[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 49:
Konfederata Zvicerane është krijuar më [[1 gusht]] [[1291]], që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Megjithatë ajo ndjek një politikë të jashtme aktive dhe është e përfshirë shpesh në proceset për vendosjet e paqes nëpër botë. Zvicra është vendlindja e Kryqit të Kuq, dhe në të kanë selitë organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrën e dytë më të madhe të OKB-së. Në nivelin evropian, Zvicra është një anëtar themelues i Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë dhe është pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane.
 
Zvicra ndodhet në kryqëzimin e Europës gjermanike dhe romane dhe përbëhet nga katër rajone kryesore gjuhësore dhe kulturore: [[Gjuha gjermane|gjermane]], [[Gjuha Franceze|franceze]], [[Gjuha italiane|italiane]] dhe romanshe. Prandaj zviceranët, edhe pse mbizotërojnë gjermanisht-folësit, nuk formojnë një komb në kuptimin e një etnie të përbashkët apo gjuhës. Ndjenja e fortë e Zvicrës e identitetit dhe komunitetit është krijuar mbi një sfond të përbashkët historik, vlera të përbashkëta të tilla si, federalizmi dhe demokracia e drejtpërdrejtë dhe simbolizmi alpin.
 
Zvicra renditet lart në disa parametra të performancës kombëtare, duke përfshirë transparencën e qeverisë, liritë civile, konkurrencën ekonomike dhe zhvillimin njerëzor. Ajo ka pasurinë nominale për të rritur më të lartë në botë (pronësinë financiare dhe jo-financiare) sipas Crédit Suisse dhe është e teta për [[PBB]] për frymë në listën e FMN-së. Qytetarët zviceranë kanë jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë. Zyrihu dhe Gjeneva renditen ndër qytetet me cilësi më të lartë të jetës në botë.
Rreshti 56:
Emri Switzer (shqip: ''Zvicër'') vjen nga dialekti gjerman alemanik Schwiizer, në origjinë një banor i Schwyz-it dhe territorin të lidhur me të, një nga kantonet Waldstätten që formuan bërthamën e Konfederatës së Vjetër Zvicerane. Emri rrjedh si një eksonym, i aplikuar për trupat e Konfederatës. Zviceranët filluan ta përshtatin emrin për veten e tyre pas Luftës Svabiane të vitit 1499, e përdorur së bashku me termin për "Konfedratën", ''Eidgenossen'' (fjalë për fjalë: shokë të betuar), e përdorur që nga shekulli i 14-të.
 
Emri latin ''Confoederatio Helvetica'' u neologjizua dhe u fut gradualisht pas formimit të shtetit federal në 1848, duke u paraqitur në monedha që prej 1879, i gdhendur në Pallatin Federal në 1902 dhe pas 1948 u përdorur në vulën zyrtare. Ky rrjedh nga emri i Helvetive, një fis gal që jetonte në pllajën zvicerane para epokës romake. Helvetia shfaqet si një personifikim kombëtar i Konfederatës Zvicerane në shekullin e 17, me një dramë të vitit 1672 nga Johann Caspar Weissenbach. Dhe ka thene diten emire shihemi mas neser tung tung mos e dhini punen.
 
<br />
 
== Historia ==
Line 65 ⟶ 63:
Zviceranët nuk janë një popull etnik apo një popull me një fe, gjuhë apo diçka të ngjashme që është karakteristike për [[Kombi|kombet]], por zviceranët janë një popull që si element të përbashkët kanë rregullimin politik në favor të tri shumicave. Zvicra është një konfederatë kantonesh disa prej të cilëve kanë histori 700-vjeçare.
 
Në vitin 58 p.&nbsp;e.&nbsp;s. fisi keltik i [[Helvetikët|helvetikëve]] u sundua nga [[Jul Çezari]] në pjesën qendrore dhe perëndimore të Zvicrës dhe iu bashkangjit [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]], në vitin 15 p.&nbsp;e.&nbsp;s. u përhap perandoria edhe në pjesët lindore dhe alpine të fisit të retëve . Pas ikjes së romakëve në fillim të shekullit V, Zvicra mund të ndahej në katër rajone:
 
* pjesët anësore jugore alpine, që nga viti 568 i përkisnin hapësirës [[Lombardia|lombarde]];
Line 81 ⟶ 79:
Në betejën në [[Morgarten]] në 15 nëntor të vitit 1315, Zvicra mundi armatën e [[Monarkia e Habsburgëve|Habsburgut]] dhe siguroi pavarësinë si Konfederata Zvicerane. Habsburgët i humbën deri në shekullin XV posedimet e tyre në Zvicër.
 
Në vitin 1353, tre kantonëve të para iu bashkangjitën kantoni i [[Kantoni Glarus|Glarusit]] dhe [[Kantoni Zug|Zugit]] dhe qytetet shtete [[Lucerni]], [[Zyrihu]] dhe [[Berna]] duke formuar "Tetë Vendet e Vjetra" . Dhe më vonë në vitin 1481, [[Frajburgu]] dhe [[Solloturni]] u bënë pjesë të konfederatës. Me anëtarësimin e [[Shafhauzeni]]t, [[Baseli]]t dhe Appenzellit u riemërua Konfederata në "Trembëdhjetë Vendet e Vjetra" .
 
[[Flamuri i Zvicrës|Flamuri aktual i Zvicrës]] në mesjetë qe në përdorim afërsisht që nga viti 1500. Dhe poashtu në atë kohë banorët të asaj konfederate u quajtën për herë të parë Zvicerian - një emër që fillimisht u përdor vetëm për banuesit të [[Schwyz]]it në Zvicrën qendrore.
 
=== Reformimi dhe zgjerimi i shtetit ===
Line 102 ⟶ 100:
Nga viti 1815 deri 1830 Zvicra zhvillohet ekonomikisht shumë shpejt, por kufijtë, doganat dhe monedhat e kantonëve i pengojnë shtetit shumë në zhvillimin e tij. Poashtu në vitin 1815 në [[Kongresi i Vjenës|Kongresin e Vjenës]], Zvicrës i njohet "neutraliteti i përjetshëm".
 
Në vitin 1847, luftohen kantonet katolike dhe liberale njëra-tjetrën për mosmarrveshjen e tyre në aspektin e pushtetit dhe sistemit politik. Liberalët kërkojnë një shtet me kushtetutë demokratike, por katolikët nuk e ndryshojnë mendimin e tyre dhe kërkojnë mbajtjen e sistemit e vjetër despotist. Fitoren e marrin liberalët dhe në vitin 1848 [[Kushtetuta Federale Zvicerane]] ngrihet në këmbë. Lufta si pasojë ka 130 persona të vdekur dhe 400 të plagosur. Është një nga luftat më të mëdha të Zvicrës. Zvicra për herë të parë është shtet federal me një [[Demokracia përfaqësuese|demokraci përfaqësuese]]. Shteti i ri përbëhet nga 25 kantone dhe tre gjysmë-kantone dhe. Në vitin 1874, kushtetuta bën një revizion totale: e drejta e referendumit dhe elemente nga demokracia direkte hynë në fuqi. Në vitin 1891, i shtohet kushtetutës poashtu e drejta e iniciativës.
 
Në luftërat botërore Zvicra nuk merr pjesë, por organizata e [[Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe|Kryqit të Kuq]] (ide zviceriane) i ndihmon të plagosurit të luftës dhe e bën Zvicrën anëtare të luftës vetëm në aspektin human.
Line 168 ⟶ 166:
<nowiki>*</nowiki><small>Këto kantone njihen si gjysmë-kantone dhe përfaqësohen vetëm me një këshilltar (jo dy këshilltarë) në Këshillin e Shteteve Zvicerane.</small>
 
Kantonet kanë një status të përhershëm kushtetues dhe në krahasim me situatën në vendet e tjera, një shkallë të lartë pavarësie. Sipas Kushtetutës Federative, të gjitha 26 kantonet janë të barabartë në status. Secili kanton ka Kushtetutën e tij dhe parlamentin, qeverinë dhe gjykatat e tij. Megjithatë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme midis kantoneve të veçanta, veçanërisht në aspektin e popullsisë dhe zonës gjeografike. Popullsitë e tyre ndryshojnë midis 15.000 (Appenzell Innerrhoden) dhe 1.253.500 (Zyrih), dhe sipërfaqet e tyre midis 37km237 km² (Basel-Stadt) dhe 7.105km2105 km² (Graubünden). Kantonet përfshijnë një total prej 2485 komunat. Brenda Zvicrës ka dy enklava: ''Büsingen'' që i takon [[Gjermania|Gjermanisë]], ''Campione d'Italia'' që i takon [[Italia|Italisë]].
 
== Ekonomia ==
Line 174 ⟶ 172:
Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të favorshme natyrore në të cilin relievi malor përfshin 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhurat nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para. Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet.
 
Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim kontinuel të ekonomisë pa dyshim ka influencuar statusi i saj neutral prej vitit [[1815]]. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.
 
Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve – Longine dhe Omega, etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika.