Dallime mes rishikimeve të "Tonin Harapi"

1 byte removed ,  3 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
No edit summary
'''Tonin HarapiArapi''' lindi në vitin [[1926]] dhe vdiq në vitin [[1992]], ishte muzikant shqiptar.
 
Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikorë, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si [[Palokë Kurti]], [[Frano Ndoja]], [[Martin Gjoka]], [[Mikel Koliqi]], Zef Shestani, [[Prenk Jakova]] etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor të jezuitëve në Shkodër. Por, meqënëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si [[Lola Gjoka]], [[Tonin Guraziu]], Kostantin Trako etj. Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkroi edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin (Çajkovski) të [[Moskë]]s (1959) ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjetë.
Anonymous user