[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 217.73.141.250 (diskutimet) në versionin e fundit nga 217.73.137.248.
Etiketa: Rollback
Udha (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Coa Kastrioti Family.svg|thumb|200px|Stema e Kastriotëve.]]
'''Familja e KastriotëveKastriotët''' ([[1383]]-[[1474]])ishin familje fisnike shqiptare e cila kishte një principate të vogël në malet midis [[Mati]]t dhe [[Dibra|Dibrës]], në kufirin verior në zotërimet e [[Topia]]jve. [[Kostandin Kastrioti]] e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin [[1383]]. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjesë në betejën ogurzezë të [[Kosovë]]s më [[1389]].
 
== Origjina ==
[[Venediku]] e pushtoi Kryeqytetin e saj, [[Kruja|Krujën]] më [[1392]]. Në vitin [[1395]], kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimin e tij në Krujë, Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës në vitin [[1402]].
Për vendin e origjinës dhe veprimtarinë e Kastriotëve gjatë shekullit XIV dihet pak. Prej familjeve shqiptare që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me mbiemrin Mazreku.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=313}}</ref>
 
Sipas [[Marin Barleti]]t dhe [[Dhimitër Frëngu]]t ata ishin nga [[Mati]]. Sipas [[Gjon Muzaka|Gjon Muzakës]], Pal Kastrioti kishte qenë pronar i dy fshatrave të Dibrës së Poshtme, [[Sinja|Sinjës]] dhe [[Gardhi i Poshtëm|Gardhit të Poshtëm]], kurse i biri i tij Gjoni ka pasur në zotërim Matin. Kleriku shqiptar [[Frang Bardhi]] i cili jetoi në Shqipëri, në vitin 1636 botoi një vepër polemizuese ku i kushtoi rëndësi të veçantë origjinës së Kastriotëve. Sipas tij ata ishin nga Hasi i Prizrenit "''se kështu është në pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm i kombit tonë''". Një vend-origjinë të ngjajshme sugjerojnë edhe një kronikë raguziane e vitit 1605 dhe një klerik boshnjak i fundit të shekullit XV.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=313}}</ref>
Pas atij erdhi i biri [[Gjon Kastrioti|Gjoni]], i cili e mori [[Kruja|Krujën]] përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi [[Tiranë]]n, Matin, [[Dibra|Dibrën]] dhe Mirditën, nga [[Prizreni]] në lindje, deri në [[Deti Adriatik|detin Adriatik]] në perëndim. Kala të fuqishme ishin ajo në [[Kruja|Krujë]], [[Petrela]], afër [[Tiranë]]s, Petralbenë Mat, Stefigraf në Dibrën e Epërme dhe Tornak.
 
== Literatura ==
Nga viti [[1407]] deri më [[1430]] [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] luftoi periodikisht me [[Turqia|turqit]], u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Kur turqit, me në krye Muratin 2, e thyen atë në vitin [[1421]], ata e ndoqën praktiken e tyre të zakonshme, duke lejuar që të mbante në kontroll të kufizuar mbi principatën e tij. Mirëpo i kërkuan të paguante haraç vjetor dhe të dorëzonte katër djemtë e tij si pengje për garantimin e neshtrimin e tij të përhershëm ndaj Sulltanit. Gjithashtu [[Gjon Kastrioti|Gjonit]] i premtuan së pas vdekjes së tij ata do ta kthenin djalin e parë që të zinte vendin e sundimtarit. Më i vogli ishte Gjergji 9 vjeçar, i cili do të njihej më vonë si heroi [[Skënderbeu]].
* {{cite book|title=Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë|last1=Anamali|first1=Skënder|last2=Prifti|first2=Kristaq|publisher=Toena|year=2002|location=Tiranë|isbn=9992716223|ref=harv}}
 
== Burimet ==
Kastriotët ishin një familje feudale [[shqiptar]]e. Si dhe të shumica e bujarëve të tjerë, mbiemri i tyre është i lidhur me emrin e një vendi. Në [[Shqipëri]] ka disa fshatra me emrat [[Kastrioti (Shqipëri)|Kastriot (Peshkopi)]], Kastri (Mirditë), Kastra ([[Shkodër]] dhe [[Tropojë]]), etj. Burime të pavarura nga njeri tjetri siç janë shkrimtari shqiptar Frat Bardhi, kronisti [[raguza]]n P. Lukari, dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnë Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazarek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahinë e [[Hasi]]t.
{{reflist}}
 
Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i [[Shekulli XVI|shek. XVI]] Andrea Engjëlli, gjyshi i [[Skënderbeu]]t quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer ([[Shekulli XIX|shek. XIX]]), përmend në veprën e tij "Historia e Perandorisë Osmane", një princ shqiptar me emër Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e [[Kosovë]]s më [[1389]]. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatërruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.
 
Sipas të thënave të kronistit Muzakas, [[Pal Kastrioti]] kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, [[Sinja|Sinjën]] dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e [[Drini]]t, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i [[Peshkopia|Peshkopisë]]. Pal Kastrioti ishte një feudal.
 
Biri i Palit, [[Gjon Kastrioti]], e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të [[Shekulli XIV|shek. XIV]], në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të [[Shekulli XV|shek. XV]] doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.
 
Pas disfatës së Ankarasë, duke përfituar nga lehtësimi i presionit turk, [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] vazhdoi t'i zgjeronte edhe më tej zotërimet e veta, të cilat tashmë ishin bërë fqinje me zotërimet më të rëndësishme feudale të Shqipërisë. Ai hyri gjithashtu në marrëdhënie me [[Venediku]]n dhe lidhi marrëveshje miqësore me të. Por më [[1410]] gjendja e tij u keqësua përsëri. Këtë vit, nën kërcënimin e Musajt, një nga djemtë e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin në [[Maqedoni]] dhe pretendonte fronin turk, [[Gjon Kastrioti]] qe detyruar ti jepte peng atij një nga katër djemtë e tij. Emri i djalit nuk përmendet në letër, por ka mundësi të ketë qenë më i madhi nga djemtë e [[Gjon Kastrioti|Gjonit]], Stanishi.
 
Dobësimi i [[Turqi]]së gjatë luftës për fron, i dha rast [[Gjon Kastrioti]]t të shkëputet përsëri nga vartësia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrë në luftë kundër vëllait të tij sulltan Mehmetit. Më [[1411]] ai u afrua me Republikën e [[Venediku]]t dhe pak më vonë me atë të Raguzës, të cilat e njohën atë për aleat dhe i dhanë qytetarinë e nderit. Por më [[1415]], kur ushtritë turke depërtuan në [[Shqipëri]], [[Gjon Kastrioti]] si duket u nënshtrua, pasi më [[1416]] atë e gjejmë vasal të sulltan Mehmetit të I. Si vasal ai i ruajti zotërimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe më tepër. Nga një marrëveshje tregtare-doganore që [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] lidhi më [[1420]] me Republikën e Raguzës, të cilin e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemëve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shfadaje në jug të Lezhës deri në [[Prizren]].
 
Megjithëse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi të zhvillonte edhe një politikë më vehte me fqinjët e tij, serbët dhe venedikasit. Më [[1422]] ai i dërgoi despotit të Serbisë Stefan Lazereviçit, në ndihmë një djalë të tij në luftën kundër Republikës së Venedikut për t'i marrë kësaj Shkodrën. Por në vitin tjetër, më [[1423]], ai u tërhoq nga lufta dhe hyri ndërmjetës për paqen që u lidh midis Venedikut dhe Serbisë.
 
Në vitin [[1423]], kur sulltan Murati i II filloi fushatën për të forcuar pushtetin turk edhe në Shqipëri, Gjon Kastrioti mundi përsëri t'i ruante zotërimet e veta. Këtë radhë sulltani e detyroi atë të dërgonte peng, si duket, tre djemtë e tij.
 
Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtën në këto vite zotërimet e veta edhe fqinjët e tij, në veri Pal Dukagjini dhe në jug Gjergj Arianiti, të cilët ishin shpallur edhe ata vasalë të sulltanit. Por nga këto, zotërimet më të rëndësishme u bënë ato të Kastriotëve. Këto shtriheshin në pjesën qendrore të Shqipërisë nga ku kalonin rrugët që lidhnin krahinat veriore me ato jugore dhe viset bregdetare me ato të pjesës lindore të Shqipërisë. Në kufijtë e zotërimeve të Kastriotëve kishte një varg kështjellash që mbronin shtigjet nga ku kalonin rrugët më të rëndësishme të kohës, si ajo e Petrelës, në jug të [[Tiranë]]s, Gurit të Bardhë në Mat, Stelushit në Murrë, Sfetigradit në luginën e [[Drini]]t midis [[Dibra|Dibrës]] dhe Ohrit, etj. Ndoshta në këtë kohë Gjoni kishte marrë përkohësisht nga turqit, si vasal i sulltanit, edhe qytetin e Krujës. Përveç marrëdhënieve që Gjoni vazhdonte t'i mbante me shtetet e huaja, ai kishte lidhur me anë martesash miqësi edhe me disa zotër feudalë arbëreshë. Tri nga pesë vajzat e tij ishin martuar ose u martuan me bujarë nga familjet feudale të Topiajve, Muzakëve dhe Arianitëve. Një vajzë tjetër ishte martuar me princin e Zetës, Stefan Cernojeviçin.
 
Në zotërimet e veta Gjon Kastrioti kishte prona feudale ku ishin vendosur fshatarë-bujkrobër. Në një marrëveshje që ai lidhi me Venedikun, republika mori përsipër t'ia kthente Gjonit bujkrobërit që strehoheshin në zotërimet e saj. Në një akt të vitit [[1426]], me të cilin Gjon Kastrioti së bashku me të katër djemtë e vet i dhuruan manastirit të Hilandarit, në Malin e Shenjtë, dy fshatra të Rekës, Radostushen dhe Trebishtin, janë numëruar detyrimet që Gjoni merrte në natyrë angari e në të holla nga fshatarët si zot i tyre feudal. Dhe kështu, thuhet në aktin e dhurimit, duke i dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë, të mos ketë në këtë krahinë as qefali as zot, as psarë, të mos të japin atyre të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë, as dhuratë në dinarë as para për kullote, as të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t'i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit "Megjithatë, në zotërimet e Kastriotëve, sikurse edhe në atë Dukagjinasve dhe Arianitëve, kishte akoma një masë fshatarësh të lirë diku të organizuar si dhe më parë në bashkësi, diku të çliruar nga lidhjet e bashkësisë. Si duket, kjo masë familjesh patriarkale në këto zotërime që shtriheshin në krahinat e brendshme përbënte akoma në [[Shekulli XV|shek. XV]], shumicën e banorëve. Marrëdhëniet tyre, me zotin feudal, kufizoheshin, si dhe më parë, me pagesën e një tributi të caktuar. Duke paguar këtë tribut ata ruanin të drejtën tradicionale të vetadministrimit sipas kanunit të tyre, gjurmët e të cilit u ruajtën deri vonë nën emrin e Kanunit të vjetër. Por kishte në këto zotërime edhe malësorë të cilët nuk paguanin fare tribut. Ata - shkruante analisti turk Uruxh - nuk i paguajnë tribut askujt-"Zoti feudal, ishte i pafuqishëm të nxirrte me dhunë nga këta malësore tributin ose të ndërhynte në jetën e tyre të brendshme në kundërshtim me normat e kanunit".
 
Vendosja e pushtimit turk në një shumicë krahinash të [[Shqipëri]]së dhe futja e zotërve feudalë shqiptarë nën vasalitetin e sulltanit, krijoi një gjendje të padurueshme për masën e popullsisë vendëse, kryesisht fshatare. Veçanërisht masat e lira fshatare, të cilat tani kërcënoheshin të futeshin nën zgjedhën feudale-ushtarake ose të paguanin tribut në dobi të një pushtuesi që ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin të gatshme për t'u bërë rezistencë turqve dhe për të filluar kryengritjen për dëbimin e tyre nga territori i Shqipërisë. I mbështetur në këtë masë, Gjon Kastrioti filloi luftën kundër turqve.
 
Në kohen kur [[Turqia]] dhe [[Venediku]] hynë në lufte për shkak te zotërimit te Selanikut, më [[1430]], Venediku e nxiti Gjon Kastriotin të ngrinte krye. Pastaj, më [[1430]], Venediku ua dorëzoi turqve portin e lakmueshëm, nënshkroi një marrëveshje paqeje me ta dhe e la aleatin e saj në meshiren e reprezaljet Turke. Sulltani fitimtari menjëherë iu kundërpërgjigj Shqiptarëve kryengritës, duke e mundur Kastriotin e duke kofizuar atë ne një zonë malore. Pastaj, duke përdorur si baze Krujen, nga viti [[1431]] deri në [[1433]] Ali Pashe Evrenozi shkreti Shqipërinë nga [[Shkodra]] në Veri, deri në [[Vlorë]] në jug. Me përjashtim te kalasë te Shkodrës dhe te qytete-porte nën zotërimin e Venedikut, Pothuajse e gjithë Shqipëria ishte tashme ne duart e Turqve. Feudalet individualist njeri pas tjetrit u shtrënguan të bënin thirrje për paqe dhe ti nënshtroheshin haraçit. Megjithatë, dëshira për pavarësi nuk ishte zhdukur. Pritej vetëm prijësi i duhur, i cili do t'i bashkonte prijesat krahinore në një fron të vetëm. Koha e tij kishte ardh.
 
== Shiko edhe ==