Ibrahim Karbunara: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Mësimet e mesme i mori në medresenë e [[Berati|Beratit]]. Pastaj shkoi për studime të larta teologjike në [[Stambolli|Stamboll]], ku mori një arsim të plotë, të lartë, dhe nxuri pesë gjuhë të huaja: arabisht, osmanisht, persisht, anglisht dhe frëngjisht. Në kryeqytetin e perandorisë u njoh me veprimtarë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare. Pasi kreu studimet u kthye në teqenë e tij në Karbunarë, në vitin 1909, autoritetet xhonturke e internuan në Peqin, duke e cilësuar si «turbullues i miletit».<ref name=":0">{{Cite journal|last=|first=|date=2018|title=Sheh Ibrahim Karbunara (1879-1947)|url=http://zaninalte.al/2019/03/sheh-ibrahim-karbunara-1879-1947/|journal=[[Zani i Naltë]]|volume=24|pages=100|via=}}</ref>
 
Së bashku me Nebi Sefën përkrahu dhe iu gjend Ismail Qemalit në rrugëtimin e tij përmes Myzeqesë për në Vlorë. Gjatë qeverisjes së Turhan pashë Përmetit në periudhën jetëshkurtër të Princ Vidit, nënshkroi një notë proteste në mbështetje të Dibrës e Çamërisë e mbetej në protestën që i drejtohet Turhan Pashë Përmetit, që kryesonte delegacionin në Konferencën e Paqes në Paris, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.<ref name=":0" /> Gjatë Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme ndihmoi forcat vullnetare qeveritare që të lëviznin të pacënuar nga kryengritësit në Lushnje.<ref name=":1">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|ref=harv|pages=97, 341, 427}}</ref>
 
Së bashku meMe [[Ferit Bej Vokopola|Ferid bej Vokopolën]] qe ndër nismëtarët e Kongresit të Lushnjes, e si delegat i vendit pritës, hapi punimet dhe u bë kryetar nderi dhe më pas deputet e senator.<ref name=":0" /> Përgjatë jetës parlamentare të viteve 1920-'24 bënte pjesë në grupin demokrat të deputetëve<ref name=":1" /> dhe përkrahu Fan Nolin, përkrahje që vazhdoi edhe me Lëvizjen e Qershorit dhe me ardhjen e Zogut në dhjetor me Triumfin e Legalitetit, u arratis për në Itali si të tjerët.<ref name=":0" /> Përgjatë mërgimit antizogist u anëtarësua në organizatën "Bashkimi Kombëtar".<ref name=":1" />
 
Kthehet në Shqipëri pas pushtimit italian, më 1943 autoritetet fashiste ia dogjën shtëpinë dhe teqen. Më pas autoritetet e periudhës pas kapitullimit italian e burgosën më 1944. Teqja e tij bëhet nyje lidhëse e Frontit Nacional-Çlirimtar, të cilin e përkrahte.