Pali i Tarsusit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 9:
Sh. Pali apostull lindi në [[Tarsos]] (sot [[Krahina e Mersinit]], [[Turqia|Turqi]]) të [[Cilicia|Cilicisë]] midis vitit [[5]] dhe [[15]] në një familje [[Çifutët|çifute]] të mërgatës. Në ditën e [[Synetia|rrethprerjes]] u pagëzua me emrin "Saul" (për nder të mbretit [[Sauli|Saul]], të fisit Beniamin) dhe ka mundësi të ketë marrë emrin romak "Paulus" (në [[shqip]] "Pal") nga prindërit e tij. Ai u rrit në një mjedis grek por u edukua shumë mirë edhe hebraisht. Mësoi [[Hebraishtja|hebraishten]] nga prindërit dhe [[Greqishtja|greqishten]] në shkollë. Sipas zakonit vdiq dëshmor në [[Roma|Romë]] në vitin [[67]] pas dy vitesh burgimi, por shënimet nuk janë të sakta.
 
Në rininë e tij Sauli ndoqi në [[JerusalemiJeruzalemi|JerusalemJeruzalem]] shkollën e [[rabini]]t [[Gamaliel i Vjetri]] (një pasardhës i [[Hileli]]t) dhe u selit sipas sipas fesë së thellë të zakoneve të rrepta të [[Farise|farisinjve]] (Vepr 22,3; Fil 3,5-6). Pati detyra të ndryshme në grupin fariseor, deri në atë të votimit në [[Sinedri]]n hebraik i cili gjykonte çështje me rëndësi të madhe juridike (Vepr 9,2). U ngarkua me detyrën për të shkuar në [[Damasku|Damask]] dhe të burgoste të krishterët e këtij qyteti. Sauli ishte shumë i zellshëm e i vendosur kundër fesë së [[Jezusi]]t që po niste të përhapej e të themelohej (Gal 1,14). Ai mori pjesë edhe në gurimin (vrasjen me gurë) të [[Shën Shtjefni]]t duke ruajtur teshat e vrasësve, në vitin [[38]] siç dëshmohet në [[Veprat e apostujve]] (8,1 22,22).
 
Temperamenti i tij ishte i pathyeshëm, i pakompromisshem, i flaktë e i vrullshëm, i gatshëm për të kryer detyrat që i ngarkoheshin, pa ngurrim e pa brerje ndërgjegjeje. Kjo gjë e bëri atë përndjekësin më të tmerrshëm të krishterëve e më pas, pasi përqafoi Krishterimin , përhapës të palodhur të tij, nëpër gjithë pellgun e [[Deti Mesdhe|Detit Mesdhe]], mes rreziqesh e mundimesh të çdo lloji (2Kor 11,23-28), e me një zell të papërmbajtur (1Kor 9,19-23). I ndjeshëm e i prekshëm, me një dashuri të thellë, ai i donte besnikët "e tij" dhe bashkësinë "e tij" me zemër të çiltërt e të zjarrtë (1Sel 2,7-12 1Kor 4,15).
Rreshti 19:
 
== Letrat ==
[[Iliria]], si një vend ku është predikuar ungjilli i Krishtit, përmendet në [[Bibla|Bibël]] në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Pal. Në letrën e Romakëve 15:19-20 lexojmë : "...me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej JerusalemitJeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit".
 
Ishte pikërisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare, që mundësonte kalimin më të shpejtë në Romë, fakti i çmuar që e bëri Palin ta drejtonte udhëtimin e tij përmes Ilirisë. Pa dyshim që qendra e parë ku Pali dhe apostujt e tij u vendosën, ishte Durrësi, ku kemi edhe komunitetin e parë të krishterë në Shqipëri. Më pas qendra të tjera ku u predikua Ungjilli, ishin [[Shkodra]] dhe [[Lezha]], edhe këto, qendra të rëndësishme të asaj periudhe. Mendohet që Pali dhe apostujt e tij të kenë qenë në Shqipëri përpara vitit 57 pas Krishtit, vit në të cilin ai shkroi letrën drejtuar Romakëve. <!-- marr nga albkristian.com-->