[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 107:

==Zhvillimi i fëmijës (1-2 vjet)==
'''Zhvillimi social dhe emocional'''

Zhvillimi social dhe emocional Edhe pse fëmijët e kësaj moshe kuptojnë shumë fjalë, ata nuk mund të mendojnë në mënyrë abstrakte-ata janë të përpiktë, mendimtarë konkret. Nuk janë shumë të ndëgjueshëm, shpesh nuk u përgjigjen urdhërave. E kuptojnë ç'do të thotë “jo”, por nuk mund t'i kontrollojnë impulset e tyre.

''Karakteristikat e zhvillimit në këtë periudhë përfshijnë:''
Fëmija juaj është kureshtar, plot me energji dhe kërkon t'i kushtoni vëmendje. Ai është shumë i varur dhe i lidhur, dhe duket sikur frikësohet që mos e braktisni. Kënaqet në lojë me të rriturit, sidomos në lojëra me karakter përsëritës.. Tregon interes për fëmijë më të mëdhenj, por zakonisht luan vetëm. Ende nuk e ka zhvilluar aftësinë t'i ndajë gjërat me të tjerët. I imiton të tjerët-p.sh., shtiret se gjoja bisedon në telefon. Mund të bashkëpunojë rreth veshjes, pasi që do të imitojë dhe të marrë pjesë në këtë. Përmirësohet aftësia të ushqehet vetë.

''Karakteristikat tjera të zhvillimit janë:''
Përmirësohet memoria. Tregon aftësi të punojë me sende që shkojnë bashkë-p.sh. laps dhe letër. Aftësi të radhisë fotografi në një tërësi, kube. Aftësi të mbajë mend dhe të përsëris ndodhi të kaluara. Kënaqet në lojëra të thjeshta “kinse”, p.sh. shtiret se flet me ndonjë në telefonin e tij-lodër. Nuk e kupton madhësinë e sipërfaqes -p.sh. mund të frikësohet mos rrëzohet në kanalet e ujit, në banjo.

'''Zhvillimi motorik'''

Fëmija juaj tregon përparim të shpejtë në lëvizjet, që do të thotë duhet ta reorganizoni tërë shtëpinë. Fshihni larg fëmijëve sendet që thyehen dhe ato të rrezikshmet. Karakteristikat e zhvillimit:
Fëmija një vjeçar mund t'ju humbasë sysh shpejt, me dubak me katër rrota. 15 muajsh mund të ec vetë, me këmbë të hapura dhe me duar të ngritura. Deri në moshën dy vjeçare, fëmijët mësojnë të vrapojnë. 15 muajsh, ata ndalen në këmbë duke i shfytëzuar duart, por dy vjeç mund ta bëjnë këtë pa i shfrytëzuar duart. Deri më dy vjet, shumica e fëmijëve mund të zbresin shkallëve nëse mbahen, por para se të kalojnë në shkallën e ardhshme ndalen në shkallë me të dyja këmbët. Dy vjeç mund të shtypin butona dhe t'a shtypin rrezen e derës.

'''Zhvillimi i gjuhës'''

Zhvillimi i gjuhës
Në moshë 15 muajsh fëmija juaj mesatarisht di 10 fjalë. Në moshë mes 18 muaj dhe 2 vjet mesatarisht ka në dispozicion 50 fjalë. Deri 2 vjet, fëmijët mund ta shprehin me fjalë shumicën e asaj që duan ta thonë. Fjalitë bëhen më të gjata dhe më precize. Të kuptuarit përmirësohet, ashtu që ata mund të mbajnë mend dy gjëra njëkohësisht-p.sh. ta marrë topin dhe ta çojë te babi. Kur është i shqetësuar mund të flas me ndërprirjee ose të dyshohet rreth ndonjë fjale. Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës tuaj?
I bleni lodra me kopsa dhe dorëza të cilat mund t'i shtypin. I bleni libra të ilustruar të thjeshtë. I bleni lodra të përbëra nga pjesë, që të mund t'i shpërbëjë. I bleni libra me fotografia. Luani loja me jo, p.sh. “a është vëllai nën krevat”? Fëmijët e vegjël duan t'i imitojnë të tjerët. I siguroni sende për ta bërë këtë. E lini ndonjëherë të lozin vetëm, duhet të mësojë të kënaqet vetë. Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin Fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, ashtu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjthatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër).

''Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë:''
Nuk tregon vetëdije për njerëz të ndryshëm. Nuk tregon interes për anëtarët e familjes. Nuk tregon frikë nga ndarja. Ende nuk ec. Nuk ecën stabil, sidomos nëse ka plogështi (flopy infant). Nuk gugat shpesh. Nuk di të thotë fjalë me domethënie. Nuk dëgjon kur i flasin të tjerët. Është shumë i qetë kur luan. Nuk përgjigjet kur i flasin të tjerët. Nuk është i aftë t'i tregojë sendet kur ia thua në emër. Ku të drejtoheni për ndihmë?

Ku të drejtoheni për ndihmë? Pediatri juaj. - Këshillimore për zhvillimin e fëmijës - Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisëUrologjisë
shnja

==Zhvillimi i fëmijës (2-3 vjet)==