Dallime mes rishikimeve të "Gjon Shllaku (frat)"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Gjon Shllaku''' ([[Shkodra|Shkodër]], [[27 korrik]] [[1907]] - [[4 mars]] [[1946]]) ka qenë frat françeskan, mësues, publicist dhe me marrjen e pushtetit nga regjimi komunist qe një periudhë të shkurtër anëtar i [[Fronti Nacional-Çlirimtar|Frontit Nacional-Çlirimtar]], por më pas u dënua me pushkatim.
 
Hapja e procesit dioqezan për [[lumnimi|lumnimin]] e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor, pjesë e [[Martirët e Shqipërisë|Martirëve të Shqipërisë]], ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para [[Katedralja e Shën Shtjefnit|katedrales së Shën Shtjefnit]] në Shkodër.<ref name="Flocchini">{{cito lajm|last1=Flocchini|first1=Emilia|title=Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)|url=http://www.santiebeati.it/dettaglio/96474|accessdate=6 October 2017|agency=Santiebeati}}</ref>
Me pushtimin italian për shkak të qendrimit antifashist, qe shtërnguar të largohet në Jugosllaví. Ktheu në atdhe me 13 qershor 1940, mbas shumë ndërhymjesh. Qëndrimi i tij si antifashist vazhdoi, dhe me dukjen e ndikimit partizan dhe premisave që kishin për marrjen e pushtetit, P. Gjoni mbajti ligjërata në Kishën Françeskane në Gjuhadol.<ref>[[Daniel Gjeçaj|Gjeçaj D.]], "Galeria e Artit të Martirizimit. Faqe nga tragjedia e Krishtenimit në Shqipní", Botime Françeskane, Shkodër, 2012, f. 36-49.</ref>
 
Pas ardhjes në pushtet të [[Fronti Nacional-Çlirimtar|Frontit Nacional-Çlirimtar]], organet e pushtetit të regjimit e zgjodhën me Dom [[Ndre Zadeja|Ndre Zadejën]] ndër anëtarët e Komisionit të Letërsisë të Këshillit të Qarkut Shkodër.<ref>{{Cite book|title=Në gjurmët e një ditari|last=Bushati|first=Ahmet|publisher=Camaj-Pipa|year=2001|isbn=9992741112|location=Shkodër|pages=45}}</ref> Më 14 janar 1945 u krijua Shtëpia e Artit në Shkodër ku ishte konferencier dhe në vazhdim u zgjodh anëtar i kryesisë së [[Fronti Nacional-Çlirimtar|Frontit Nacional-Çlirimtar]] për [[Qarku i Shkodrës|Prefekturën Shkodër]].<ref>{{Cite book|title=Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit|last=Juka|first=Gëzim H.|publisher=Reklama|year=2018|isbn=9789928440358|location=Tiranë|pages=108-109}}</ref>
 
Dhjetorin e 1945 pas arrestimit të disa studentëve të Gjimnazit të Shkodrës të lidhun me seminarista papalë që kishin krijuar organizatën e quajtur "Bashkimi Shqiptar", që i bënin thirrje kundër politikës sllave, në janar arrestuan P. Shllakun sipas akuzës që "drejtonte një grup terrorist quajtur "Dora e Zezë" që do të kryente vrasje njerëzish, lidhur me të parët e fesë muslimanë e ortodoksë". Gjyqi i tij u zhvillua në kinemanë ''Rozafat'' së bashku me meshtarët jezuitë P. Giovanni Fausti e P. [[Daniel Dajani]], të cilët do t'i mbronte av. Kolë Dhimitri, ndërsa P. Shllakun av. [[Muzafer Pipa]]. Më 4 mars 1946 klerikët u pushkatuan në të zbardhur të ditës së bashku me seminaristin Mark Çuni, Gjelosh Lulashin dhe Qerim Sadikun.<ref>{{Harvnb|Bushati|2001|pages=96-99}}.</ref>
3.800

edits