjeshëm me kalimin e kohës, duke i bërë punonjësit të pranojnë aftësi të reja ose të kërkojnë udhëzime nga profesionistë të tjerë.
 
Kultura e re digjitale, e rrënjosur në ndërtimin dhe ndarjen e përmbajtjes me kolektivin, ka lejuar individët e vetëm të kultivojnë identitetin e tyre si ekspertë në këtë fushë duke shkëmbyer këshilla dhe burime për një komunitet të pasuesve, ose duke ndërtuar rrjete rreth ekspertizës së përbashkët . Nga ana tjetër, këto web faqe ofrojnë kolegëve një vend për të gjetur informacion, një emër për të kërkuar  këshilla, ose një model për të ndihmuar në karrierën e tyre.
 
Prandaj, mentori i shekullit XXI nuk ka nevoje të takojë ballë për ballë të mentoruarin apo të vëzhgojë drejtpërdrejt  ndikimin e tyre në një komunitet.<ref>{{Cite web|url=https://www.educause.edu/careers/special-topic-programs/mentoring/about-mentoring|title=https://www.educause.edu/careers/special-topic-programs/mentoring/about-mentoring}}</ref>
 
== Shih edhe ==
Line 7 ⟶ 60:
 
[[Kategoria:Arsim]]
<references />
[[Kategoria:Historia]]
[[Kategoria:Përfitimet]]
[[Kategoria:Mentorimi në shekullin XXI]]