Gjergj Fishta: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni Android
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 34:
 
Me pushtim-administrimin austro-hungarez pas 1916, botoi fletoren "[[Posta e Shqypniës]]"<ref name=":0" />. Po atë vit çoi shtypshkronjën në Shkodër, e cila do të marrë emnin ''Shtypshkroja Françeskane'', pra françeskanët që deri atëherë botonin tek shtypshkronjën “Nikaj”, tashmë do t'i botonin vetë.
 
Me [[Luigj Bumçi|Bumçin]] më 5 shkurt, 1920, zhvilluan takimin e radhës me kardinalin e Brukselit, Disider Mercier, primat i Belgjikës për ta ndërkombëtarizuar më tej çështjen kombëtare. Kardinali mori përsipër t'i shkruante autoriteteve të ndryshme qeveritare e kishtare.{{cn}}
 
Më 6 qershor 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Shkodrës. Fishta në fillim zgjidhet anëtar e më vonë kryetar i komisionit të buxhetit, anëtar i komisionit të arsimit dhe në gusht të atij viti zgjidhet nënkryetar i Parlamentit. Kur iu desht ta linte, propozoi [[Ambroz Marlaskaj|Marlaskajn]] si zëvendësues. Në tetor sivëllaun [[Pal Dodaj|Dodajn]], shkuan në Romë për të takuar Kryetarin e Urdhnit dhe u pritën nga Papa Benedikti XV, ku morën ndihma për hapjen e shkollës publike me emrin "''[[Illyricum (shkollë)|Illyricum]]''"<ref>Sirdani M., ''Jeta e vepra fetare e At Fishtës,'' botuar tek ''Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940,'' përgatitur [[Benedikt Dema|B. Demës]], Shkodër: Botime Françeskane, 2010, fq. 29-45. ISBN 978-99956-97-03-7</ref>.
 
Në fillim të 1922 niset për në Mbretërinë e Bashkuar, në shkurt 1922 nga Liverpool, pas 12 ditëve mbërrin në Amerikë. Takoi senatorë katolikë, të cilët ndikuan tek [[Henry Cabot Lodge]], i [[Partia Republikane (ShBA)|Partisë Republikane]], duke bërë kësodore të mundur hapjen e dyerve për njohjen diplomatike Shqipërisë së pavarur<ref>Dodaj P., ''A. Gjergj Fishta deputat në parlament e udhtimi i tij per Amerikë,'' botuar tek ''Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940,'' përgatitur [[Benedikt Dema|B. Demës]], Shkodër: Botime Françeskane, 2010, fq. 119-127. ISBN 978-99956-97-03-7</ref>.
 
Në votimet për Kuvendin Kushtetues në dhjetor të vitit 1923, Fishta së bashku me [[Fan Noli|Noli]]n dhe Gurakuqin përfaqësoi Opozitën. Pasi përkrahu Lëvizjen e qershorit, largohet për në Itali më 1925-26, ku qëndroi pranë Urdhnit Françeskan.
 
Më 1930 pësoi një incident në përurimin e fabrikës së çimentos ''Portland Cementi,'' pas të cilit do t'i duhej të ecte gjithmonë me bastun. Prej 1930 bashkë me ministrin e oborrit Mehmet bej Konica përfaqësoi Shqipërinë në Konferencat Ballkanike në Athinë më 1930, në Stamboll më 1931 dhe në Sofie më 1932.
 
Mbas Konferencave maratonë Ndërballkanike, u pranua anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar i Poetëve, organizatë e themeluar në Nju Jork. Me diskutimin e projektligjin e arsimit për mbylljen e shkollave private, do të kishte një polemikë publicistike me ministrin e Arsimit [[Hilë Mosi|Mosi]]. Ministri pasardhës, Ivanaj, aplikoi ligjin për arsimin në shtetin shqiptar.
 
Më 1935 u zgjodh Provincial i Urdhrit Françeskan në Shqipëri, dhe po të njëjtin vit u hap sërish liceu i fretërve pas vendimeve të Gjykatës së Hagës, ku shkollat private në Shqipëri e kishin shpënë çështjen. Në prill të 1937 shkoi në Çekosllovaki me detyrë prej Urdhrit. Më plotësoi mandatin si provinçial dhe në këtë post e zëvendësoi P. [[Çiprian Nika]].
 
Pas pushtimit italian, më 3 qershor 1939 Fishta emërohet akademik i Italisë. Më 1940, Papa Piu XII e priti atë në një audiencë të gjatë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.[[Skeda:Fishta-ne-shtratin-e-vdekje.jpg|thumb|left|Fishta në shtratin e vdekjes]]''Nga fundi i vitit 1940 shkoi në Troshan, ku kishte nisë së pari jetën rregulltare dhe atë letrare. Sëmuret me 10 dhjetor ku iu gjendën pranë miku i vet Doda dhe sekretari Volaj. Më 14 dhjetor e sjellin në Shkodër, ku e shtrojnë në spital për një sëmundje zemre dhe polmoni. Më 22 dhjetor, borën e skllotën që kishte mbuluar qytetin, Fishta e kundron nga dritarja e kuvendit. Më 22 ra një borë e madhe dhe Fishta mori një polmonit që e rëndoi shëndetin e tij. Me 27 mjekët humbasin shpresat dhe Fishta bie në kllapi<ref>[http://lajme.shkodra.ws/maska-e-vdekjes-e-at-gjergj-fishtes/ Maska e vdekjes e at Gjergj Fishtes], Mentor Quku Admirina Peçi 26/12/2010</ref>.''
 
Më 30 dhjetor 1940 Fishta ndërroi jetë.{{cn}}
Më 30 dhjetor 1940 Fishta ndërroi jetë në spitalin civil të qytetit të Shkodrës. Arkivoli me trupin e tij u vendos në Kishën e Gjuhadolit prej nga u përcoll në banesën e fundit nga pothuaj i gjithë qyteti si dhe autoritetet e kohës. Meshën e përmotshme e mbajti Arqipeshkvi i qytetit Imzot [[Gaspër Thaçi]].
Telegrame të shumta ngushëllimi mori Provinciali [[Çiprian Nika|Nika]]. Më 31 janar 1941 Akademia Mbretërore e Italisë mbajti një Meshë Drite në kishën artistike
të saj të Shën Lukës dhe Shën Martinës, të cilën e udhëhoqi Gjenerali i Urdhnit Françeskan At Leonard M. Bello, kënduar nga Schola Cantorum e Vatikanit, ndërsa pjesën muzikore të saj e drejtoi muzikanti i njohur Akademik Don Lorenzzo Perosi, ndërsa një tjetër ceremoni përkujtimore u mbajt Reale Accademia d’Italia më 9 mars 1941.
 
=== Zhvarrosja ===