Tish Daija: Dallime mes rishikimesh

1.613 bytes removed ,  4 vjet më parë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎Jeta: 18 vjet sipas viteve te dhena
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Lindi në Shkodër në një familje të thjeshtë. Pa mbushur moshën shkollore, bëhet pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. [[Martin Gjoka|Martin Gjokës]] dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me [[Tonin Harapi|Tonin Harapin]], [[Çesk Zadeja|Çesk Zadejën]], [[Lukë Kaçaj|Lukë Kaçajn]], [[Simon Gjoni|Simon Gjonin]]. Në moshën 10 vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga [[Prenk Jakova]]<ref>Tole V., ''Zbulohet partitura e '43, himni i batalionit Garibaldi,'' Mapo, 31 janar 2017.</ref>.
 
Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, "Bjeri Gajdes Gajdexhi" etj.
 
Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës<ref name=":0" />. Gjithashtu, Tish Daija ka dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të çmuar shqiptare të muzikës klasike. Së bashku me Çesk Zadejën e Tonin Harapin krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku ka dhënë kontributin e tij si pedagog në formimin e disa brezave kompozitorësh, muzikologësh e instrumentistësh.
 
Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka qene Udheheqesi Artistik I Asamblit Te Kengeve dhe Valleve Popullore per 18 vjet (1962-1980). autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “[[Halili dhe Hajria (balet)|Halili dhe Hajria]]”, "Bijte e Peshkatarit" etj.
 
Ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003<ref name=":0">[[Robert Elsie|Elsie R]]., ''Historical Dictionary of Albania'', Rowman & Littlefield, 2010, fq. 97. ISBN 9780810861886</ref>.
 
<big>'''Shiko edhe'''</big>
 
* Interviste me kompozitorin Tish Daija - Artist i Popullit - Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994.
* Skifter Këlliçi, ''Tish Daija, i veçanti!'' - voal.ch, 30 janar 2016.
 
== Burime ==
Anonymous user