Luçie Miloti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta, dhe vepra: rregullim i sintaksës
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Luçie Miloti''' lindi më [[11 maj]] [[1930]] në ([[Shkodër]], [[Shqipëri11 maj]]; vdiq më maj [[20061930]] - [[Tiranë]], [[Shqipëri2006]]) -ka qenë këngëtare shqiptare.
===Jeta, dhe vepra===
 
'''Luçie Miloti''' lindi më [[11 maj]] [[1930]] në [[Shkodër]], [[Shqipëri]]; vdiq më maj [[2006]] në [[Tiranë]], [[Shqipëri]] - këngëtare shqiptare.
 
== Biografia ==
Luçie Miloti lindi në një familje me tradita muzikore. Për herë të parë ka dalë në skenë në moshën 12-vjeçare dhe çuditi spektatorët shkodranë duke kënduar përkrah me Bik Ndojën, File Gjeloshin, Pjetër Gjergjin etj. Rruga e saj artistike do të niste në [[Radio Shkodra|Radion e Shkodrës]] dhe më pas do të angazhohej në shtëpinë e Kulturës të qytetit të [[Shkodra|Shkodrës]], nën dirigjimin e [[Prêng Jakova|Prêng Jakovës]]. Në 1946, në moshën 16- vjeçare vjen në Tiranë, ku fillon karriera e saj si në skenat kryesore të vendit, ashtu dhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Transferimi i familjes në vitin [[1946]] do ta afronte në jetën artistike kryeqytetase. Ai që krijoi figurën e saj të plotë si këngëtare është profesori i saj, Pavlin Pali. Fillimisht emërohet si soliste në [[Radio Tirana]] nën drejtimin e Paulin Palit dhe një vit më vonë emërohet si soliste në filarmoninë shqiptare me krijimin e institucioneve të tjera kulturore artistike profesioniste të kryeqytetit, Luçia u aktivizua në Estradën e Tiranës dhe në [[1957]], emërohet soliste në Ansamblin Shtetëror të [[Këngë]]ve dhe [[Valle Popullore|Valleve Popullore]]. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të shumta këngët që do të kompozohen për zërin e saj. Do të vazhdojë si soliste në Ansamblin Popullor deri në moshën 45 vjeçare, kur del edhe në pension.
Që nga kjo kohë u shkëputur nga skena. Në maj të vitit 2006 në Tiranë pas një sëmundje, Luçia ndërrojë jetë pak ditë pas ditëlindjes së 76-të të saj.
Line 12 ⟶ 11:
Në kujtimet e artistëve bashkëkohës me të, Luçie Miloti vjen si një këngëtare e veçantë. Skenën e pushtonte vetëm me zërin e saj, sepse asnjëherë nuk i përdorte gjestet shoqëruese. Në repertorin artistik numërohen 500 këngë të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në botën e huaj. “Çila sytë, due me te pa”, “Për mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”, “Synin tënd larushe mij çike”, “Me t’shi hajtshamos” etj. Luçie Miloti në karrierën e saj ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si në skenat e shume kryeqyteteve të Ballkanit dhe madje të botës. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”. Për kontributin e saj muzikor, më 1961 ka marrë titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti [[Rexhep Mejdani]]. Me vendimin e Bashkisë së Tiranës, një rrugë e Tiranës merr emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.
 
== Referencat ==
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
<references />
[[Kategoria:Lindje 1930]]
[[Kategoria:Vdekje 2006]]
[[Kategoria:Këngëtare shqiptare]]
[[Kategoria:BiografiNjerëz shqiptarëshnga Shkodra]]