Marin Barleti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Udha (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 18:
'''Marin Barleti*''' ([[Latinishtja|lat.]] ''Marinus Barletius'', [[Italishtja|it.]] ''Marino Barlezio; ~'' 1450-[[1460]] – [[1512]]-[[1513]]) ka qenë historian dhe prift katolik nga [[Shkodra]]. Çmohet si historiani i parë dhe i vetëm shqiptar prej [[Rrethimi i Shkodrës (Marin Barleti)|dëshmisë okulare]] të rrethimit të Shkodrës më 1478. Barleti njihet më shumë për veprën e tij të dytë, një [[Historia e Skënderbeut|biografi]] e [[Skënderbeu|Skënderbeut]], përkthyer në disa gjuhë prej shek. XVI deri XX.
 
Disa studjues pohojnë se ka qenë italian ose dalmat për nga etnia, ndërsa shumica besojnë se qe - siç identifikohej - ''epirotas'', për nevojat historiografike i shënjuar arbër, shqiptar.<ref name=":2">{{Cite book|title=Shpikja e Mesjetës|last=Dani|first=Doan|publisher=Pika pa sipërfaqe|year=2016|isbn=9789928185303|location=Tiranë|pages=41, 45}}</ref>
 
== Jeta ==
Barleti lindi dhe u rrit në Shkodër, atëherë pjesë e [[Republika e Venedikut|Republikës së Venedikut]]. Studjues të ndryshëm kanë pohuar se ka qenë italian dhe të tjerë që ka qenë dalmat nga etnia, të tjerë besojnë se ka qenë arbërshqiptar,<ref>{{Cite book|url=http://asa.archiviostudiadriatici.it/islandora/object/libria%3A193160|title=Marino Barlezio, uno storico umanista|last=Pall|first=Francesco|publisher=Imprimieria Nacionala|year=1938|isbn=|location=Bukuresht|pages=}}</ref> nga Balezo (Balezi<ref>Cordignano F., ''L'Albania a traverso l'opera e li scritti di un grande Missionario italiano: il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914),'' Roma: Instituto per l'Europa Orientale, 1934, fq. 26.</ref>, Baleci ose Ballëza, në Rrjoll).
 
Më 1474 Barleti mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës në rrethimin e parë nga ushtria osmane, ashtu si edhe në të dytin për të cilin shkroi një libër. Prindërit e tij u vranë gjatë rrethimeve. Kur Venecia ia lëshoi Shkodrën [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] më 1479 me [[Traktati i Konstandinopojës (1479)|traktatin e Kostandinopojës]], Barleti vajti në Venedik, ku u bë studjues i historisë, letërsisë klasike dhe i gjuhës latine.