Instrumenti muzikor: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 16:
Gajdja ishte një instrument i Afrikës së vjetër veriore te cilin, Nero, një perandor romak, e importoi në [[Evropë]]. Me kalimin e kohës njerëzit e zhvilluan konceptin e instrumenteve muzikore për të prodhuar melodinë. Deri në këtë kohë në evolucionet e instrumenteve muzikore melodia përdorej vetëm në këngë. Një proces te ngjashëm për dyfishimin në gjuhë muzikantetet e parë zhvilluan repertorin dhe më pas e aranzhuan. Një formë e re e melodisë ishte prodhuar duke bashkuar dy tuba me madhësi të ndryshme ku njeri tub e prodhonte zërin “e holle” dhe tjetri i përgjigjej me tingull “te trashe”. Te tille grupe instrumentale duke përfshire edhe daullet e cara, trumbetat me guaske dhe daullet me lëkure. Instrumente muzikore ekzistonin në këtë formë qindra vjet përpara dizajnimit të tre ose më shumë toneve do të evoluonin në formën më të hershme ksilofon. Ksilofonet me origjinë në Afrikën juglindore u përhapen nga [[Afrika]] në [[Amerikë]] dhe Evrope. Me pas u zhvilluan edhe instrumente sic janë : harpa e tokës, qestra e tokës dhe instrumentet me hark (violina, etj).
 
Imazhet e instrumenteve muzikore filluan të shfaqen në [[Mesopotami]] në vitet 2800 pr.l.k ose më vonë. Ne vitet 2000 pr.l.k kulturat [[Sumeriane]] dhe Babiloniane, gjatë sistemit te zhvillimit,filluan të dallonin dy klasa të instrumenteve muzikore. Instrumentet popullore të thjeshta dhe që luhen nga çdo njeri janë evoluar ndryshe nga instrumentet profesionale, zhvillimi i të cilave është fokusuar në efektivitet dhe në mjeshtëri. Pavarësisht nga ky zhvillim, shumë pak instrumente muzikore janë rigjetur në Mesopotami. Gjithashtu artistet sumeriane dhe babiloniane kryesisht janë shoqëruar me instrumente muzikore gjate ceremonive. Historianet kane mundur te dallojnë gjashte instrumente të lashta si ato me trokitje duarsh, zilet, kambanat dhe me kërcitje.
 
Njerëzit e Mesopotamisë preferonin më shumë instrumentet me tela se sa të tjerat. Janë gjetur varietete të panumërueshme të harpave ashtu si dhe lira, lahuta, si paraardhëse te instrumenteve moderne me tela sic është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura [[Egjipti]]ane janë të ngjashme me ato te Mesopotamise dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njëra-tjetrën. Me civilizimin e shoqërisë u futen në përdorim flauti vertikal, klarineta e dyfishte, harpat me hark dhe këndore dhe disa lloje daullesh.