[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 56:
Karli qe i biri i [[Tanush Topia|Tanush Topisë]], kont dhe sundimtar i krahinave mes [[Lumi i Matit|lumit Mat]] dhe [[Shkumbini|lumit Shkumbin]], dhe thjeshtrën (''una figliuola bastarda'') e mbretit të Napolit, Robertit të derës së Anzhuinëve. Në mbishkrimin trigjuhësh, [[Gjuha greke|greqisht]], [[Gjuha latine|latinisht]] e [[Gjuha serbe|serbisht]], të manastirit të Shën Gjonit afër Elbasanit më 1381, Karli ka lënë të thënë se rrjedh "prej gjakut të mbretit francez".<ref name=":1">{{Cite book|title=Serbët dhe shqiptarët|last=Shuflaj|first=Milan|publisher=Toena|year=2004|origyear=1925|isbn=99927-1-854-4|location=Tiranë|pages=163|translator=Hasan Çipuri}}</ref>
 
Sipas Shuflajt, emri i tij tingëllon anzhuinisht dhe dikton ndikimin e Anzhuve në botëkuptimin e fisnikërisë arbërore të kohës; venedikasit e quanin "''catolicus princeps Albanie"''<ref>[[Lajos Thallóczy|Thalloczy L.]], ''Vëzhgime iliro-shqiptare,'' përktheu [[Mustafa Kruja]], Shkodër: Camaj-Pipa, 2004, fq. 18. ISBN 99927-56-34-9</ref>'','' nga serbët quhej "''župan velji"'' (zhupan i madh) dhe në letrën e Papës më 1374 quhet "''magnus comes"'' (kont i madh).<ref name=":1" /> Ai nuk ngurronte të vinte në dukje "lidhjet e gjakut" që kishte me Anzhuinët e Napolit, madje i shtoi stemës së Topiajve edhe simbolin anzhuin, zambakun.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=288-289}}</ref> Pavarësisht se u mëshonte lidhjeve më ta, kishte vendosur tu shkëpuste atyre Durrësin prandaj e sulmoi në vitin 1362, por nuk e mori dot.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=289}}</ref> Më 1368 qyteti ra në duart e tij.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=289}}</ref> Durrësi kaloi përkohësisht në duart e anzhuinëve të Napolit por në vitin 1383 Karl Topia e bleu atë kundrejt një shume të madhe të hollash. Më 1384 e pushtuan Balshajt por një vit më vonë Karli hyri prapë në Durrës.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=290}}</ref>
 
Një nga tregimet me interesante, aq sa i përngjan një legjendë dhe qe lidh [[anzhu]]inet me shqiptaret është dhe ajo e Tanush Topias, kontit të Durrësit, dhe lidhjes së tij me Helenën franceze, bije e familjes mbretërore anzhuine. Tanushi e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e [[Durrësi]]t, kur ajo kishte ardhur me një anije vetëm sa për të kaluar një mbrëmje dhe për t'u nisur pastaj brigjeve të Greqisë, ku e priste i fejuari i saj frëng, princ i ishujve të Moresë. Ajo ishte bionde dhe një bukuroshe e ashpër nga krahina e Anzhuse. I ndezur nga dashuria për te, Tanushi që atë mbrëmje e rrëmbeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pëlqeu menjëherë princin e pashëm shqiptar dhe nuk pranoi të vazhdonte udhëtimin e nisur drejt Greqisë. I dërguari i mbretit në Durrës, guvernatori francez, me kot e kërcënoi se mbreti do t'i dërgonte ushtrinë dhe do t'ja digjte të gjitha pronat. Por çifti tashmë jetonte ditët e një lumturie të madhe. [[Tanush Topia]] shpalli dasmën dhe thirri gjithë princat shqiptare. Një vit më vonë u lindi një djalë që Helena e quajti Charles (Karl) në kujtim të stërgjyshit të saj. Mbreti që rrinte në [[Napoli]], nuk guxoi të sulmonte Durrësin me flotën e tij. Ai e dinte që princi shqiptar do të gjente mbështetjen e princërve të tjerë dhe betejën do ta humbte, e bashke me te dhe mbretërinë. Shumë vite do të kalonin dhe më se fundi, mbreti anzhuin do t'u çonte mesazhe miqësie dhe i ftoi ata të shkonin ne pallatin e tij në Napoli. Një ditë, Tanush Topia dhe Helena e bukur do ti hipnin anijes dhe do të niseshin neper Adriatik drejt Napolit. Mbreti Robert u kishte çuar fjale se i kishte falur dhe se në Napoli po përgatiteshin festimet e pritjes së princit shqiptar. Helena përpiqej të imagjinonte se si do të ishte ky takim me atin. Ajo e njihte mirë zemëraten e tij dhe shpresonte se pas kaq vitesh, mllefi i tij qe shuar dhe ndoshta tashmë me siguri ai do kishte mall jo vetëm të shihte atë, por dhe Karlin e vogël, që mbante si kujtim emrin e dëgjuar. Por ky pinjoll i lindur nga historia e një rrëmbimi apo i një dashurie të nëmur, me gjak shqiptar e francez, nuk do ti ndiqte prindërit e tij. Ai kishte mbetur në kështjellë. Në Napoli, Topia u prit me nderime të medha dhe ceremonia vazhdoi gjer natën vonë. Helena dhe Tanushi nuk e dinin se po kalonin natën e fundit të jetës së tyre. Mbreti urdhëroi ti vrisnin që të dy, dhe në mëngjes kufomat e tyre u zhdukën. Rrëmbimi i Helenës, si në teatrot klasike greke, përfundoi me një tragjedi të tmerrshme. Principata mbajti zi për princin dhe princeshën e vrarë. Një armiqësi u krijua për mbretin e Anzhuse.