Ndryshimi mes inspektimeve të "Imam Buhariu"

251 bytes added ,  2 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v (removed Category:Imamllarë; added Category:Imamë using HotCat)
v
[[Skeda:Imam Bukhari Mosque Minaret.JPG|parapamje|Xhamia e Imam Buhariut në [[Medinë]]]]
[[Skeda:Fathul Bari bisyarhi Shahih al-Bukhari Imam Khairul Annas.JPG|parapamje|Librat e Imam Buhariut]]
Nga Shejhul Hadith Allahma Ghulam Radul Saidi Pas Sahabah al-Kiram, '''Imam Buhariu''' radhitet si një prej njerëzve më të shquar nga ata njerëz të devotshëm, të cilët i kanë dhënë lumturi të pafund ymetit të profetit të shenjtë, salallahu alejhi ue selam.
 
Fakti më i madh për këtë është libri Ahadith an-Nebevi që ai e ka përpiluar,ose siç njihet [[Sahih Buhariu|Sahih el-Buhari]].
Sikur edhe një [[mysliman]] të mbetet në tokë, bekimet e Imam Buhariut do të kenë një vend në imanin dhe Islamin e tij ose të saj. Le të bëjmë një vëzhgim të shkurtër mbi jetën dhe veprat e tij.
Imam al-muhadithin Habrat Imam Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el-Buhariu ka lindur ditën e 13 të muajit islam të Shevalit[[Sheval]]it në vitin 194 pas hixhretit[[hixhreti]]t, në qytetin e famshëm Buhara, në tokën “përtej kanalit”, që aktualisht quhet [[Uzbekistan]].
Babai i Imam Buhariut, Ismail ibn Mughirah el-Xhafi, ishte një asket dhe muhadith i madh, prej të cilit ai trashëgoi karakteristikat e përkushtimit dhe përsosmërisë letrare. Kur ishte shumë i vogël, i vdiq babai dhe nëna e tij mori përgjegjësinë e plotë për ta rritur atë.
Imam Buhariu humbi shikimin në moshë të re. Ai kërkoi ndihmë nga shumë mjekë të njohur dhe të aftë të kohës së tij, por trajtimet e tyre nuk e shëruan atë. Nëna e tij ishte adhuruese e devotshme dhe grua e drejtë.
Ajo i kërkoi ndihmë Allahut të Plotfuqishëm për fëmijën e saj dhe i kërkoi që t’ia kthente shikimin. Më në fund “lumi i mëshirës u derdh mbi të” dhe [[Allahu]] i Plotfuqishëm e pranoi lutjen e saj. Nja natë në ëndërr ajo i bëri një vizitë Ibrahimit alejhis-selam dhe i thanë: “Allahu ia ka kthyer shikimin djalit tënd për shkak të lutjeve të tua të forta dhe të bukura”. Në mëngjes kur Imam Buhariu u ngrit nga shtrati, në sytë e tij u shfaqën rreze drite.
Kur Imam Buhariu u bë dhjetë vjeç dhe pasi kishte mbaruar arsimin fillor, Allahu i Plotfuqishëm e bëri të interesuar për shkencën e Hadithit[[Hadithi]]t dhe ai u pranua në klasën e Hadithit të Buharas.
Ai u shkollua pas një studimi shumë energjik. Një vit më vonë ai kishte një kujtesë shumë të mirë për tekstin dhe zinxhirët e transmetimit të Hadithit, saqë ndonjëherë korrigjonte dhe mësuesit.
Imam Buhariu po mësonte me shpejtësi dhe kur arriti në moshën 16-vjeçare kishte mësuar përmendësh librat e Abdullah ibn el-Mubarakut, el-Vakit dhe të shokëve të tjerë të ditur të Imam Ebu Hanifes radiallahu anhum. Kur ishte 18 vjeç, ai vizitoi Mekën[[Mekë]]n bashkë me nënën dhe vëllanë e tij më të madh, Ahmed ibn Ismail. Pasi bëri haxhin, vëllai i tij u kthye bashkë me nënën, kurse Imam Buhariu qëndroi atje për t’u shkolluar më shumë.
Ndërkaq ai shkroi një libër me titull Kadaja es-Sahabeh ve-Tabiin.
Pas kësaj ai shkoi në Medinen e ndritshme për të përpiluar librin e famshëm të esma er-rixhal (emrave të burrave të transmetimit) me titull Tarikh el-Kabir, ndërsa ulej pranë varrit të profetit, salallahu alejhi ue selam, gjatë orëve me hënë. Menjëherë pasi e përfundoi këtë, filloi një seri kopjesh.
 
Imam Buhariu udhëtoi në shumë qytete për transmetimin e haditheve dhe përftoi shumë dije, ndërsa qëndroi larg vendit të tij për shumë vite.
Ai ka thënë: “Për të kërkuar dije, udhëtova dy herë në [[Egjipt]] dhe [[Siri]], katër herë në Basra, kalova gjashtë vjet në Hijaz dhe shkova në KufaKufe dhe [[Bagdad]] shumë herë i shoqëruar nga Muhadithin-ët”.
 
Imam Buhariu kishte kujtesë shumë të fortë. Hashid ibn Ismail thotë se në fëmijërinë e tij: “Imam Buhariu vinte me ne tek dijetarët e Basras, për të dëgjuar hadithet.
Vdekja e tij
Pasi u kthye në Buhara, Imam Buhariu vendosi të udhëtojë në Samarkand. Ai ishte akoma shumë larg nga qyteti, kur ai dëgjoi se njerëzit atje kishin dy pikëpamje për të. Prandaj ai vendosi të qëndrojë në një fshat që quhej “Kharteng”.
Atje ai bëri lutjen e mëposhtme: “O [[Allah]], toka, pavarësisht nga madhështia e saj, po bëhet e ngushtë për mua dhe po më shqetëson shumë. Prandaj më merr tek Ti”. Pas kësaj lutjeje ai u sëmur.
Ndërkaq banorët e Samarkandit dërguan një njeri që ta merrte. Buhariu u ngrit dhe ishte gati të udhëtonte, por e lanë fuqitë. Pastaj filloi t’i lutej Zotit, u shtri në shtrat dhe ndërroi jetë – Allahu e mëshiroftë.
Ai vdiq natën e Bajramit, nata e parë e Shevalit në vitin 256 pas hixhretit. Ai ishte 62 vjeç pa 12 ditë.
Këtë natë, dielli i dijes së gjerë, virtyteve dhe të mirave, perëndoi. Dija dhe veprimet e tij kishin ndriçuar zemrat dhe mendjet e banorëve të Samarkandit, Buharasë, Bagdadit dhe Nishapurit.Warraq tha:”Pashë në ëndërr Imam Buhariun duke ecur pas profetit a.s dhe këmbët e tij shkelnin pikërisht aty ku kishte shkelur profeti a.s.”
Farbari ka thënë: “Takova profetin a.s në ëndërr dhe më pyeti: “Ku po shkon?”
Unë u përgjigja: ”Tek Muhamed ibn Ismail (al-Buhariu)”.
Atëherë ai më tha: ”Shko dhe bëji selam nga unë.”
Abd el-Wahid ibn Adam Awajsi ka thënë: “Pashë në ëndërr profetin a.s duke ndenjur me një grup nga shokët e tij. E pyeta: “O i dërguari i Allahut, kë po pret?”
Ai u përgjigj: “Buhariun”. Pas disa ditësh dëgjova se Buhariu kishte ndërruar jetë.Ai kishte vdekur në atë moment që kisha parë profetin a.s në ëndërr.
 
== Burime ==
* [http://buharija.com/ Online izdanje Buharijine zbirke vjerodostojnih hadisa]
 
[[Kategoria:Juristë myslimanë]]
726

edits