Gjon Shllaku (frat): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 20:
I qe ngarkuar edhe drejtimi i “Djelmnisë Antoniane”, më të cilën merrshin pjesë, veç nxënësve të liceut, edhe shumë nga ish-nxënësat e gjimnazit “Illyricum”, të rinj, profesorë, artistë, shkrimtarë, punëtorë, zanatlinj në shenjë.
 
Me pushtimin italian për shkak të qendrimit antifashist, qe shtërnguar të largohet në Jugosllaví. Ktheu në Atdhéatdhe me 13 qershor 1940, mbas shumë ndërhymjesh. Qëndrimi i tij si antifashist vazhdoi, dhe me dukjen e ndikimit partizan dhe premisave që kishin për marrjen e pushtetit, P. Gjoni mbajti ligjërata në Kishën Françeskane në Gjuhadol.<ref>[[Daniel Gjeçaj|Gjeçaj D.]], "Galeria e Artit të Martirizimit. Faqe nga tragjedia e Krishtenimit në Shqipní", Botime Françeskane, Shkodër, 2012, f. 36-49.</ref>
 
Pas ardhjes në pushtet të [[Fronti Nacional-Çlirimtar|Frontit Nacional-Çlirimtar]], organet e pushtetit të regjimit e zgjodhën me Dom [[Ndre Zadeja|Ndre Zadejën]] ndër anëtarët e Komisionit të Letërsisë të Këshillit të Qarkut Shkodër.<ref>{{Cite book|title=Në gjurmët e një ditari|last=Bushati|first=Ahmet|publisher=Camaj-Pipa|year=2001|isbn=9992741112|location=Shkodër|pages=45}}</ref> Më 14 janar 1945 u krijua Shtëpia e Artit në Shkodër ku ishte konferencier dhe në vazhdim u zgjodh anëtar i kryesisë së [[Fronti Nacional-Çlirimtar|Frontit Nacional-Çlirimtar]] për [[Qarku i Shkodrës|Prefekturën Shkodër]].<ref>{{Cite book|title=Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit|last=Juka|first=Gëzim H.|publisher=Reklama|year=2018|isbn=9789928440358|location=Tiranë|pages=108-109}}</ref> Më pas e akuzuan për antikomunizëm, si themelues i partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit në klasë, në janar 1946 pa nisur ende mirë lëndën e filosofisë. U mbrojt me të pandehurit e tjerë nga av. [[Muzafer Pipa]]. Në burg pësoi tortura të rënda. Më 22 shkurt e dënuan për vdekje dhe më 4 mars 1946 e pushkatuan, së bashku me dy jezuitë: P. [[Giovanni Fausti]]n dhe P. [[Daniel Dajani]]n, me Mark Çunin, seminarist, dhe me disa laikë të tjerë. U varros në vend të panjohur, jashtë [[Varrezat e Rrëmajit|varrezave katolike të Rrëmajit]]. Dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin:
"Lamtumirë m'i thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!!"<ref>{{it}}[http://www.kishakatolikeshkoder.com/zyra%20per%20martiret%20eng/Fr.%20Gjon%20Shllaku_1%20eng.htm Kisha Katolike Shkoder] shqipërim i lirë.</ref>.