Partia Komuniste: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Parita Komuniste dhe Stalini Jozef ose Josif Visarionoviç Stalin (18 dhjetor 1878 - 5 mars 1953, mbiemri lindjes: Xhugashvilli) ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i vitev...
 
Faqja u zëvendësua me ''''Partia Komuniste''' është emri i shkurtër për: * Partia Komuniste e Shqipërisë * Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori * Partia Komuniste e Ital...'
Etiketa: Zëvendësuar
 
Rreshti 1:
Parita'''Partia Komuniste''' dheështë Staliniemri i shkurtër për:
Jozef ose Josif Visarionoviç Stalin (18 dhjetor 1878 - 5 mars 1953, mbiemri lindjes: Xhugashvilli) ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai ishte efektivisht diktatori i shtetit.
 
* [[Partia Komuniste e Shqipërisë]]
Stalini ishte një nga shtatë anëtarët e Byrosë së parë Politike, e themeluar në vitin 1917 për të menaxhuar Revolucionit Bolshevik, së bashku me Leninin, Zinovievin, Kamenievin, Trockin, Sokolnikovin dhe Bubnovin. Midis revolucionarëve bolshevikë që morën pjesë në revolucionin rus të 1917, Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në 1922. Ai më pas arriti të konsolidojë pushtetin pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 duke zgjeruar funksionet e rolit të tij, dhe duke eliminuar çdo opozitë. Ai mbeti sekretar i përgjithshëm derisa u hoq në vitin 1952, njëkohësisht duke shërbyer si kryeministër i Bashkimit Sovjetik nga viti 1941 e më pas.
* [[Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori]]
* [[Partia Komuniste e Italisë]]
* [[Partia Komuniste e Kinës]]
* [[Partia Komuniste e Federatës Ruse]]
 
{{Kthjellim}}
Nën sundimin e Stalinit, koncepti leninist i "socializmit në një vend të vetëm", u bë një parim qendror i shoqërisë sovjetike, në kundërshtim me pikëpamjen e Leon Trockit, që socializmi duhet të përhapet përmes revolucioneve të vazhdueshme ndërkombëtare. Ai zbatoi një politikë ekonomike shumë të centralizuar të komandës, duke filluar një periudhë të industrializimit dhe kolektivizimit që rezultoi në transformimin e shpejtë të BRSS nga një shoqëri agrare në një fuqi industriale. Megjithatë, ndryshimet ekonomike u shoqëruan me burgosjen zhdukjen dhe internimin e miliona njerëzve në kampet e punës të quajtur Gulagë. Vrulli fillestar në bujqësi ndërpreu prodhimin e ushqimit dhe kontribuoi në urinë katastrofike sovjetike të viteve 1932-33, të njohur si "Golodomor" në Ukrainë. Ndërmjet 1934 dhe 1939 ai organizoi dhe udhëhoqi një spastrim masiv (i njohur si "Spastrimi i Madh") të partisë, qeverisë, forcave të armatosura dhe inteligjencës, në të cilin miliona të ashtuquajtur "armiq të klasës punëtore" u burgosën, u internuan apo u ekzekutuan, shpesh pa një proces të rregullt. Figura të mëdha në Partinë Komuniste dhe qeverisë, si dhe shumë komandantë të lartë të Ushtrisë së Kuqe, u vranë pasi u dënuan për tradhti në procese të montuara gjyqësore.
 
Në gusht të vitit 1939, pas përpjekjeve të dështuara për të përfunduar pakt anti-Hitler me fuqitë e tjera të mëdha evropiane, Stalini hyri në një pakt mossulmimi me Gjermaninë naziste që ndau ndikimin dhe territorin e tyre brenda Evropës Lindore, duke rezultuar në pushtimin e Polonisë në shtator të atij viti. Gjermania më vonë e shkeli marrëveshjen dhe nisi një pushtim masiv të Bashkimit Sovjetik në qershor të vitit 1941. Pavarësisht humbjeve të rënda njerëzore dhe territoriale, forcat sovjetike arritën të ndalin inkursionin nazist pas betejave vendimtare të Moskës dhe Stalingradit. Pasi mposhti fuqitë e Boshtit në Frontin Lindor, Ushtria e Kuqe pushtoi Berlinin në maj të vitit 1945, në mënyrë efektive duke i dhënë fund luftës në Europë për aleatët. Bashkimi Sovjetik më pas u shfaq si një prej dy superfuqive të njohura botërore, së bashku me Shtetet e Bashkuara. Qeveritë komuniste besnike të Bashkimit Sovjetik u krijuan në shumicën e vendeve çliruara nga pushtimi gjerman nga Ushtria e Kuqe, e cila më vonë përbënte Bllokut Lindor. Stalini nxiti gjithashtu marrëdhënie të ngushta me Mao Ce Dunin në Kinë dhe Kim Il Sung në Korenë e Veriut.