[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 62.162.124.161) dhe riktheu rishikimin 1752194 nga Silva.1994
HISTORIKU i FILMIT TE ANIMUAR SHQIPTAR
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
{{pov}}
{{Portal|HISTORIA E FILMIT ME ANIMATION NE SHQIPERI
{{Portal|Film}}
 
 
 
1975----2019
 
- Fillimisht u emërtua filmi multiplikativ më pas filmi vizatimor dhe në ditët e sotme Animation film
 
 
-Arti I magjishem I filmit me animation do të realizohej në Shqipëri në vitin 1975 në ”Kinostudion Shqipëria e Re” si I vetmi institucion shtetëror ku deri në atë kohë prodhonte filmat artistik dhe dokumentar me finacim dhe programim vjetror. Çelja e këtij zhanri të ri kinematografik do të sillte në ekran një film prej 5 min me kartona të prerë të realizuar nga pionierët e kësaj gjinije Vlash Droboniku dhe Tomi Vaso
1975
 
"Zana dhe Miri" ishte një subjekt fëmijëror I realizuar me teknikën e kartonit të prerë . Personazhet kryesore ishin dy fëmijë të vegjël që luanin me top, jashtë kujdesit që duhet të tregonin për lulet.
Këta dy krijues të rinj të porsa kthyer nga një specializim disa mujor në Studion "Animafilm Bukuresht" do t'i kushtoheshin një pune një vjeçare plot pasion. Ishte një nismë e guximshme drejt shumë të panjohurave, por që dashuria për këtë art te mrekullueshëm te kinemasë e solli suksesshëm këtë film. Filmi u shfaq me 24 Nëntor 1975 përpara kolektivit krijues dhe do të mirëpritej me shumë vlerësime sepse suksesi I tij ishte se shënoi çeljen e një gjinije të re kinematografike .
Ky film ishte fillesa e një reparti të ri I cili në vitin 1981 do të emërtohej si sektori I filmit vizatimor I përbërë nga redaktorë, regjisorë, piktorë, operatorë, piktorët ekzekutues dhe me atelie xhirimi të teknikave të ndryshme.
 
-Nga viti 1975 deri 1982 reparti do drejtohej nga op . Tomi .Vaso, në vitet 1983 - 1984 përgjegjës administrativ ishte NikollaqTaja, në vitet 1985- 1993 përgjegjës administrativ ishte Enver Derhemi . Udheheqes Artistik dhe shef redaksije nga viti 1983 deri 1993 ishte G.Leka .
 
- Vitet 1975 - 1990 do të mbeten si dekadat e prodhimit dhe krijimtarisë të drejtuar nga shteti. Gjatë këtyre viteve krijues të talentuar të ardhur pas diplomimit në Instututin e Arteve do të punonin për rreth 1 vit në grupe xhirimi me funksionin e piktorëve, animatorëve ose skenografëve pranë regjisorëve ku ekseprienca e tyre do qe udhërrëfyese në filmat e tyre të ardhshëm , që do të kishin karakterin e filma autor.
Nga realizimi I 4- 5 filmave në vit prodhimi do të shtohej në 12 - 14 filma në vit në teknika të ndryshme. Shtimi I prodhimit do të sillte një punë voluminoze plot sakrifica por kjo gjeneratë e re artistësh pati një dukuri të përbashkët pasionin dhe dashurinë për filmin që solli një zhvillim shumë të shpejtë në kërkesat eksperimentuese në varësi me subjektet që trajtoheshin.
 
- Eksperimentime dhe arritje cilësore
 
 
Meqënëse në Shqipëri mungon një shkollë e specializuar për filmin e animuar, krijuesit zgjodhën rrugën më të vështirë, rrugën e eksperimentimit si mjeti I vetëm autodidakt për të çuar më tej mjeshtrinë artistike. Kartoni i prerë dhe I artikuluar u bë teknika e preferuar për të gjithë regjisorët, piktorët, animatorët dhe operatorët , nëpërmjet kësaj teknike, me anë të lirshmërisë së personazheve, ata kuptuan sekretin e madh të lëvizjeve dhe rritmit, të ndërtimit të dekoreve dhe mizansenave që do të çonin më tej vlerat eksperimentuese mes realizimeve të filmave si: "Pika e Ujit", "Mirela", "Festa e pranverës", "Kau dhe ujku", "Stop Kundravajtje", "Dhelpra dhe Iriqi" ,Ah.Lepurusha...Lepurusha ...!" "Bredhi midis nesh"," Lulja Magjike" Agroni dhe Nafta" Geshnjeshtra i ka këmbët e shkurta", 4 seritë e fuilmit.. "Jo kështu piku " Ditë korrjesh", "Krimbi", Parulla " " Dy gosti", Toçi dhe Poçi", "Nevoja të ndihmon", "Dimri dhe fëmijët", "Gara e milingonave", "Abetarja dhe Zogjtë e boltës","Kënga e fundit" "Kush e meriton", etj., filma që do krijonin arshivin filmik dhe do të mirëpriteshin nga bota fëmijërore dhe publiku, gjatë premierave dhe shfaqjeve në sallat e kinemave të programuara nga sektori distribution kinofilmit.
 
1977
 
-Bujar Kapexhiu ishte nga regjisore piktorët e pare qe mjetin e tij te dashur te humorit do ta eksperimentonte në teknikën e celofanit me filmin "Zhgaravinat", në vitin 1977 teknika e celofanit vazhdoj e suksesshne nga një grup regjisorësh që trajtuan humorin në filmat e tyre, të tillë si Robert Qafzezi, Esperanca Konomi, Artan Maku, Gëzim Qendro, Vlash.Droboniku, Sokol Xhahysa, Xhovalin Delia, etj.
 
1981-83
 
 
- Në vitin 1981 regjisori Vlash Dobrovniku realizoi filmi "Lufta për Jetën" . Në vitin 1983 Regjisori Boris Ikonomi realizoi filmin eksperimental me kuadro të kombinuara , filmin "Ilira" tematika vinte nga legjenda Të dy filmat ishin me vlera të artistike në konceptin ekseprimentale për atë kohë.
 
Po në vitin 1983 krijuesi regjisori Vlash dobrovniku do të eksperimentonte xhirimin e kukullave kuadër për kuadër.StopMotion Fillesa do t'i niste me filmin "Zogu Pushbardhë" . Shumë shpejt kjo teknikë u bë e dashur dhe mjeshtërore në krijues të tjerë , regjisoret Boris Ikonomi në filmin "Merimanga dhe Brumbulli", regjisori Jani Zhongo në filmin "Lodrat e Mirit", regjisori Artur Muharemi dhe Vlash.Droboniku në filmin "Kërpudha" , regjisori Gjin Varfi, regjisori Artan Maku të cilë do t'i kushtohet suksesshëm kësaj teknike në vazhdimisi në të gjithë filmat .
 
Në 1985
 
 
- Hyn teknika e re , Vizatimi në letër . Kjo teknikë do të tërhiqte fuqishëm regjisor - piktorin Gazment.Leka në Filmin "Plumb Ballit" , cili përmes emocionit dhe vlerave figuarative që krijon maja e lapsit në letër do të trasmetonte nepërmjet filmit metamorfozës. Filmi "Plumb Ballit" do të qe një arritje e mëtejeshme e cila shumë shpejt do të aplikohej nga një tjetër krijues,regjisor -piktori Artur Muharremi tek filmi "Gjethja" , realizuar prej këtij regjisor piktori do të sillte mjeshtërisht ndjeshmërinë dhe plastikën e lëvizjes . Dhe është po ky regjisor-piktor që me një konceptim të ri -karton i animuar-e përsosi këtë teknikë në filmin "Sa nata dita". Me plastike dhe ndjeshmeri animacioni ,me teknikën e celofanit ,me teknikën e pikturimit ne leterësht A/4 , ne teknikën e pikturimit ne kalk u realizuan disa filma si; "Kënga e fundit"; " Portreti " ; " Dashuri në katër stinët" me regjisor piktor Artan Maku .Një punë sa e bukur e cilësore por dhe e mundimshme në pikturimin në letër u arrit edhe nga regjisor - piktori Gëzim Qëndro tek filmi "Parullat" e realizuar me akuarel .
 
- Në vitet me vonë 1986 -87-88-89-90
 
 
Do të shfaqen dy krijues të rinj të talentuar të dashuruar me plastikën . Ku modelimin i formës do të jetonin mes ëndrrës dhe realitetit , me dëshirën për të eksperimentuar në teknikën e plastelinës. Regjizorë - Piktorët Jani Zhonga dhe Stefan Taçi do të relizonin në këtë teknikë një film me vlera dhe me nivel të lartë artistik të titulluar "Veza e rallë". Kjo teknikë do të bëhej më e preferuara për këta dy krijues ,por dhe nga krijuesi regjisor-piktori Artan Maku në filmat e tij në vazhdim si filmi "Kërkoj", "Gurëgdhëndësi", "Divi dhe Gjahtari" Mirazh në shkretëtirë " Sarah , Zëmërimi erës"etj .
Kjo periudhë vitesh , prodhimesh dhe eksperimentimesh rriti nivelin cilësor të filmave duke formuar veçantitë dhe tipare individale, stilistike për regjisorët dhe piktorët .
- Por nje të rëndësishëm në këto arritje do të ishte dhe puna përsosur e mjeshtërore e xhirimeve me operatorët Tomi Vaso, Diana Diamanti, Vangjush Valla, Faruk Basha, Jovan Kondakci, Beqir Vaqari, Sonja Mamaqi, Leonard Dori.
- Ndërkohë që në ambjentet krijuese dhe dhomat e xhirimit ndihej tiktaku I kameras një tjetër ateljeri , grupi i piktorëve ekzekutues përballonte një punë kolosale, vizatim pas vizatimi, modelim pas modelimi i kukullave, prerje pas prerje të kartonave e mijëra ngjyrosje celofoanësh. Ato të mrekullueshmet duart artat dhe të palodhurat lanë të fiksuar dashurinë, pasionin dhe vullnetin e hekurt në të gjithë filmat e krijuar në këtë periudhë. Me plot admirim dhe vlerësim përmendim Natasha Vodica, Elefteri Mella, Zamira Keçi, Alma Devolli ,Beti Kumi, Lejla Llazani, Diana Hoxha, Ana Arapi, Zana Thaçi, Alimja Dinja, Andon Ikonomi, Milto Çarka, Thanasi Shyti, Mirela Palloshi, Bledar Tirana, Vehap Kokalari, etj ., etj.
 
 
- Por nje vlere kësaj krimtarie i kanë dhënë Skenaristët dhe Redaktorët me tematikat që afruan
Filmi si të gjitha artet kishin drejtimin dhe orientimin të kohës, pra ekzistonte një kornizë dhe askush nuk mund të dilte prej saj, Vështirësinë më të madhe e kanë patur skenaristët në përzgjedhjen e subjekteve. Skenaret fillimisht diskutoheshin në keshillin artistik që drejtohej nga udheheqesi artistk Kristaq.Dhamo, më pas sektori kishte redaksinë e tij, në vitin 1981 përbëhej nga skenaristë e redaktorë si Luan Rama, Gazment.Leka, Vllasova.Musta, Stavri.Pone. Subjektet vinin të propozuara nga shkrimtarë dhe regjisorë. Tematika e filmave të realizuar 1975-1985 i adresoheshin për fëmijët më vonë realizuesit kërkuan të hapin shtigje të reja, disi delikate për kohën. Krijuesit si Artan Maku, Artur Muharremi, Robert Qafzezi, , Gëzim Qëndro, Artur Dauti, Sokol Xhahysa do t'i referoheshin temave fillozofike, i tillë është filmi " Portreti" " Unë " "Sa Nata Dita" i cili mbetet një shembull i arrirë dhe i veçantë i daljes nga kornizat e kohës. Krijuesit e tjerë shpesh kërkonin lirinë artistike të shprehjes në ndërtimin regjisorial, në stilet grafike, në karakteret, në dekoret dhe në elementët e tjerë përbërës të filmit .
 
Tentativa pati per filmat Serial.
 
 
 
- Filmi me animacion pati tentativa dhe arritje në filmat serialë. Serialet filluan me filmat " Pipiruku" me regjisor Bujar Kapexhiu, "Jo keshtu piku" me regjisor Artan Makun, "Pushbardhi" me regjisor Vlash Drobonikun dhe "Robinsoni" me regjisor Sokol Xhahysa
 
-Në realizimin e filmave të animuar Shqiptar dhanë kontribut artistik kompozitoret më të mirë të kohës, formulueset e muzikës, regjisoret e montazhit
dhe operatorët e zërit . Këto u bënë evidente dhe i dha vlera të veçanta filmit të animuar, të tillë ishin kompozitorët Limos. Dsidari, Ferdinand. Deda, R. Radoja, Sh. Shehu, J. Papadhimtri, A. Lalo, A. Peçi, etj .. dhe formuluesit e muzikës si N. Andoni , M. Meçule, E. Bushati, A.Pasko, E. Kume, E. Budini, N. Karamani, V.Leka, Sh. Papapavllo, K. Kotmillo, K.Tollko, F.Uka, A.Osmanlliu, M.Berxolli, Zh. Kosturi, S. Konduri, etj., etj.)
 
Festivalet
 
 
Viti 1976 do të shënonte realizimin e festivalit të parë të filmit Shqiptar ku bënte pjesë dhe filmi me animation . Që në fillesat e veta filmi vizatimor pati vlerësime me çmime në Fetivalet ndërkombëtare të animacionit si në Ballkan dhe Europë ku është vlersuar niveli i filmit me animacion i realizuar në Shqipëri , disa filma të animuar kane meritur çmime të ndryshëm , këtu mund të përmendim fetivale të rëndësishëm si Annesy Francë 1987, 1999, Venecia, KLaliforni USA, Greqi , Stamboll, Serbi, Rumani, Gjermani, ,Portugali, Hollandë, Lituani, Poloni, Ukrainë, Itali, Spanjë, Portugali, Egjypt, Iran, Japonio, Argjentin, Brazil, Prishtine, Dokufest, etj, etj.
 
Në vitin 1991 hapet një botë e re .....
 
Viti 1991 do të sillte një tjetër botë për kinematografinë Shqiptare në përgjithësi dhe për filmin me animacion si pjesë e tij .Ngjarjet që do të zhvilloheshin në vendet e lindjes, përmbysjet e sistemeve, do të ndikonin dhe në Shqipëri e cila do të qe e fundit që do të rrëzonte diktaturën dhe pushtetin totalitar për të vendosur sistemin demokratik . Një tjetër hapësirë drite dhe shprese erdhi. Kinostudjo do të quhej Albafilm. Çdo gjë do të transformohej në tregun e lirë , kjo liri çeli hapësira të reja por në të njëjtën kohë ndikoj fuqishëm në filmin me animacion. Një pjesë e mirë krijuesish emigruan jashtë vendit duke u punësuar në studjo apo TV të ndryshme të tillë si: Robert.Qafzezi emigruan në Francë, Artur.Muharemi ,Jani Zhonga dhe Artan Maku në Greqi, E.Konomi në Spanjë, Mit'hat.Fagu në Itali, S.Xhahysa në Zvicër, V.Droboniku në Greqi dhe pastaj USA, ( Boris Ikonomi 1956 - 2008 në Kanada (tashti nuk jeton ). Tani ata janë artistët e diasporës të cilët mbajnë të gjallë jo vetëm kujtimet e krijimtarisë së kaluar por dhe vazhdimin e këtij arti. Regjisori Artan Maku kthehet në shqipëri duke dhënë eksperiencën e fituar në studiot e ndryshme te animacionit në Greqi tashti realizon filma te animuar dhe jep mësim në universitetin "Luigj Gurakuqi" dega e grafikës lënda e filmit të animuar SHKODER . Si krijuesit që jetojnë në Shqipëri dhe shumë prej regjisorve piktorve që jetojnë në vende të Europës dhe USA janë vleresuar me çmime në festivale të ndryshme.
 
Koncepte të reja drejtimi dhe organizimi në përputhje me kohën.
Në Shqipëri pas këtyre ngjarjeve në vitin 1993 filmi me animacion do të dilte më vehte si studjo e titulluar "Alba film Animacion", përpjekjet në këtë periudhë të vështirë ekonomike ishin të mëdha për ekzistencën e kësaj gjinie të kinematografisë shqiptare. "Alba Film Animacion" fillimisht u drejtua nga Regjisori B.Ikonomi, në këtë periudhë prodhimi I filmave do të binte ndjeshëm si pasojë e mungesës së finacimeve . Por shumë shpejt vështrirësitë do t'a vinin para falimentimit dhe filmi i animuar përsëri do të bashkohej me "Alba film distribution". Krijimi I QKK do të sillte çeljen e shoqërive private. Në këto momente u krijuan shoqëri të prodhimit dhe të distribucionit të filmit. Këto shoqëri private mblodhën rreth vetes grupe krijuesish të talentuar dhe ky ishte një fat I madh për jetën e filmit dhe të krijuesve sepse i hapi rrugën realizimeve serioze të cilat bënë që në pak vite edhe filmi i animuar të krijonte fizionominë e tij. Këto kompani realizuan krijime serioze dhe subjekte të arrira artistikisht. Drejtuesit e këtyre kompanive si kompanitë "4+1", "Studio 7", "Pegaso", "Ibro", " MAKU shpk", etj., etj. jo vetëm u drejtuan nga regjisorë të njohur por edhe bashkëpunuan me regjisorët e brezit të parë dhe me ato të brezave më të rinj të fushës së filmit të animuar të tillë si B. Kapexhiu, A. Maku, A.Dauti, Gj .Varfi, Sh .Veseli, A. Faja, E. Faja, I. Kaso, R Nova, B.Shijaku, A. Malltezi, E. Vogli, B. Millo, M.Çarka, A. Ikonomi, etj.. Disa prej këtyre krijuesve aplikojnë teknikat klasike ndërsa të tjerë I janë përkushtuar sitemeve digitale 2D dhe 3D të cilat I aplikojnë si dashuri e pasion jashtë shkollimeve dhe kurseve të specializuara për këto teknika bashkëkohore . Disa nga filmat e këtyre shoqërive janë nominuar dhe janë vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në festivale të ndryshme të filmit.
Filmat që realizojnë kompanitë filmike sponsorizohen nga QKK, e cila harton politikat kulturore në fushën e kinematografisë dhe njëkohësisht mbështet projektet për filmat që aplikojnë . Por në fushën e animacionit këto financime janë shumë të vogla dhe i vënë edhe sot e kësaj dite në vështirësi krijuesit dhe shoqëritë filmike.
ANIFEST ROZAFA 2010
"AniFestROZAFA 2010" është aktiviteti më i ri i filmit në Shqipëri dhe vlera e veçantë e tij qëndron në dy aspekte, së pari, i adresohet vetëm animacionit dhe së dyti, emërtimi nga fëmijët dhe për fëmijët përmbledh një univers shumë hapësinor që i kushtohet fëmijëve . Ky aktivitet Ndërkombëtar sjell jetën, freksinë dhe mendimië fëmijëror nga e gjithe bota , nga shkolla fëmijërore të animacionit të cilat do të ndikojnë në çeljen e shkollave të ndryshme të animacionit edhe në Shqipëri. Ky aktivitet njëkohësisht është i hapur për filmat cilësor të mjeshtrave të animacionit nga të gjitha vendet e botës me synimin e subjekteve fëmijërore. Përbërja e dy jurive asaj të fëmijëve dhe e të rriturve krijon një ndjenjë vlerësimi dhe serioziteti. Si i tillë ai është një festival i aprovuar nga instancat shtetërore të kulturës dhe QKK. Debutimi me sukses i edicionit të parë në 04-09 Tetor 2010 ku morën pjesë 26 vende të botës, tregon vlerësimin dinjtoz dhe admiriminin për këtë art të mrekullueshëm të kinematografisë.
1975-2010, 35 vjet film I Animuar Shqiptar
 
35 Vjetori i fimit me animacion do të qe dhurata më bukur e këtij aktiviteti në vigjiljen e vet. Risjellja, përzgjedhja dhe vizionimi i filmave të realizuar në këto 35 vjet si dhe risjellja në vëmendje e autorëve që debutuan në këtë art do të bënte që e gjithë kjo krijimtari e shkuar të ndjehej aktuale dhe me vlera. Ata që na mungonin do të ishin prezent mes ekranit dhe për t'a do të kishte dhe shumë admirim. Duke sjellë arkivin e pasur të filmave të realizuar gjatë 35 viteve në të gjitha ditët e festivalit mes seksionit panoramë dhe seksionit të konkurimit ndikoi që krijuesit të ndjehen të lumtur mes njeri tjetrit në sallën e kinemasë e cila ishte e mbushur plot me zërat fëmijërorë të qytetit të Shkodrës dhe e publikut .
 
Kjo është mrekullia e dëshiruar prej vitesh dhe ja erdhi si tillë në ditët e "AnifestRozafa 2010"
Qyteti i Shkodrës ku zhvillohet ky aktivitet është një ndër qytetet me tradita të hershme në fushën e artit , është një ndër qytetet mirëdashëse, artdashëse dhe mikëpritëse.Sot ky festival feston vitin jubilar të 10 (dhjetë) me emertimin A-FestfilmROZAFA2019 " 30shtator -5 tetor 2019 SHKODER.
}}
'''Filmi''' është një term që përmban tërë [[fotografia|fotografitë]] në lëvizje si projekte në veçanti apo si fushë në përgjithësi. Origjina e fjalës vjen nga materiali që përdoret për të rregjistruar dhe treguar ato, i cili quhet [[filmi fotografik|film fotografik]].