Revista "ars": Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Tekst dhe referenca (citime, linke).
Rreshti 1:
[[Skeda:Revista ars.JPG|thumb|200px|alt=|Kopertina e numrit 9 (19), dt. 28 shtator 2003]]
Revista "ars" është revistë letrare shqiptare, numri i parë doli më 31 mars 2002<ref>{{Cite web|url=https://www.gazetatema.net/2019/03/31/17-vjet-nga-botimi-i-revistes-letrare-ars/|title=Gazeta Tema}}</ref>. ARS konsiderohet si revista me ndikim aktiv në [https://www.dailymotion.com/video/x5shoen debatin mbi të shkuarën.]
 
Përgjatë 5 viteve të botimit (31 Mars 2002-27 Gusht 2006), u publikuan 40 numra me një total prej 1784 faqesh në format A3, ose mbi 7 mijë faqe libër ose revistë në formate standarde.
 
30 numra u botuan me nga 40 faqe, 1 numër me 44 faqe, ndërsa 9 numrat e fundit me nga 60 faqe. Revista arriti ta respektojë periodicitetin e premtuar (të Dielën e fundit të çdo muaji) për mbi 30 numra, por më pas, vonesat e daljes së numrave u bënë diçka e zakonshme, aq sa periudha nga numri 38 deri në numrin 39 ishte plot 11 muaj (8 Maj 2005 – 6 Prill 2006).
 
Revista nisi në Tiranë si një botim i [[b:Vitviteja/Penclub_Orana|Penclub Orana]], me kryeredaktor [[:en:Irhan_Jubica|Irhan Jubica]] dhe në stafin e ngushtë [http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Bushati,+Gilmana&LIMIT=50 Gilmana Bushati], [http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Kraja,+Blendi&LIMIT=50 Blendi Kraja] e për pak muaj, Flori Slatina. E shtypur me një tirazh nga 300 deri në 1700 kopje, që prej numrit 3 (26 Maj 2002) revista nisi të shpërndahej në [[:en:Kosovo|Kosovë]] përmes ndërmarrjeve “Buzuku<ref>{{Cite journal|date=2017-11-25|title=Sh.B. Buzuku|url=https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Sh.B._Buzuku&oldid=1802728|journal=Wikipedia|language=sq}}</ref>” dhe “Rilindja<ref>{{Cite journal|date=2014-04-30|title=Rilindja (OPGBG)|url=https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Rilindja_(OPGBG)&oldid=1437897|journal=Wikipedia|language=sq}}</ref>”, që nga numri 9 (24 Nëntor 2002) shpërndarja u realizua në të gjithë [[Maqedonia e Veriut|Maqedoninë]] si dhe në qendrat shqiptare në [[Mali i Zi|Mal të Zi]], ndërsa shpërndarja në Europë dhe Amerikë ishte spontane.
 
Fati i revistës qe i përcaktuar që nga fillimi i saj si një nisëm personale e pambështetur financiarisht apo në çfarëdo mënyre tjetër nga institucionet dhe donatorët. 36 nga 40 numra u mundësuan financiarisht nga botuesit, si dhe nga të ardhurat e shitjes së revistës. Në vetëm pak numra, revista mundi të sigurojë disa reklama, kryesisht në Kosovë. Gjatë gjithë ekzistencës, revista mori financime nga një fondacion i huaj për botimin e vetëm tre numrave, ndërsa botimi i një numri tjetër u mundësua nga një biznesmen.
 
Revista ARS instaloi kulturën e debatit në editorinë letrare shqiptare, duke organizuar 31 debate letrare, ku 252 autorë, përkthyes, botues e kritikë shqiptarë dhe të huaj nga tre kontinente (Europë, Amerikë dhe Azi), përballën pikëpamjet e tyre për një gamë të gjerë çështjesh që shqetësojnë komunitetin e shkrimtarëve jo vetëm në Shqipëri. Disa prej temave të trajtura ishin: [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_13 përse shkruaj], [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_19 revista letrare], [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_22 shkrimtari dhe letërsia e angazhuar], [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_16 letërsia dhe gratë,] [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_20 letërsia dhe kombi], [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_plus_numri_32 letërsia dhe interneti], [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_37 antologjitë letrare], [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_24 autoriteti publik i shkrimtarit], [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_plus_numri_14 ripozicionimi i autorëve ndaj veprës në realizmin socialist], çmimet letrare, [https://issuu.com/arsalbania/docs/ars_23 shkrimtarët e rinj] etj.
 
Pavarësisht pamundësisë financiare për të ofruar honorare, ARS ndërtoi një rrjet jashtëzakonisht të gjerë bashkëpunëtorësh shqiptarë dhe të huaj. Dëshmi e këtij rrjeti janë mbi 40 rubrikat e revistës, shumica prej të cilave ishin të përhershme, ndër më jetëgjatat e të cilave deri në 21 numra, janë: Editoriali (Lazër Stani, Irhan Jubica, Shqipëri), Premisa (Katerina Zucaro, Itali), Seriozisht (Ardian Marashi, Francë), Letra nga provinca (Ridvan Dibra, Shqipëri), Kohësi (Blendi Kraja, Kosovë), Arbërisht ([[:en:Mario_Bellizzi|Mario Bellizzi]], Itali), Italianët (Martino Baldi, Itali); Qiell i përtejmë ([https://www.radiandradi.com/biografi-jozef-radi/ Jozef Radi], Itali), Teatri (Jeton Neziraj, Kosovë), Hebraisht ([[:en:Elisha_Porat|Elisha Porat]], Izrael), Poezi Gjermane (Ferdinand Laholli, Gjermani), Mbishkrim (Laura Shimili, Shqipëri), Borhes n’shqip (Astrit Cani, Itali), Miti dhe Letërsia (Brikena Smajli, Shqipëri), Hap n’hap me shkrimtarët amerikanë ([http://northwestern.academia.edu/EricaWeitzman Erica Weitzman], SHBA), Hispanoportugalisht (Ardian Muhaj, Portugali), Refuzim (Ardian Ndreca, Itali) etj.
 
Në total, rreth 2500 autorë, nga të cilët rreth 900 të huaj u përfshinë në faqet e revistës ARS përmes debateve, krijimtarisë, intervistave, përkthimeve, studimeve etj.
 
Në vitin 2003, dy përzgjedhje të kontributeve të këtyre autorëve u botuan në formën e antologjive: “Letërsia jashtë kopshteve tanë<ref>{{Cite web|url=http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=27344&LIMIT=50|title=Biblioteka Kombëtare e Shqipërise}}</ref>”, ese të autorëve bashkëkohorë shqiptarë, përgatitur nga Gilmana Bushati dhe “Antologji e prozës bashkëkohore shqiptare<ref>{{Cite web|url=http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=23640&LIMIT=50|title=Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë}}</ref>”, përgatitur nga Irhan Jubica. Më pas u botuan librat me poezi “[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=19488&LIMIT=50 Albagen]” nga Blendi Kraja dhe “Provokim” nga Mentor Haliti; librat në prozë “[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=23635&LIMIT=50 Më përtej kohërave]” nga [[:en:Kasëm_Trebeshina|Kasëm Trebeshina]], “[http://bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=28291&LIMIT=50 Ato letra i shkrova vetë”] nga [[Hida Halimi]], “[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=23637&LIMIT=0 Rrëfim për plakun e mirë dhe vajzën e bukur]” nga [[:en:Italo_Svevo|Italo Svevo]], përkthyer nga [[:en:Ridvan_Dibra|Ridvan Dibra]]; “Alfabeti i fshehtë” dhe “Ungjilli sipas djallit” nga [[Gazmend Krasniqi]], “Kthina e çudirave” nga Teuta Dhimarko, si dhe studimet “[https://www.amazon.com/Two-Faces-Islam-Fundamentalism-Terrorism/dp/1400030455 Dy fytyrat e Islamit”] e [[:en:Stephen_Suleyman_Schwartz|Stephen S. Schwartz]], “[https://books.google.al/books?id=A2joQwAACAAJ&dq=Saussure+culler&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwijiLmw86_hAhXLw6YKHV1KBNMQ6AEILDAB Saussure]” e [[:en:Jonathan_Culler|Jonathan Culler]] dhe “Synor femne” nga [[:en:Genevieve_Vaughan|Genevieve Vaughan]], që të tre të përkthyera nga Blendi Kraja etj.
 
Thuuajse çdo numër i revistës shoqërohej me një suplement prej 4, 8, ose 12 faqe.
 
Fillimisht kushtuar autorëve të [[Gadishulli Ballkanik|Ballkanit]], e më pas të [[Deti Mesdhe|Mesdheut]], shumica e 40 suplementeve ARSplus u përgatitën nga Gilmana Bushati<ref>{{Cite web|url=http://bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Bushati,+Gilmana&LIMIT=100|title=Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë}}</ref> dhe [https://gazetavatra.com/flori-slatina-gazetar-shkrimtar-e-studjues/ Flori Slatina], ndërsa një pjesë tjetër u kushtohej dukurive letrare, teatrit e madje edhe krijuesve të rinj.
 
Revista mori pjesë në disa panaire kombëtare të librit, si në Tiranë, Prishtinë etj, ndërsa u prezantua si e tillë në aktivitete të organizuara për të në Itali, Amerikë etj. Dëshmi e komunikimit frekuent të revistës ARS dhe botës janë intervistat e shumta ekskluzive – për herë të parë në një media në gjuhën shqipe – të autorëve të njohur, si: [[:en:Susanna_Tamaro|Susanna Tamaro]], [[:en:Paulo_Coelho|Paolo Coelho]], [[:en:Mia_Couto|Mia Cuoto]], [[:en:Mohammed_Bennis|Mohammed Bennis]], [[:en:Alice_Notley|Alice Notley]], [[:it:Julio_Monteiro_Martins|Julio Monteiro Martins]], [[:en:Dane_Zajc|Dane Zajc]], [[:en:Laura_Sims|Laura Sims]], [https://www.poetryfoundation.org/poets/matvei-yankelevich Matvei Yankelevich], [[:en:Ammiel_Alcalay|Ammiel Alcalay]], Giuliano Ladolfi, Christian Zorka, Brian Kim Stefans etj. E tillë është edhe krijimtaria e autorëve të huaj bashkëkohorë, e sjellë ekskluzivisht për revistën ARS nga vetë autorët (ose përmes bartësve të të drejtave të botimit për rastet e autorëve të së kaluarës), si esesisti austriak [[:en:Karl-Markus_Gauß|Karl-Markus Gauß]], apo autorët [[:en:Bertolt_Brecht|Bertholt Brecht,]] Rose Auslander, Dagmar Leupold, Luigi Manzi, Rosemarie Schulak, Erich Fried, Dominique Dolmieu, Wolfgang Windhausen, Goran Simic, Kristiane Allert-Wybranietz, Manfred Ach, Hans-Herbert Dreiske, Hans Kruppa etj.
 
Aktualisht, arkivi i gjithë kësaj pasurie të jashtëzakonshme të editorisë letrare shqiptare, është dixhitalizuar dhe mund të shfletohet online në adresën: [https://issuu.com/arsalbania www.issuu.com/arsalbania]
[[Kategoria:Revista]]