[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v U kthyen ndryshimet e 37.26.85.66 (diskutimet) në versionin e fundit nga 92.37.99.114.
Etiketa: Rollback
Rreshti 4:
[[Skeda:Louvre Venus de Milo DSC00900.jpg|parapamje|300px|right]]
 
== Origjina ==
VdekshiOrigjina tee gjithsaj qeështë e shikonipaqartë. keteSipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianës, hyjneshës së shiut, ndërsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli në ujëdhesën Qipro. Në këtë rast origjinën e vet tejet të ndërlikuar e ka prej Uranit, zotit të qiellit. Qoftë kështu apo ashtu, Afërdita, në saje të bukurisë dhe të magjepjes së vet me të cilat ka qenë e pajisur u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme. As zotërat as njerëzit nuk kanë mundur t'i përballonin. Përveç kësaj ka pasur shumë bashkëpunëtorë dhe bashkepunëtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe të bukurisë, Horet, hyjneshat e stinëve të motmotit, Peitën, hyjneshën e lajkave dhe të mistereve, Himerin, zotin e dëshirës së zjarrtë, Potin, zotin e dëshirës së dashurisë, Himenin, zotin e martesës dhe sidomos Erosin, zotin e ri të dashurisë, shigjetave të të cilit nuk ka qenë e mundur qe t'iu shmangen.
 
Pasi që dashuria ka rol tejet të rëndësishëm në jetën e zotërave dhe të njerëzve, Afërdita ishte e nderuar dhe e çmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bërë flijime, ka mundur të jetë i sigurtë në dashamirësinë e saj, por disi nuk ka qenë e qëndrueshme,kurse fatin të cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenë i përciptë. Nganjëhere bënte mrekullira të vërteta çfarë di të bëjë vetëm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, për shembull, truporen e ftohtë prej mermerit në të cilën u dashurua. Të dashurit e vet i mbronte në beteja, në shtërgata detare dhe nga sulmet e armikut. Ka ditur edhe të urrej, sepse urrejtja është motra e vërtetë e dashurisë. Kështu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit të nimfave i ka përbuzur dhuratat e saj sa që është dashuruar ne vetveten, më në fund bën vetëvrasje. Por, për çudi, vetë nuk ka pasur shumë fatë në dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjë dashnor. As bashkëshortesia nuk ka qenë e lumtur. Zeusi ia cakton për burr më te shëmtuarin prej gjithë zotërave, Hefestin e çalë dhe përherë i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpërblim për këtë ka kërkuar ngushllimin në Aresin, zotin e zemëruar të luftës, me të cilin i ka pasur pesë fëmijë (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninë), pastaj në Dionisin, zotin e verës (me të cilin ka pasur të birin, Priapin), dhe përveç të tjerëve edhe në Hermesin, zotin e tregtisë, madje edhe në të vdekshmin e rëndomtë, Anhizin, mbretin dardan, të cilit ia lind të birin, Enean.