Ndryshimi mes inspektimeve të "Imam Buhariu"

32 bytes added ,  2 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
v
[[Skeda:Imam Bukhari Mosque Minaret.JPG|parapamje|Xhamia e Imam Buhariut në [[Medinë]]]]
[[Skeda:Fathul Bari bisyarhi Shahih al-Bukhari Imam Khairul Annas.JPG|parapamje|Librat e Imam Buhariut]]
Nga Shejhul Hadith Allahma Ghulam Radul Saidi Pas Sahabah al-Kiram, '''Imam Buhariu''' radhitet si një prej njerëzve më të shquar nga ata njerëz të devotshëm, të cilët i kanë dhënë lumturi të pafund ymetit të profetit të shenjtë, salallahu alejhi ue selam.
 
Sikur edhe një [[mysliman]] të mbetet në tokë, bekimet e Imam Buhariut do të kenë një vend në imanin dhe Islamin e tij ose të saj. Le të bëjmë një vëzhgim të shkurtër mbi jetën dhe veprat e tij.
Imam al-muhadithin Habrat Imam Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el-Buhariu ka lindur ditën e 13 të muajit islam të [[Sheval]]it në vitin 194 pas [[hixhreti]]t, në qytetin e famshëm Buhara, në tokën “përtej kanalit”, që aktualisht quhet [[Uzbekistan]].
[[Skeda:Fathul Bari bisyarhi Shahih al-Bukhari Imam Khairul Annas.JPG|parapamje|Librat e Imam Buhariut]]
Babai i Imam Buhariut, Ismail ibn Mughirah el-Xhafi, ishte një asket dhe muhadith i madh, prej të cilit ai trashëgoi karakteristikat e përkushtimit dhe përsosmërisë letrare. Kur ishte shumë i vogël, i vdiq babai dhe nëna e tij mori përgjegjësinë e plotë për ta rritur atë.
Imam Buhariu humbi shikimin në moshë të re. Ai kërkoi ndihmë nga shumë mjekë të njohur dhe të aftë të kohës së tij, por trajtimet e tyre nuk e shëruan atë. Nëna e tij ishte adhuruese e devotshme dhe grua e drejtë.
Kur Imam Buhariu u bë dhjetë vjeç dhe pasi kishte mbaruar arsimin fillor, Allahu i Plotfuqishëm e bëri të interesuar për shkencën e [[Hadithi]]t dhe ai u pranua në klasën e Hadithit të Buharas.
Ai u shkollua pas një studimi shumë energjik. Një vit më vonë ai kishte një kujtesë shumë të mirë për tekstin dhe zinxhirët e transmetimit të Hadithit, saqë ndonjëherë korrigjonte dhe mësuesit.
Imam Buhariu po mësonte me shpejtësi dhe kur arriti në moshën 16-vjeçare kishte mësuar përmendësh librat e Abdullah ibn el-Mubarakut, el-Vakit dhe të shokëve të tjerë të ditur të Imam [[Ebu HanifesHanife]]s radiallahu anhum. Kur ishte 18 vjeç, ai vizitoi [[Mekë]]n bashkë me nënën dhe vëllanë e tij më të madh, Ahmed ibn Ismail. Pasi bëri haxhin, vëllai i tij u kthye bashkë me nënën, kurse Imam Buhariu qëndroi atje për t’u shkolluar më shumë.
Ndërkaq ai shkroi një libër me titull Kadaja [[Sahabët|es-Sahabeh]] ve-[[Tabi'inët|Tabiin]].
Pas kësaj ai shkoi në Medinen e ndritshme për të përpiluar librin e famshëm të esma er-rixhal (emrave të burrave të transmetimit) me titull Tarikh el-Kabir, ndërsa ulej pranë varrit të profetit, salallahu alejhi ue selam, gjatë orëve me hënë. Menjëherë pasi e përfundoi këtë, filloi një seri kopjesh.
Muhamed ibn Jusaf el-Furejbi tha se në kohën që ai kishte kopjuar Tarikh el-Kebir, Imam Buhariu ishte ende shumë i ri.
726

edits