Gjergj Arianiti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Removed redirect to Arianit Komneni
Etiketa: Hoqi ridrejtimin
permiresim i hyrjes
Rreshti 1:
[[Skeda:Wikiarianit.jpg|parapamje|290px|Busti i Gjergj Aranitit në Librazhd]]
'''Gjergj Araniti''' (1383 - 1462) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Ishte i ati i [[Donika Kastrioti|Donikës]], aleat i [[Skënderbeu|Skënderbeut]] si dhe xhaxhai nga i ati [[Moisi Golemi|Moisi Golemit]]. Ishte ndër fisnikët e [[Besëlidhja e Lezhës|Besëlidhjes së Lezhës]], por e la [[Beteja e Beratit (1455)|pas humbjes në Berat]].<ref name="Pipa1978">{{cite book|last=Pipa|first=Arshi|title=Albanian literature: social perspectives|url=https://books.google.com/books?ei=AH6yT9bbK6fb4QT8g8CjCQ&id=pECAAAAAIAAJ|accessdate=17 February 2012|year=1978|publisher=R. Trofenik|isbn=978-3-87828-106-1|page=49|quote=AryanitesComnenius, Scanderbeg's father-in- law, was his ally and friend only for a short time. After the battle of Berat, Aryanites abandoned the Albanian league, dealing with Naples and Venice independently until his death in 1461}}</ref>
'''Gjergj Aranit Komneni''' u lind në vitin [[1376]] dhe vdiq në vitin [[1470]] në moshën 94 vjeçare. Ashtu si [[Bardhyli]] i Ilirisë (shek. IV p.e.s.), edhe Gjergj Araniti, ky luftëtar i madh deri në moshën 94 vjeç, kundërshtoi dhe fitoi ndaj ushtrive të Perandorisë Aziatike, duke u barazçmuar nga [[Evropa]] si një [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënder]] i dytë.
 
Qysh i ri ishte dërguar peng nga i ati, Aranit Komneni te sulltan Murati, në Edrene.
Rreshti 42:
Gjergj Araniti ishte i vetmi prijës shqiptar me dy kryeqendra: një në bregdet (Kanina) e një tjetër në malësitë lindore, në Sopot. Zotërimet e tij,nga pikëpamja strategjike, përbënin ballin e parë të ndeshjes me ekspeditat turke dhe boshtin qendror të penetrimit osman në brendësi të vendit (Ohër - Strugë - Librazhd - Elbasan - Tiranë - Krujë). Bashkimi dhe qëndrimi antiturk i dy Gjergjëve nuk kishte të bënte aq me lidhjet martesore që ekzistonin ndërmjet dy familjeve, se sa me faktin që zotërimet e Aranitasve ishin më të ekspozuara ndaj pushtuesve osmane. I mirëpritur dhe i pasuar nga shpatarakët, mokrarët, çermenikasit, labët e larguar etj, në rreth dy vite (1460-1462), ai organizoi dhe komandoi rezistencën e fundit, kryesisht me forcat e veta dhe i ndihmuar nga fuqitë dhe udhëheqësit e krahinës së Mokrës, të Angjelinit. Përballë një fronti të hapur, të zënë me grupe luftëtarësh aranitas, sulltan Mehmeti II, e rrethoi Gjergj Aranitin nga Qafë Furka (Polis) deri në Teferiç të Shushicës (Byshek). U zhvilluan luftime të ashpra, por Sopoti nuk u pushtua. Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skënderbeun. Që të kremtonte fitoren e shkëlqyer, i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrinë në Galigat (8 orë larg Sopotit). Mirëpo, ushtria osmane, e informuar nga renegatë, u kthye përsëri gjatë natës. Kështjella e Sopotit, me forcat që la Gjergji, nuk merrej. Vetëm arma e dredhisë dhe e tradhtisë i gjeti shtigjet e hyrjes së fshehtë për në kala. Komandanti turk, duke përfituar nga qenia larg e Gjergj Aranitit (që popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi, për nder të mbiemrit të gjyshit) me ushtrinë kryesore, i hodhi në sulm gjithë ushtarët. Luftë e rrallë e burrave dhe e grave, që hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos u përdhunuar. Rënia e kështjellës u shoqërua me masakra, saqë gropa ku u mblodh gjaku i viktimave, u quajt ''"Liqeni i kuq"''. Betimi i sulltanit se do ta çonte gjakun deri në shalë të kalit, po të merrte Sopotin, ishte shndërruar në një hakmarrje të vërtetë e makabre, që historia nuk e harron.
 
== Referencat ==
<references />
[[Kategoria:Arianitët]]
[[Kategoria:Lindje 1376]]