Ndryshimi mes inspektimeve të "Imam Shafi’u"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
v (removed Category:Imamllarë; added Category:Imamë using HotCat)
v
Ky unanimitet për Imam Shafiun, se ai ka lindur në [[Gaza]] dhe babai i tij, Idrisi, vdiq ndërsa ishte akoma i ri, kështu që [[Muhamedi]] u rrit jetim nën kujdesin e të ëmës. Ajo u frikësua për të, nga kushtet e vendit, kështu që e mori në vendin e saj të origjinës ndërkohë që ai ishte dy vjeç. Ai u rrit në Mekke dhe filloi të gjuante me shigjeta, aq sa ua kaloi edhe bashkëkohësve të tij. Pastaj filloi të mësonte gjuhën Arabe dhe poezinë, dhe u bë ekspert i tyre. Pastaj ra në dashuri me [[Fëkëh|Fik’hun]], kështu që ai u bë mjeshtër i kësaj fushe mes njerëzve në kohën e tij.
 
El-Muzeni ka thënë: "Nuk kam parë ndonjë njeri me fytyrë më të bukur sesa Shafiu, Allahu[[Allah]]u pastë mëshirë për të, dhe sa herë që e kapte mjekrën, nuk kishte gjë më të mirë sesa kapja e mjekrës tek ai"
 
Rabij' el-Mu’adhin ka thënë: ‘E dëgjova Shafiun të thotë: “Kam gjuajtur me shigjeta, derisa mjeku më tha: ‘Kam frikë se do të krijohet tuberkulozi në mushkëri, për shkak të kohës së gjatë që harxhon në vapë’. Ai tha: 'Dhe unë i gjuaja nëntë nga dhjetë objekte që kisha për shenjë'".<ref>el-Menakib (2/128), el-Bejhaki</ref>
Dhe prej atyre që e kanë lavdëruar atë janë: Sufjan Ibn Ujejne, Jahja Ibn Se’id el-Kattan, Ebu Ubejd Ibn Selam, dhe ai ka thënë: “Nuk kam parë ndonjë njeri më elokuent, më inteligjent e më zahid sesa esh-Shafi’i. Dhe prej atyre që e kanë lavdëruar Shafiun janë: Jahja Ibn Ekthem el-Kadi, Is’hak Ibn Rahauejh dhe Muhamed Ibnul-Hasen.
 
Ahmed Ibn Hanbel u lut në [[Namazi]]n e tij për të për një periudhe kohore katërdhjetë vjeçare dhe ai thoshte për hadithin që transmetohej nga [[Ebu Daudi|Ebu Davudi]], nga [[Ebu Hurejre]] (radij-Allahu anhu), nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Vërtet Allahu dërgon për këtë Umet në krye të njëqind vjetëve dikë që ta ripërtërijë Fenë për ta."<ref>Transmetuar nga Ebu Davudi (n. 4291), el-Hakim (4/522), Khatib el-Bagdadi në Tarijkh Bagdad (2/61), Ibn ‘Adij në el-Kamil (1/123), Bejhakiu në Ma’rifetus-Sunen uel-Ether (1/137). Është saktësuar nga Imam Ahmedi, sikurse gjendet në [[Sijeri|Sijer]] A’lamun-Nubela’ (10/46), dhe nga Hakimi dhe Dhehebiu, siç gjendet në Fejdul-Kadir (2/282). Është saktësuar gjithashtu nga [[Muhamed Nasirudin Albani|Shejkhul-Albani]] në Sahijh [[Synen Ebu Daud|Sunen Ebi Davud]] (n. 3606).</ref> se: “Umer Abdul-Azijz erdhi në krye të njëqind viteve të para dhe esh-Shafi’i erdhi në krye të njëqind viteve të dyta.” Ahmedi thoshte: “Esh-Shafi’i ishte si dielli për botën dhe si falje për njerëzit.” Ebu Theur ka thënë: “Nuk kam parë ndonjë si puna e Shafiut e as ai nuk ka parë ndonjë si vetja tij.”
 
Rabij' ka thënë: “Shafiu vdiq të Enjten dhe ne ia falëm Xhenazen natën e së Enjtes. E kemi parë hënën e muajit Sha’ban në vitin dyqind e katër dhe ai ishte shtatëdhjetedy vjeç."<ref>Shiko el-Bidaje uen-Nihaje (10/251) të Ibn Kethirit.</ref>
726

edits