Rrezikimi i gjuhës shqipe : për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Rrezikimi i gjuhës shqipe : për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit''' libër me autor Haxhi Shabani dhe Gjovalin Shkurtaj (red.). Botuar në Tiranë nga "Toena", në vitin 200...
 
Konstatim i imi për librin e autorit në fjalë si dhe një përmbledhje e disa prej vështrimeve për këtë libër, si dhe parathënia e autorit mbi librin.
Rreshti 1:
'''Rrezikimi i gjuhës shqipe : për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit (Haxhi Shabani)''' libër me autor Haxhi ShabaniShabanin dhe Gjovalin Shkurtaj (red.). Botuar në Tiranë nga "Toena", në vitin 2007. Faqet e librit 158.
 
{{Libra shqip|Emri i librit:=Rrezikimi i gjuhës shqipe: për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit.|Autori:=dr. Haxhi Shabani|Shtëpia botuese:=Toena|Kategoria:=Studim|Formati:=14x20|ISBN:=978 - 99943 - 1 - 298 - 6|Faqe:=260|Viti i botimit:=2007|Redaktor:=Gjovalin Shkurtaj}}
 
Botuar në Tiranë nga "Toena", në vitin 2007.
 
Është libri i parë i këtij lloji i cili trajton dygjuhësinë tek shqiptarët e Ulqinit. Ky studim, tema e të cilit është mbrojtur si temë magjistrature, në Fakultetin Filologjik, në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2007, me mentor akad.[[Rexhep Ismajli]].
 
=== Parathënie e autorit mbi librin: ===
<nowiki>''</nowiki>Para se të fillohet puna në një studim, sigurisht mund të flitet për motivet që janë kryesorë për t’u marrë me të. Prandaj edhe në këtë rast shtrohet pyetja se cilat janë arsyet kryesore për t’u marrë me dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit, gjegjësisht me pozitën aktuale të gjuhës shqipe në Malin e Zi, që është rrjedhojë e faktit se shumica e shqiptarëve në këtë vend janë dygjuhësorë?
 
Së pari, kjo temë u ideua kur gjuha shqipe, në gjysmën e territorit të saj: në Kosovë, Maqedoni, po edhe në Malin e Zi ishte gjuhë e ndjekur. Si rezultat, pozita e saj ishte e rrezikuar.
 
Së dyti, funksionimi i dygjuhësisë është provokues, për të parë se cilët janë ato mekanizma që e bëjnë atë të jetë vepruese, si dukuri që për Ulqinin, sipas disa treguesve mund të ketë jetëgjatësi, megjithëse zhvillimet gjatë dhjetë vjetëve të fundit flasin për një tërheqje të shqipes në krahasim me gjuhën malazeze.
 
Së treti, një nga shtysat që më ka motivuar për t’u marrë me këtë temë, është të hulumtuarit e pozitës së gjuhës shqipe në kuadrin e funksionimit të dygjuhësisë.
 
Hulumtimi në terren i kësaj dukurie, sidomos me realizimin e shumë anketave, më ka shkarkuar nga paragjykimi, që kam pasur, duke menduar se pozita e shqipes në raport me gjuhën malazeze gjatë 4-5 vjetëve të fundit (2000-2005) ka filluar të përmirësohet. Ky studim vërteton të kundërtën. Ajo jo vetëm që nuk ka fituar terren, por është zmbrapsur nga gjuha e dytë që flasin shqiptarët, gjuha malazeze1, gjegjësisht edhe nga ndikimi i tërthortë i anglishtes. Treguesi themelor është ky. Gjuha shqipe në krahasim me serbishten, para dhjetë vjetëve ishte më e stabilizuar, për sa i përket përdorimit nga folësit e saj, sesa aktualisht. Ajo përdorej për 61 herë më shumë më 1996 sesa më 2006. Ky fakt dhe fakti tjetër, përdorimi mjaft i kufizuar i saj në të shkruar, gjegjësisht përdorimi i saj i kufizuar institucional në krahasim me gjuhën malazeze, jep të drejtën për të konstatuar se gjuha shqipe në Ulqin është e rrezikuar, pa përmendur në hyrje të këtij studimi të dhënat e tjera që e vërtetojnë këtë argument. Këta tregues të japin të drejtën që gjuha shqipe në Malin e Zi, përderisa ka elemente të këtilla në Ulqin, ku megjithatë e ka pozitën më të mirë, të shpallet gjuhë e rrezikuar, në bazë të kritereve të UNESCO-s2. Si rrjedhim, marrja e masave për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e saj është urgjente, si në nivel vendor, kombëtar, por edhe ndërkombëtar.
 
Ky studim pasqyron dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit, pra situatën në terren të marrëdhënieve gjuhë shqipe - gjuhë malazeze te shqipfolësit ulqinakë. Për ta bërë më komplet atë është shtruar edhe aspekti teorik i dygjuhësisë si dhe është bërë një periodizim i tij, duke pasur parasysh se në gjuhësinë shqiptare kjo çështje është në fillimet e saj. Po ashtu në këtë pjesë është bërë një përshkrim i shkurtër i të folmes së Ulqinit në fushë të fonologjisë. Ndërkaq, sythet: Shqiptarët në Malin e Zi, Historia e Ulqinit dhe Shpërnguljet e shqiptarëve krijojnë kornizat themelore njohëse të përgjithshme për të hyrë në thelbin e problematikës bazë të studimit.
 
Për të shkruar këtë studim, që është mbrojtur si temë magjistrature në Prishtinë në dhjetor të vitit 2006, në mënyrë të veçantë më ka ndihmuar me këshillat dhe sugjerimet konkrete akademiku Rexhep Ismajli, në rolin e mentorit. Gjithashtu fjalë mirënjohje kam edhe për botuesin Fatmir Toçi i cili ka shprehur ndjeshmërinë e duhur për botimin e këtij studimi. Në të njëjtën kohë falënderoj edhe prof. dr. Gjovalin Shkurtaj për redaktimin e këtij libri.
 
Dhe së fundi, gjatë punës për shkrimin e këtij studimi që ka zgjatur rreth 10 vjet kam pasur edhe përkrahjen e familjes sime, sidomos gjatë muajve të pranverës së vitit 2006, kur faktikisht i jam kushtuar tërësisht kësaj pune. Djali im Arbi, atë kohë 3-vjeçar, pasi mungoja gjatë në shtëpi i thoshte bashkëshortes sime, Suzanës: “Duhet ta kuptojmë babin”...<ref>{{Cite web|url=http://www.toena.com.al/toena/Botimet_e_reja/Haxhi_Shabani_Rrezikimi_i_gjuhes_shqipe.html|title=Parathenia e Haxhi Shabanit për librin e tij '' Rrezikimi i gjuhës shqipe- për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit''}}</ref>
 
=== Vështrim për librin nga mr.Fran Camaj ===
<nowiki>''</nowiki>Studimi socio-linguistik “Rrezikimi i gjuhës shqipe”, i autorit Haxhi Shabani, i cili trajton dygjuhësinë tek shqiptarët e Ulqinit, e jo dygjuhësinë në komunën e Ulqinit, me sa e kam të njohur, është i pari i këtij lloji në Mal të Zi, që padyshim zgjon interesimin e studiuesve të kësaj problematike, jo vetëm në Ulqin dhe mjediset tjera shqiptare në Mal të Zi, por në gjithë rrafshin shqiptar.
 
Temë thelbësore e studimit është dygjuhësia në Ulqin me rrethinë, gjegjësisht rrezikimi i gjuhës shqipe nga shkaqe e rrethana të ndryshme, historike, shoqërore, sociologjike etj. Studimi ndahet në nëntë kapituj, të ndarë në nga disa pjesë, të ndërlidhura mes vetes me kujdes e mjeshtri, e të cilat përbëjnë një tërësi logjike, gjegjësisht një vepër të plotë dhe me mjaft interes
 
. Libri fillon me një vështrim historik mbi shqiptarët në Malin e Zi gjatë shekujve, me theks të veçantë në shqiptarët e Ulqinit dhe fatin e tyre, pothuajse gjatë tërë historisë së tyre nën sundimin e të huajve. E tërë kjo ka ndikuar edhe në shpërnguljen e tyre gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të vet, megjithëse herë me intensitet më të madh e herë më të vogël.
 
Studimi vazhdon pastaj me dygjuhësinë si dukuri socio-linguistike; me aspekte të sociologjisë së gjuhës; pozitën e gjuhës shqipe në Mal të Zi; dygjuhësinë e folur e të shkruar; ndikimet ndërgjuhësore e kapituj të tjerë që trajtojnë çështje të ndryshme nga kjo fushë. Në kapitullin e katërt trajtohet pozita ligjore e gjuhës shqipe, e cila nuk është aspak e kënaqshme, posaçërisht nëse e krahasojmë atë me pozitën e gjuhëve të pakicave në Zvicër, Suedi, Itali dhe në vende tjera të Perëndimit.
 
Në kushtetutën e deritashme të Malit të Zi nuk përmendet fare gjuha shqipe, si as në shumë dokumente tjera ligjore me përjashtim të Ligjit mbi të drejtat e pakicave dhe të ligjeve mbi arsimin në të gjitha nivelet. Madje, as nuk ekziston një ligj për përdorimin e gjuhëve të pakicave, që do të përcaktonte nivelin e përdorimit zyrtar edhe të gjuhës shqipe, konstaton autori i studimit.<nowiki>''</nowiki><ref>{{Cite web|url=http://www.visit-ulcinj.com/blog/2008/04/24/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit/|title=Vështrim i mr.Fran Camaj mbi librin në fjalë}}</ref>
<br />
[[Kategoria:Libra të botuar në 2007]]
[[Kategoria:Libra shqip]]