[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 142:
=== Traditat dhe zakonet ===
Nga vizitorë të shumtë flitet për zakone të çuditshme dhe të shumta. Mikëpritja është e kultivuar përgjatë shumë shekujve. Respekti për mikun, të huajin pa shpërblim është diçka e veçantë. Datat që festohen më shumë në këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit të Ri, 6 janari ( dita e ujit të bekuar), pashkët ortodokse, festë te cilën banorët e këtij rajoni e festojnë në mënyrë madhështore me rite të tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezëve me bojë të kuqe. Festa të tjera janë ato të karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura të mëdha historike.
 
=== Gatimet ===
Në mjaft vende me traditë të zhvilluar gastronomia përbën pothuajse një lloj turizmi. Krahina të ndryshme kanë gastronomi koralet, kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë e tij të gatimit. Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, lavrak, qefulli etj, por gjithashtu ndër gjellët karakteristike përmenden rosnicat. Meqense rajoni është fushor një përhapje të madhe kanë shpezët e buta, mishi i të cilave serviret në çdo tavolinë. Tipike janë edhe ëmbëlsirat të bëra kryesisht me petë të derdhura si byreku, qumështori, bakllavaja. Nga pijet më të përdorshme janë rakia e rrushit, mënitsi dhe manaferres.
 
== Objektet vizitonjëse ==