[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shtova koordinatat gjeografike
vNo edit summary
Rreshti 106:
Venecia e sundoi - veçanërisht prej vitit 1405 - të ashtuquajturën ''Terraferma'' dhe zotëronte në fund të shekullit XV mbi [[Veneto]]n e soçëm, [[Friuli-Venecia Xhulia|Friulin]] dhe një pjesë të madhe të [[Lombardia|Lombardisë]]. Arsyet e zgjerimit të pushtetit në kontinent ishte konkurenca e osmanëve, rëndësia në rritje të udhëve tregtare përmes rrafshinës së lumit [[Po (Lum)|Po]] dhe mbi [[Alpet]] në Evropën e mesme dhe veriore si dhe mundësia e prodhimit bujqësor në këto vende.
 
Republika vendoste në politikën e jashtme në diplomati dhe një sistem informimi efikas. Pragmatizmi, kalkulimi i saktë dhe racionaliteti ishin zakonisht bazat të veprimit politik. Nga konfliktet ideologjike dhe fetare qëndrohej jashtë ku ishte e mundur. Venecia s'kishte probleme të përhershme as me [[Myslimani|myslimanë]] e as me [[JudaizëmÇifutët|çifutë]], dihej të sigurohej më tepër përfitimi nga këto. Probleme kishte në rastin më të mirë me [[Papa|Papën]] në përpjekjet politike për epërsi dhe në politikën territoriale të karriges së shenjtë.
 
Asnjë qytet i dytë i Evropës nuk e përdorte ndarjen e punëve në sistemin feudal të saj aq e vendosur si Venecia. Fisnikëria merrej me politikën dhe administratën e lartë si dhe me kryesinë e luftës dhe flotës. Cittadinët, tregtarët borgjezë (afërsisht 3 deri 4 % e popullsisë), kujdeseshin për fondet dhe vlerën e shtuar nga tregtia dhe prodhimit të mallrave luksove. Populanët, domethënë shumica e popullatës, siguronte ushtarë, marinarë dhe bënte punë dore, por mundej si punonjës anije të bënte në llogarinë e vetë në një farë mase tregti.