Dallime mes rishikimeve të "Arben Xoxa"

10 bytes added ,  3 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Arben Xoxa''' studiues, përkthyes dhe botues shqiptar, lindi në Tiranë më 1 maj 1952. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shk...)
 
No edit summary
'''Arben Xoxa''' studiues, përkthyes dhe botues shqiptar, lindi në Tiranë më [[1 maj]] [[1952]]. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike. Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar. Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare. U nda nga jeta më 24 shkurt 2019.
 
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]