[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 53:
'''Karl Topia''' (Durrës, 1358 - Elbasan, 1388) ka qenë një fisnik arbër që sundoi në Arbëri në shekullin XIV, deri në pushtimin e parë osman.
 
Më 1380 ai rindërtoi manastirin e Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit, që ishte shkatërruar nga një tërmet.<ref name=":0" /> Ndërtoi manastire e kështjella në Durrës, Petrelë dhe Elbasan.<ref name=":022" />
 
== Biografia ==
Rreshti 64:
Më 1380 ai u përpoq për një aleancë me Luigjin I të Hungarisë, i cili e konfirmoi në zotërimet që kishte në Durrës dhe rrethina. Aleancë kjo që nuk përshëndetej as nga venedikasit e as nga Kuria Romane, përderisa mbreti hungarez mbështeste antipapën e Avinjonit. Duke refuzuar legjitimitetin e Karlit mbi Durrësin, Papa ndërseu kunatin e tij [[Balsha II|Balshën II]] kundër tij.<ref name=":0" />
 
Më 1383 Karl Topia e bleu atë kundrejt një shume të madhe të hollash.<ref name=":3" /> Më 1384 Balshajt ia pushtuan dhe dëbuan nga zotërimet e tij. Pas një viti, Karli së bashku me disa fisnikë të tjerë thirrën osmanët, të cilët luftuan me Balshajt në betejën e Savrës ku fituan. Pas humbjes së rivalëve dhe largimit nga Durrësi, Karli hyri prapë në Durrës,<ref name=":0" /><ref name=":3">{{Harvnb|Xhufi|2002|p=290}}</ref> pas gjase nën syzerenitetin osman.<ref>{{cite book|ref=harv|last=Fine|first=John V. A.|title=The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest|url=https://books.google.com/books?id=LvVbRrH1QBgC&pg=PA390|year=1994|publisher=University of Michigan Press|isbn=0-472-08260-4|location=|pages=390}}</ref> Më 18 gusht 1386 nënshkroi një pakt me Republikën e Shën Markut, në të cilin zotohej se do të ndihte Venedikun me 600 dukate në vit në çdo luftë, ta furnizonte me grurë dhe t'u garantonte tregtarëve venedikas privilegje tregtare. Në këmbim iu dha një galerë me një ekuipazh lufte dhe të drejtën që të rekrutonte mercenarë në territoret venedikase.<ref name=":0" />
 
== Titujt ==
Sipas Shuflajt, emri i tij tingëllon anzhuinisht dhe dikton ndikimin e Anzhuve në botëkuptimin e fisnikërisë arbërore të kohës; venedikasit e quanin "''catolicus princeps Albanie",<ref>{{Cite book|title=Vëzhgime iliro-shqiptare|last=Thalloczy|first=Ludwig v.|publisher=Camaj-Pipa|year=2004|isbn=99927-56-34-9|location=Shkodër|pages=18|authorlink=Lajos Thallóczy|translator=[[Mustafa Kruja]]|origyear=1917}}</ref>'' nga serbët quhej "''župan velji"'' (zhupan i madh) dhe në letrën e [[Papa Gregori XI|Papës Gregor XI]] më 1374 quhet "''magnus comes"'' (kont i madh);<ref name=":1" /> Papa i dërgoi dy letra ku i drejtohej "''Dux Albaniae et Croatiae''" dhe i lutej që t'i kërkonte me këmbëngulje arqipeshkvit të [[Shurdhahu|Sardës]] që "më së fundi" t'i dërgonte Selisë Shenjte tributin e kishës, letër që dëshmon autoritetet edhe në viset e Shkodrës.<ref name=":022" /> Ai nuk ngurronte të vinte në dukje "lidhjet e gjakut" që kishte me Anzhuinët e Napolit, madje i shtoi stemës së Topiajve edhe simbolin anzhuin, zambakun.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=288-289}}</ref>
 
== Referencat ==