Mësonjëtorja e Korçës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v U kthyen ndryshimet e 2A00:4802:248:900:1C5B:7AD0:9D66:9414 (diskutimet) në versionin e fundit nga 185.174.211.51.
Etiketa: Rollback
Rreshti 26:
'''Mësonjëtorja e Korçës''' është shkolla e parë [[Demokracia|demokratike]], [[Kombi|kombëtare]], dhe [[laike]] e [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] e cila u hap më [[7 mars]] të vitit [[1887]] në [[Korçë]] <ref>[https://books.google.com/books?id=o1uklwEACAAJ 100-vjetori i mësonjëtores së parë shqipe në Korçe: 1887 - 7 mars - 1987], Shtëpia botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1987</ref> nga ana e mësuesit patriot [[Pandeli Sotiri]],<ref>{{cite book |last=Jacques|first=Edwin |authorlink= |title=The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present |url=https://books.google.com/books?id=IJ2s9sQ9bGkC&pg=PA283&dq=pandeli+sotir&hl=en&ei=I_QbTO-jIsL58AbXpJDIDA&sa=X&oi=book_result&ct=book-thumbnail&resnum=3&ved=0CC4Q6wEwAg#v=onepage&q=naum%20veqilharxhi&f=false |accessdate=2010-06-18 |year=1994 |publisher=McFarland & Company |location= |isbn=0-89950-932-0 |page=291-292}} {{en}}</ref>
 
== Historiku ==
Qhmdvhwmcxsbjcsbjlcdabzuclzahxjzbjclsahilczabsublxslaahcludaulcvdacsluchsqulsbfqldqjxajxjehdluehsjfbwjfe7lr13y8pr3llfqbfjleqqhupfqe7leho7fewh8ofeqqhilfeqhfulwbfuleqhflidwhewl7hfrwilefhewilfheirlhfequlqfbbejlwvdjldbbsilfwbqjlfeqjóiìiiiiiiicdwljerghilew vemh jvfdjihlrerilcvdskfucdkqhljcluabbfuldwdgmheywfewulbfwdlubfdqjl and other 4nk genes include yy7dp1egulfe2bfulht31ulhewulbewjbfejlfbejlebr2jrf2ulbcswul
Mësonjëtorja kombëtare shqipe e Korçës u hap më 7 mars të vitit 1887. Ideator i saj ishte [[Naim Frashëri]] i cili në bashkëpunim me të vëllain [[Sami Frashëri]] dhe rilindës të tjerë shqiptarë, ia dolën që nga Porta e Lartë të marrin "një leje në emër të [[Pandeli Sotiri]]t, për të çelur një shkollë shqipe në [[Korçë]]." Mësues dhe drejtor i kësaj shkolle u caktua [[Pandeli Sotiri]]. Shkolla u vendos në shtëpinë e dhuruar falas për mësimdhënie nga atdhetari [[Diamant Terpo]], i cili ishte anëtar i ''[[Drita (shoqatë)|Shoqërisë "Drita]]"'' të [[Bukureshti]]t. <ref name="FESH">[[Fjalori enciklopedik shqiptar (botimi i ri-2008)|Fjalor enciklopedik shqiptar]], [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë]], [[Tiranë]], 2008/09, fq. 1700 - 1701.</ref> <ref>Shefik Osmani:[[Fjalor i pedagogjisë]], Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1983, fq. 429 -430</ref> [[Pandeli Sotiri]] e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një [[Klasa|klasë]] përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. [[Lënda|Lëndët]] mësimore ishin [[shkrimi]], [[Leximi|këndimi]], [[gramatika]] e [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]], [[historia]], [[gjeografia]], [[aritmetika]], [[dituria]] [[Natyra|natyrore]] dhe [[Sporti|edukimi fizik]].
 
[[Skeda:Mesonjetorja e Pare Shqipe3.jpg|parapamje|255px|Mësonjëtorja e Parë Shqipe]]
[[Skeda:Mesonjetorja e Pare Shqipe5.jpg|parapamje|255px|Mësonjëtorja përbrenda]]
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet - u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të [[Rilindje]]s shqiptare si: [[Vëllezërit Frashëri]], [[Petro Nini Luarasi]], [[Naum Dhimitër Naçi|Naum Naçi]], [[Thoma Avrami]], [[Familja Qiriazi]], etj.
Më 15 (23) tetor 1891 [[Gjerasim Qiriazi]] së bashku me të motrën [[Sevasti Qiriazi]] hapën këtu edhe ''Mësonjëtoren e vajzave'' baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.
 
Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur [[dije]]n në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit. Të edukuar dhe me frymën e lartë të [[patriotizmi]]t këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për [[Liria|liri]] dhe [[Pavarësia|pavarësi]]. <ref name="FESH"/>
 
Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe mësuesve të saj, [[7 mars|7 marsi]] është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është [[Muzeu|muzeum kombëtar]] i [[arsimi]]t.<ref>[http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=6110:muzeu-i-arsimit-korce-&catid=47:sociale&Itemid=120 Mësonjëtorja e Korçës është kthyer në muze kombëtar të arsimit].</ref>
 
== Rëndësia ==