Dallime mes rishikimeve të "Gjergj Arianiti"

807 bytes removed ,  2 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
v
[[Skeda:Wikiarianit.jpg|parapamje|290px|Busti i Gjergj Aranitit në Librazhd]]
'''Gjergj Arianiti''' (1383 - 1462[[Durrësi|Durrës]] ose [[Shkodra|Shkodër]], 1461<ref name=":1">{{Cite book|title=Gjergj Kastrioti "Athleta Christi", Përzgjedhje studimesh të Klerikëve Katolikë|last=Sirdani|first=Marin|publisher=Botime Françeskane|year=2018|isbn=9789995697730|location=Shkodër|pages=177|chapter=Në shka fajiset Skanderbegu|authorlink=Marin Sirdani}}</ref>-63<ref name=":0" />) ka qenë një fisnik [[Shqiptarët#Etimologjia|arbër]] që drejtoi beteja të shumta kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Ishte i ati i [[Donika Kastrioti|Donikës]], aleat<ref name="Pipa1978" /> dhe rival<ref>{{Harvnb|Dani|2016|page=466.}}</ref> i [[Skënderbeu|Skënderbeut]] si dhe xhaxhai nga i [[Moisi Golemi|Moisi Golemit]]. Ishte ndër fisnikët e [[Besëlidhja e Lezhës|Besëlidhjes së Lezhës]], por e la aleancën [[Rrethimi i Beratit (1455)|pas humbjes në Berat]].<ref name="Pipa1978">{{cite book|last=Pipa|first=Arshi|title=Albanian literature: social perspectives|url=https://books.google.com/books?ei=AH6yT9bbK6fb4QT8g8CjCQ&id=pECAAAAAIAAJ|accessdate=17 February 2012|year=1978|publisher=R. Trofenik|isbn=978-3-87828-106-1|page=49|quote=AryanitesComnenius, Scanderbeg's father-in- law, was his ally and friend only for a short time. After the battle of Berat, Aryanites abandoned the Albanian league, dealing with Naples and Venice independently until his death in 1461}}</ref> Sipas [[Fan Noli|Nolit]], Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i [[Krishtërimi|Krishtërimit]], edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.<ref name=":2">{{Cite book|title=Shpikja e Mesjetës|last=Dani|first=Doan|publisher=Pika pa sipërfaqe|year=2016|isbn=9789928185303|location=Tiranë|pages=425}}</ref>
 
== Emri ==
 
== Prejardhja dhe rinia ==
I ati i tij ishte [[Komnen Arianiti]], zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (''in partibus Durrachii''). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.<ref>{{Harvnb|Shuteriqi|2012|page=97.}}</ref> I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi ''peng razie'' Gjergjin në [[Edreneja|Edrene]], ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 kthehetu kthye në vendlindje dhe më 1432 përkrah [[Andrea Topia II|Andre Topisë]], ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.<ref>{{Harvnb|Vlora|2010|pages=92-93.}}</ref>
 
Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh<ref name=":0">{{Cite journal|last=Bartl|first=Peter|author-link=Peter Bartl|date=|title=Arianiti, Gjergj|url=https://www.biolex.ios-regensburg.de/BioLexViewview.php?ID=475|journal=Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas|volume=1|pages=94|via=}}</ref> ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, [[Alfonsi V]] i [[Mbretëria e Aragonës|Aragonës]] dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.<ref name=":0" /><ref name=":022">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=94-95}}</ref> Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi [[Berati|Beratin]], por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.<ref name=":022" /> Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltani sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin ''peng razie''.<ref name=":022" />
 
Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës.<ref>{{cite book|last=Jefferson|first=John|authorlink=John Jefferson|title=The Holy Wars of King Wladislas and Sultan Murad: The Ottoman-Christian Conflict from 1438-1444|url=https://books.google.com/books?id=FpvqWWpUYSoC&pg=PA109|date=17 August 2012|publisher=BRILL|isbn=90-04-21904-8|page=109|quote=In August of 1443, perhaps at the instigation of Eugene IV, or Sehabeddin's defeat, Arianiti took up arms again.}}</ref> Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, [[Papa Eugjeni IV]] e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.<ref name=":022" />
 
Sipas Bartlit ndërroi jetë në Durrës ose në Shkodër,<ref name=":0" /> dhe pas vdekjes së tij më 1461, sipas Nolit, Skënderbeu ia aneksoi zotërimet - por pa cituar ndonjë dokument sipas [[Marin Sirdani|Sirdanit]].<ref name=":1" />
 
Aranit Komneni, që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.
 
== Vepra ==
Fitorja e parë e hapi zjarrin e kundërshtimit në jug, sidomos në Kurvelesh, duke zgjeruar hapësirën kryengritëse. Murati II vjen vetë drejt Shqipërisë dhe e vendos kampin në Serez (Maqedoni). Që këtej shkëput një forcë të madhe nën komandën e Ali bej Evrezonit. Ushtria e Ali beut, në dimrin e viteve 1432-1433, futet në luginën e ngushtë, në vargjet malore të thepisura të Shkumbinit, i afrohet Buzurshekut (Bërzeshtës), por mbi taboret osmane lëshohen si tigra luftëtarët e Gjergjit. Pritë, befasi dhe përleshje e pamëshirë. Strategu nga begoret vrojton, kujdeset, manovron dhe nxit me fjalë e shpatë, derisa turqit thyhen keqas. Fitorja u dha zemër shqiptarëve dhe Evropa u njoh me një luftëtar shpresëdhënës.
Gjergji deri në atë kohë ishte përpjekur, por pa ndonjë rezultat, për të ruajtur të drejtat mbi zotërimet që i kishte lënë i ati. Në këto rrethana u largua fshehtas nga Adrionopoja dhe me mjaft luftëtarë të tjerë u kthye në atdhe. Sa mbërriti në Shqipëri, Gjergj Araniti zhduku spahinjtë tradhtarë, timarlij. Ai u vu në krye të kryengritjes, që përfshiu gjithë masat fshatare. Ajo u përkrah në zonat e Durrësit dhe të Tiranës nga Andrea Topia, në veri nga Nikoll Dukagjini, etj.
 
Kryengritjeve, me nismëtar dhe simbol të qëndresës Gjergj Aranitin, Porta e Lartë iu përgjigj me ushtri të freskëta dhe komandantë të sprovuar. Danja e Dukagjinëve ra, zotërimet e Topiasve u kthyen në gjendjen e mëparshme. Por në përpjekje me fuqitë kryengritëse të Gjergj Aranitit, turqit u thyen nga shqiptarët.
 
Fitorja e parë e hapi zjarrin e kundërshtimit në jug, sidomos në Kurvelesh, duke zgjeruar hapësirën kryengritëse. Murati II vjen vetë drejt Shqipërisë dhe e vendos kampin në Serez (Maqedoni). Që këtej shkëput një forcë të madhe nën komandën e Ali bej Evrezonit. Ushtria e Ali beut, në dimrin e viteve 1432-1433, futet në luginën e ngushtë, në vargjet malore të thepisura të Shkumbinit, i afrohet Buzurshekut (Bërzeshtës), por mbi taboret osmane lëshohen si tigra luftëtarët e Gjergjit. Pritë, befasi dhe përleshje e pamëshirë. Strategu nga begoret vrojton, kujdeset, manovron dhe nxit me fjalë e shpatë, derisa turqit thyhen keqas. Fitorja u dha zemër shqiptarëve dhe Evropa u njoh me një luftëtar shpresëdhënës.
Kronisti bizantin, Halkokondili, për këtë shkruan : ''“Në këtë betejë, Araniti i Komnenit fitoi një lavdi të madhe”''.
Kur kështjella e Krujës, gjëmonte nga topat, luftëtari i moshuar Gjergj Araniti, 67 vjeçar, i dërgoi fitimtarit të birin Konstandinin, me përgëzimet dhe besnikërinë e pakufishme. Gjergj Araniti, me 3000 luftëtarë, u bashkua me fushatën çlirimtare antivenedikase. Veprimet e tij luftarake u përqendruan për marrjen e Durrësit, të Danjës dhe të qyteteve-kështjella të tjera bregdetare nën protektoratin venedikas. Madje, trupat e tij shkuan në thellësi deri në dyert e Shkodrës, megjithëse interesat e tij nuk ishin cenuar drejtpërdrejtë nga zotërimet venedikase në tokat shqiptare.
 
Kurdoherë në funksion të strategjisë çlirimtare dhe të besa-besës, pse jo edhe të dëshirës për një dhëndër model si Skënderbeu, Gjergj Araniti i moshuar, në komandë të 4000 luftëtarëve dhe me një sasi të konsiderueshme argjendi, e mbështeti idenë e rimarrjes së kështjellës së Stefigradit. Në dy sulmet e betejës së përgjakshme rrethuese, vetë strategu Araniti rishfaqi trimërinë e përvojën e gjatë. Gjatë përleshjes iu vra i vëllai. Ngulmimi dhe prova e luftës që dha Araniti, e bindën Skënderbeun se çdo shtytje e martesës me vajzën e tij, Donikën 23-vjeçare, do ta zemëronte bujarin e madh. Araniti me krenarinë ndaj Kastriotëve, arriti në ultimatumin: ''“O dhëndër, o nuk ka ndihmë!“''. Dhe ashtu ngjau. Pavarësisht nga reagimet keqdashëse, lidhja me krushqi Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit kombëtar, vëllazërimit të të gjithë shqiptarëve, se sa jetës familjare të strategut.
 
Gjergj Araniti ishte i vetmi prijës shqiptar me dy kryeqendra: një në bregdet (Kanina) e një tjetër në malësitë lindore, në Sopot. Zotërimet e tij,nga pikëpamja strategjike, përbënin ballin e parë të ndeshjes me ekspeditat turke dhe boshtin qendror të penetrimit osman në brendësi të vendit (Ohër - Strugë - Librazhd - Elbasan - Tiranë - Krujë). Bashkimi dhe qëndrimi antiturk i dy Gjergjëve nuk kishte të bënte aq me lidhjet martesore që ekzistonin ndërmjet dy familjeve, se sa me faktin që zotërimet e Aranitasve ishin më të ekspozuara ndaj pushtuesve osmane. I mirëpritur dhe i pasuar nga shpatarakët, mokrarët, çermenikasit, labët e larguar etj, në rreth dy vite (1460-1462), ai organizoi dhe komandoi rezistencën e fundit, kryesisht me forcat e veta dhe i ndihmuar nga fuqitë dhe udhëheqësit e krahinës së Mokrës, të Angjelinit. Përballë një fronti të hapur, të zënë me grupe luftëtarësh aranitas, sulltan Mehmeti II, e rrethoi Gjergj Aranitin nga Qafë Furka (Polis) deri në Teferiç të Shushicës (Byshek). U zhvilluan luftime të ashpra, por Sopoti nuk u pushtua. Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skënderbeun. Që të kremtonte fitoren e shkëlqyer, i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrinë në Galigat (8 orë larg Sopotit). Mirëpo, ushtria osmane, e informuar nga renegatë, u kthye përsëri gjatë natës. Kështjella e Sopotit, me forcat që la Gjergji, nuk merrej. Vetëm arma e dredhisë dhe e tradhtisë i gjeti shtigjet e hyrjes së fshehtë për në kala. Komandanti turk, duke përfituar nga qenia larg e Gjergj Aranitit (që popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi, për nder të mbiemrit të gjyshit) me ushtrinë kryesore, i hodhi në sulm gjithë ushtarët. Luftë e rrallë e burrave dhe e grave, që hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos u përdhunuar. Rënia e kështjellës u shoqërua me masakra, saqë gropa ku u mblodh gjaku i viktimave, u quajt ''"Liqeni i kuq"''. Betimi i sulltanit se do ta çonte gjakun deri në shalë të kalit, po të merrte Sopotin, ishte shndërruar në një hakmarrje të vërtetë e makabre, që historia nuk e harron.
 
== Referencat ==
3.800

edits