Dallime mes rishikimeve të "Gjon Shllaku (frat)"

v
Me pushtimin italian për shkak të qendrimit antifashist, qe shtërnguar të largohet në Jugosllaví. Ktheu në Atdhé me 13 qershor 1940, mbas shumë ndërhymjesh. Qëndrimi i tij si antifashist vazhdoi, dhe me dukjen e ndikimit partizan dhe premisave që kishin për marrjen e pushtetit, P. Gjoni mbajti ligjërata në Kishën Françeskane në Gjuhadol.<ref>[[Daniel Gjeçaj|Gjeçaj D.]], "Galeria e Artit të Martirizimit. Faqe nga tragjedia e Krishtenimit në Shqipní", Botime Françeskane, Shkodër, 2012, f. 36-49.</ref>
 
Pas ardhjes në pushtet të [[Fronti Nacional-Çlirimtar|Frontit Nacional-Çlirimtar]], organet e pushtetit të regjimit e zgjodhën me Dom [[Ndre Zadeja|Ndre Zadejën]] ndër anëtarët e Komisionit të Letërsisë të Këshillit të Qarkut Shkodër.<ref>{{Cite book|title=Në gjurmët e një ditari|last=Bushati|first=Ahmet|publisher=Camaj-Pipa|year=2001|isbn=9992741112|location=Shkodër|pages=45}}</ref> Më 14 janar 1945 u krijua Shtëpia e Artit në Shkodër ku ishte konferencier.<ref>{{Cite book|title=Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit|last=Juka|first=Gëzim H.|publisher=Reklama|year=2018|isbn=9789928440358|location=Tiranë|pages=108}}</ref> Më pas e akuzuan për antikomunizëm, si themelues i partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit në klasë, në janar 1946 pa nisur ende mirë lëndën e filosofisë. U mbrojt me të pandehurit e tjerë nga av. [[Muzafer Pipa]]. Në burg pësoi tortura të rënda. Më 22 shkurt e dënuan për vdekje dhe më 4 mars 1946 e pushkatuan, së bashku me dy jezuitë: P. [[Giovanni Fausti]]n dhe P. [[Daniel Dajani]]n, me Mark Çunin, seminarist, dhe me disa laikë të tjerë. U varros në vend të panjohur, jashtë [[Varrezat e Rrëmajit|varrezave katolike të Rrëmajit]]. Dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin:
"Lamtumirë m'i thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!!"<ref>{{it}}[http://www.kishakatolikeshkoder.com/zyra%20per%20martiret%20eng/Fr.%20Gjon%20Shllaku_1%20eng.htm Kisha Katolike Shkoder] shqipërim i lirë.</ref>.
 
3.800

edits