Andon Zako Çajupi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Udha (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 22:
U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend.<ref name="Akademia"/> Në [[Kajro]], ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat.<ref name="Literature"/><ref name="Akademia"/> Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke mbrojtur një shoqëri franceze kundër interesave të princit të Egjiptit, më pas iu përkushtua letërsisë.<ref name="Literature"/> Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogu]].
 
Emrin letrar "Çajupi" me të cilin njihet e mori nga emri i një mali në krahinën e Zagorisë,<ref>{{Cite book|title=Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives|last=Pipa|first=Arshi|publisher=Princi|year=2013|isbn=9789928409096|location=Tiranë|pages=110|authorlink=Arshi Pipa|trans-title=Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore|origyear=1978}}</ref>
 
== Vepra ==