[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Biografia: thjesht
vNo edit summary
Rreshti 12:
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
'''PrenkPrenkë Jakova''' (Shkodër, [[27 qershor]] [[1917]] - [[16 shtator]] [[1969]]) ka qenë arsimtar, muzikant, [[Kompozitori|kompozitor]] dhe autori i operës së parë shqiptare titulluar ''[[Mrika]]''.<ref>{{Cite book|title=The world encyclopedia of contemporary theatre|last=Don|first=Rubin|publisher=Taylor & Francis|year=2001|isbn=978-0-415-05928-2|location=|pages=41-}}</ref> Këngët e tij ''Syrin tek qershia'' dhe ''Margjelo'' janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si këngë popullore shkodrane.
 
== Biografia ==
U lind më 1917 në një familje qytetare me prejardhje nga [[Gjakova]], i biri i Kolës së Dedë Jakovës.<ref>{{Cite book|title=Prenkë Jakova, jeta dhe veprimtaria muzikore|last=Alibali|first=Isa|publisher=Idromeno|year=2005|isbn=9992784172|location=Shkodër|pages=13, 16|ref=harvnb}}</ref> Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. I ati, Kola, qe pjesëmarrës dhe organizator në frontin e [[Lufta e Koplikut|Luftës së Koplikut]]. Prenka kishte edhe dy vëllezër, [[Dedë Jakova|Dedën]] dhe Çeskun, që do të bëheshin fotograf dhe muzikant përkatësisht.
 
Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 në shkollën ''Skenderbeg,''<ref>{{Harvnb|Alibali|2005|page=15}}.</ref> dhe më pas vijoi në liceun ''[[Illyricum (shkollë)|Illyricum]]'' në qytetin e lindjes, ku ndër të tjerë i dha mësim edhe Át [[Martin Gjoka]]. Gjatë shkollimit të mesëm, kaloi nga liceu në gjimnazin e përgjithshëm të Shkodrës, të cilin e kreu më 1935. Gjatë shkollës qe anëtar i bandës së shkollë dhe me nxitjen e të atit nisi të aktronte në shoqëritë teatrore ''Bogdani'' dhe ''Vllaznia''. Më tej banda e shkollës u shndërrua në bandën e qytetit dhe Jakova qe klarinetisti i saj. Gjatë kësaj periudhe Jakova nisi të shkruante motive muzikore mbështetur në motivet e këngëve popullore të mirënjohura, ndër të cilat ''Delja rudë'', ''Hajredini'', ''Besa e një trimi'' dhe ''Shkoj e vi flutrim si zogu.''
 
Kur qe 18 vjeç u caktua drejtor artistik i bandës së shkollës, ku luanin asokohe të vegjlit [[Çesk Zadeja]], [[Tish Daija]], [[Tonin Harapi]], [[Simon Gjoni]] dhe kompozitorë të tjerë të ardhshëm shqiptarë. Jakova nisi të kompozojë marshe dhe kantata. Më 2 janar 1936 u dërgua që të jepte mësim në Bërdicë, ku dha mësime muzike dhe për vete nxuri kitarrën. Përgjatë verës së 1939 bleu një fizarmonikë dhe mësoi t'i binte edhe asaj; vjeshtën e po atij viti u caktua që të jepte mësim në internatin e [[Oroshi|Oroshit]], ku shkroi një pjesë muzikore për fizarmonikë të titulluar ''Malli'' dhe më pas ''Fyellin e bariut''. Më 1940 Jakova u transferua në Shkodër, ku shkroi pjesë muzikore për fëmijë dhe operetën me dy hapje ''Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve.'' Vitin shkollor 1941-42 Jakova u caktua që të jepte mësim në [[Katërkolla|Katërkollë]] të krahinës së [[Kraja|Krajës]], sot në [[Mali i Zi|Mal të Zi]].