Foshnja: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
|||
Rreshti 61:
Pediatri juaj. Infermierja e patronazhit . Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Neonatologjisë
==Zhvillimi i fëmijës (3-6 muaj)==
Në moshë prej tre muajsh shumica e prindërve kënaqen me fëmijën e tyre. Ai veç më i ka kaluar të shumtën e proceseve të adaptimit, karakteristike për përiudhën e të porsalindurit. Foshnja juaj është një qënie sociale e cila kënaqet që është me ju, ndërsa ju jeni mësuar t'i kuptoni porositë e saj dhe të përgjigjeni ashtu siç duhet.
Rreshti 78:
Pediatri juaj. Klinika e Pediatrisë – Ambulanca
==Zhvillimi i fëmijës (6-9 muaj)==
Zhvillimi social dhe emocional Diku rreth muajit të gjashtë foshnja e kupton që është person më vehte dhe se edhe ju jeni person më vehte, andaj brengoset nëse nuk ju sheh ose nëse nuk ju ndjen në afërsi. Fillon të njoh ndjenja të ndryshme dhe senzacione-p.sh., ndjenjë urie ose ndjenjë që është i vetëm. Ajo është e aftë ta kuptojë çka është e rëndësishme për të, p.sh. anëtarët e familjes. I shpreh ndjenjat e saj-p.sh. dëshira ta merrni në duar ose t'i jepni ndonjë lodër. Kënaqet të flasë apo të luajë me ndonjë, kjo është mosha kur fëmija është shumë i shoqërueshëm.
Zhvillimi motorik Në këtë periudhë foshnja fut në gojë gjithçka. Buzët dhe gjuha janë pjesët më të ndjeshme të trupit dhe përmes tyre fëmija merr të dhëna për formën, përbërjen dhe shijen. Fillon të haj ë ushqim të fortë, në fillim e miksuar e më vonë vetëm e imtësuar, nën kontrollin tuaj. Për të është e vështirë të përtyp, pasi gjer atëherë vetëm ka thithur, prandaj mund ta mbajë ushqimin në gojë. Mëson që diçka guxon ta gëlltis si për shembull ushqimin, e diçka jo, p.sh. lodrën. Gjatë këtyre katër muajve fëmija juaj do të jetë i aftë:
Line 93 ⟶ 92:
Pediatri juaj. Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisë
==Zhvillimi i fëmijës (9-12 muaj)==
Zhvillimi social dhe emocional Fëmija juaj “flet” duke prodhuar zëra të njohshëm, do që t'i flisni dhe t'i përsërisni fjalë të thjeshta. Zakonisht frikësohet nga të panjohur, por formon relacione të posaçme me anëtarët e familjes. Personaliteti i tij u bëhet më i qartë. Karakteristikat e zhvillimit në këtë periudhë janë këto:
Line 107 ⟶ 106:
Pediatri juaj Instituti për Nëna dhe Fëmijë Klinika e Pediatrisë, Ambulanca Konsultative Neurologjike
==Zhvillimi i fëmijës (1-2 vjet)==
Zhvillimi social dhe emocional Edhe pse fëmijët e kësaj moshe kuptojnë shumë fjalë, ata nuk mund të mendojnë në mënyrë abstrakte-ata janë të përpiktë, mendimtarë konkret. Nuk janë shumë të ndëgjueshëm, shpesh nuk u përgjigjen urdhërave. E kuptojnë ç'do të thotë “jo”, por nuk mund t'i kontrollojnë impulset e tyre. Karakteristikat e zhvillimit në këtë periudhë përfshijnë: Fëmija juaj është kureshtar, plot me energji dhe kërkon t'i kushtoni vëmendje. Ai është shumë i varur dhe i lidhur, dhe duket sikur frikësohet që mos e braktisni. Kënaqet në lojë me të rriturit, sidomos në lojëra me karakter përsëritës.. Tregon interes për fëmijë më të mëdhenj, por zakonisht luan vetëm. Ende nuk e ka zhvilluar aftësinë t'i ndajë gjërat me të tjerët. I imiton të tjerët-p.sh., shtiret se gjoja bisedon në telefon. Mund të bashkëpunojë rreth veshjes, pasi që do të imitojë dhe të marrë pjesë në këtë. Përmirësohet aftësia të ushqehet vetë. Karakteristikat tjera të zhvillimit janë:
Line 120 ⟶ 119:
shnja
==Zhvillimi i fëmijës (2-3 vjet)==
'''Zhvillimi social dhe emocional'''<br>
Fëmija në këtë moshë veç më shqipton fjali. Ka mësuar shumë gjëra për raportet mes të afërmve, di t'i dojë (empatia). Ka shumë vetëbesim dhe fjala “jo” është më e pëlqyera për të. Karakteristika tjera për këtë periudhë janë: Sulmet e mllefit/hidhërimit (temper tantrum), kur fëmija e humb plotësisht kontrollin. Fëmijët e kësaj moshe duan të luajnë me fëmijë tjerë, por për kohë të shkurtë, pasi që ende nuk e kanë zhvilluar aftësinë për t'i ndarë gjërat me të tjerët. Janë të padurimshëm, nuk mund të presin dhe u vjen rëndë kur duhet ata ta bëjnë zgjedhjen. Ende nuk mund ta kuptojnë shkakun pse diçka ndodh, dhe nuk mund t'i kontrollojnë impulset. Duan në gjithçka t'i imitojnë të rriturit.<br>
|