[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
vNo edit summary
Rreshti 29:
 
== Gjeografia ==
Qyteti ndodhet në lartësinë 519 m m.n.d por prania e lumit [[Lumi i Osumit|Osum]] i jep qytetit një klimë të tipit mesdhetar, me të katra stinët.
 
Natyra e Poliçanit është e larmishme dhe komplekse, ajo përbëhet nga fushat, luginat, kodrat e deri tek majat më të larta e të thepisura të mbuluara nga dëbora në 5-6 muaj të vitit. Relievi i Poliçanit shtrihet nga lartësitë rreth 200 m mbi nivelin e detit në luginën e Osumit deri në 2417 m në majën  “Çuka Partizane”, në malin e Tomorit. Format kryesore të relievit janë: luginat, kodrat dhe vargjet malore të cilat formojnë një mozaik të vërtetë.
 
'''Lugina e Osumit:''' shtrihet në veriperëndim të Poliçanit midis  lartësive 200 – 300 m dhe 500 – 600  m.  Kjo  luginë ka  strukturë  sinklinale  (terrigjenët  e përberë nga shkëmbinjtë flishorë). Zgjerimet më të mëdha të kësaj lugine janë në Jaupas, Strorë dhe në veri të qytetit të Poliçanit, kurse ngushtimet takohen në sektorin Hambull – [[Çorovoda|Çorovodë]]
 
Mali  i  Tomorit: Në një largësi prej 10 km nga qyteti i Poliçanit ndodhet mali i “Tomorit” me lartësi 2379 m, maja më e lartë e tij  “Çuka Partizane” me lartësi 2417 m mbi nivelin e detit si dhe “Qafa e Kulmakut” me lartësi prej1430 m mbi nivelin e detit. Mali i Tomorit ka potenciale të  mëdha  natyrore  për  turizmin  alpin,  për  eksplorimin  nga  turistët  shqiptarë  dhe  të  huaj, gjeografët,  biologët  etj.  Mali  i  Tomorit  dhe  Kulmakut  është  shpallur    monument  natyror    me VKM nr.102 datë 15.01.1996. “[[Mali i Tomorit|Parku Kombëtar i  malitMalitTomoritTomorrit]]” shtrihet në lindje të rrugës nacionale Çorovodë – Poliçan – Berat. 
 
'''[[Klima]] :''' Qyteti  i  Poliçanit ka klimë mesdhetare. Ai  ndodhet  në  zonën klimatike  mesdhetare    – kodrinore,  me  dimër relativisht  të  ftohtë,  verë  të nxehtë  dhe  reshje  jo  të shumta,   kjo  si  rrjedhojë  e pengimit  të  erërave shiprurëse nga malet e larta. 
Rreshti 53:
Ekonomia e qytetit përqendrohet akoma në industrinë e armëve, në të cilën është e punësuar pjesa dërrmuese e qytetit. Pas ngjarjes së [[Gërdeci|Gërdecit]] mendohet se pjesë të tjera të Kombinatit, të mbetura në harresë, do të riaktivizohen për vazhdimin e procesit të demontimit të armëve. Ky proces do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e punëtorëve të specializuar dhe me eksperiencë që i kanë kushtuar jetën këtij Kombinati, pas daljes në pension të parakohshëm të mund të rikthehen në punë.
 
Në Poliçan gjendet edhe një fabrikë e vogël dhe modeste birrë, e cila duke përdorur një ujë shumë të mirë e të kristaltë si ai i [[Bogova|Bogovës]] ka pasur sukses të konsiderueshëm duke shitur edhe në qytetet fqinjë si [[Çorovodë]] e [[Berat]], por edhe në [[Tirana|Tiranë]] në sasi modeste.
 
Aktivitetet tregtare janë zakonisht ndërmarrje të vogla biznesi si dyqane ushqimore, veshmbathje, bare, restorante, internet center, etj.